GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Me dado, në çerdhe apo me gjyshërit? Çfarë thonë ekspertët për kujdesin ndaj fëmijëve

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Me dado, në çerdhe apo me gjyshërit? Çfarë thonë ekspertët për kujdesin ndaj fëmijëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një nga sfidat me të cilat përballen të gjithë prindërit është se cilën mënyrë do të zgjedhin për rritjen e fëmijëve të tyre në vitet e para të jetës, kur vetë ata duhet t’i rikthehen punës së përditshme. Janë të shumtë prindërit, kryesisht nënat, që pas përfundimit të lejes 1-vjeçare të lindjes, gjenden përballë dilemës gjyshe, dado apo në çerdhe dhe kopsht.

Për sociologun Gëzim Tushi, gjyshërit janë jo vetëm “kujdestarët më të besuar”, pas prindërve, të fëmijëve, por kontribuues vullnetarë që kryejnë një punë, e cila mund të kryhet nga institucionet specifike të shërbimit komunitar për fëmijët.

“Gjyshërit janë të parët që kanë obligimin dhe pse jo, edhe dëshirën për të qenë kontributivë në mbështetje të kujdestarisë së fëmijëve. Unë them se ky rol, i njohur tradicionalisht në familjen dhe shoqërinë shqiptare, tani krahas moduleve të kujdesit empirik, për ushqimin, higjienën, argëtimin ka marrë edhe tipare të reja.

Gjyshërimi, sipas mendimit tim, është kthyer në një “profesion” që kërkon edhe disa aftësi shtesë për t’u përshtatur me “materien” e fëmijëve, akselerimin e zhvillimit të tyre fizik, emocional dhe kulturor.

Dhe më në fund, edhe kur kjo tipologji është e pamundur, zgjidhje mbetet kujdesi nga institucionet e profilizuara e me standarde specifike për të ofruar shërbim për fëmijët sipas standardeve. Ato kanë detyrën që të ofrojnë shërbime për fëmijët duke qenë tipologjikisht sa më pranë formës klasike të kujdesit prindëror”.

Albana Uku, drejtuese e një prej agjencive të ndërmjetësimit, tha se kërkohen më tepër dado deri sa fëmija të kalojë moshën e frekuentimit të çerdheve. Prindërit, sipas saj, po e shmangin gjithnjë e më shumë dërgimin e fëmijëve në çerdhe, për shkak të shtimit të virozave, infeksioneve apo alergjive të stinës.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023, numri i fëmijëve që frekuentonin kopshtin në rang vendi ishte 66,7 mijë fëmijë. Krahasuar me 2022, numri i fëmijëve që frekuentojnë kopshtin ka rënë me 4%.

Në vitin 1991, sipas të dhënave të INSTAT, numri i fëmijëve që frekuentonin kopshtin ishte 108,8 mijë fëmijë. Pas kësaj periudhe, deri në vitin 2010, numri i fëmijëve që shkonin në institucionin parashkollor pati tendencë rënëse.

Më tej, në 2011 pati një shtim të numrit të fëmijëve në masën 5% në raport me vitin paraardhës. Tendenca rritëse vijoi deri në 2016. Nga viti 2017 deri në 2023, numri i fëmijëve frekuentues të kopshteve ka pasur tendencë rënëse.

Etiketa: Femijekujdes

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Shpërthimi në Zubin Potok la Mitrovicën pa ujë, reagon Kurti: Sulmi është orkestruar nga Serbia!

Shpërthimi në Zubin Potok la Mitrovicën pa ujë, reagon Kurti: Sulmi është orkestruar nga Serbia!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com