GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Më akuzuan se i qëllova me…”, Dumani tregon takimin me Çapjat: Si e porositën vrasjen e Sanxhaktarit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më akuzuan se i qëllova me…”, Dumani tregon takimin me Çapjat: Si e porositën vrasjen e Sanxhaktarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në rrëfimet e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani është i zbardhur dhe takimi me anëtarë të fisit Çapja në prill të vitit 2020 në Elbasan. Ai ka shpjeguar se gjatë bisedës i është bërë ofertë për të kryer një atentat ndaj Sokol Sanxhaktarit kundrejt një pagese prej 200 mijë euro. I penduari është shprehur se nuk e kreu ngjarjen pasi shkëputi lidhjet dhe kaloi me grupin tjetër të drejtuar nga Erion Alibej.
Një nga atentatet e dështuara ku u sulmua me antitank Ardjan Çapjas në Elbasan, është bërë pjesë e rrëfimit në SPAK të arrestuarit Nuredin Dumani.
Personi që ka nxjerrë rreth 100 emra të botës së krimit në Shqipëri, flet për një ndërmjetësim që Eljo Bitri, ia ka realizuar me Çapjan.
Dumani sqaron se takimi me Çapjat është kryer në periudhë e Prillit 2020, kur ai po organizonte punët për të vrarë, Altin Ndocin.
Sipas tij, Çapjat dyshonin dhe kishin krijuar bindjen se Nuredin Dumani dhe njerëzit që mbante afër, kishin kryer goditjen me antitank, ndaj Ardjan Çapjas.
he për të sqaruar të gjithë spekullimet, ai ka pranuar të takonte Çapjat dhe bindte ata se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin me bazooka, pasi në kohën kur ka ndodhur krimi ai kishte qënë në burg.
“… me Eljo Bitrin, jam takuar në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë, pranë ambjenteve të një pike karburanti. Eli kishte kërkuar takimin, pasi ishin bërë disa kohë që nuk ishim takuar dhe gjatë bisedës që po kryenim, më tha se kishte dëgjuar se unë kisha marë pjesë tek njëri nga atentatet e Ardjan Çapjas të kryer me kundërtank. Unë e kam kundërshtuar duke i pohuar se kam qënë në burg, dhe për të sqaruar çdo spekullim pranova të takohem me Çapjat, me ndërmjetësimin e Eljo Bitrit…”-tregon Dumani. Sipas tij, ky takim ishte për ta rekrutuar Dumanin dhe jo për ti kërkuar llogari lidhur me sulmin me antitank ndaj Çapjave. Kjo pasi Çapjat e dinin që Nuredin Dumani, nuk kishte lidhje me sulmin ndaj rrethit miqësor të tyre. Në këtë takim i është dhënë oferta që Dumani të vriste Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e Qazim Sejdinit, për një shumë prej 200 mijë euro. Kjo pasi Sanxhaktari shihej si lidhje e Suel Çelës
Takimin me Çapjat, Dumani e ka kryer për ti bindur se ishte totalisht i pastër në këtë pjesë.
“…Unë kam pasur takim me Florenc Çapjan, Bledar Muçën, Eljo Bitrin dhe Vis Korçarin, i cili edhe ky ishte organizator i këtij takimi. Vis Korçari me sa di mbiemrin e ka Kollçaku dhe në atë kohë lëvizte me një Aydi A7 i ZI i 2012 dhe tani është në burg në Peqin.Takimin e kemi bërë, natën në një shtëpi të rrethuar në zonën e “Krastës…”-shprehet Dumani.

Lajme të lidhura

Shtyhet seanca e radhës e Metës dhe Kryemadhit, gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit
Aktualitet

Shtyhet seanca e radhës e Metës dhe Kryemadhit, gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit

11:40 - 01/10/26
Kryeministri Rama pritet me protesta nga studentët në QSUT, policia shoqëron disa aktivistë
Aktualitet

Kryeministri Rama pritet me protesta nga studentët në QSUT, policia shoqëron disa aktivistë

11:33 - 01/10/26
Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve
Aktualitet

‘Trimërohet’ Veliaj nga burgu, kundër Ramës për hartën e re territoriale: Pezulloni ndarjen e bashkive (Letra)

11:25 - 01/10/26
Para
I publikuan videon e tradhtisë, 23-vjeçarja në gjendje të rëndë

Përdhunoi vajzat e tij prej dy vitesh, arrestohet babai “monstër” në Kavajë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtyhet seanca e radhës e Metës dhe Kryemadhit, gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit
Aktualitet

Shtyhet seanca e radhës e Metës dhe Kryemadhit, gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit

11:40 - 01/10/26

Është shtyrë sërish seanca në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. Seanca e radhës do të mbahet më...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama pritet me protesta nga studentët në QSUT, policia shoqëron disa aktivistë

Kryeministri Rama pritet me protesta nga studentët në QSUT, policia shoqëron disa aktivistë

11:33 - 01/10/26
Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve

‘Trimërohet’ Veliaj nga burgu, kundër Ramës për hartën e re territoriale: Pezulloni ndarjen e bashkive (Letra)

11:25 - 01/10/26
“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

11:14 - 01/10/26
Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)

Tjetërsimi i pronave/ Fundoset biznesmeni Kastriot Hasko, i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”

10:58 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com