GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Me Dinamon ishte një natë e keqe”, ish-trajneri Dosti: Elbasani rikthehet në Laç

22:40 - 08/11/24
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Me Dinamon ishte një natë e keqe”, ish-trajneri Dosti: Elbasani rikthehet në Laç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-portieri dhe trajneri i Elbasanit, Muharrem Dosti, i cili analizon për “Panorama Sport” momentin që po kalojnë verdheblutë. Dosti përgëzon drejtuesit që nuk morën masa, sepse do të ngarkonin edhe më shumë skuadrën. Sipas tij, kundër Laçit Elbasani ka shansin të rikthehet te fitorja, edhe pse vlerëson kurbinasit për ndeshjet e javëve të fundit. Sa i përket merkatos, Dosti sheh nevojën e katër afrimeve, ku më emergjente e konsideron në mesin e fushës.

Dosti, çfarë ndodhi me Elbasanin kundër Dinamos?
Në atë ndeshje nuk funksionoi asgjë dhe janë gjëra që ndodhin në futboll. Ky ekip nuk është trembur as kur ka luajtur ndaj Partizanit, Vllaznisë, Tiranës apo Egnatias. Për mua ishte një ndeshje që duhet harruar sa më shpejt, sepse ishte një mbrëmje e keqe.

Klubi shmangu masat duke lënë të qetë skuadrën dhe trajnerin të vijojnë punën. Si e mendoni?
Në momentin ku ndodhen mendoj se është vendimi i duhur. Masat ndonjëherë të zhysin edhe nën një presion më të madh. Nuk është nevoja për masa dhe shumë mirë kanë bërë që e kanë kaluar kështu.

A mund ta kthejë Elbasani në forcë këtë humbje?
Patjetër dhe besoj se do të kthehet në forcë. Kam besim te kapaciteti i lojtarëve, ku nuk i mungon eksperienca. Elbasani do ta tregojë forcën reale që këtë javë.

Merkato hapet në janar, ku sheh nevojë për ndërhyrje?
Patjetër që duhen ndërhyrje për të qenë konkurrues. Sipas meje, Elbasani ka nevojë për katër lojtarë, ku duhen ndërhyrje në të gjitha repartet. Më emergjente shoh ndërhyrjen në mesfushë.

Këtë javë luajnë me Laçin, si e prisni?
Unë kam besim se kthesa do të vijë që këtë javë, pavarësisht se Laçi po kalon një moment të mirë. Fusha e Laçit është e vështirë, por kapaciteti i lojtarëve që ka Elbasani do të tregojnë veten. Më e pakta, kam besim se në Laç nuk mundemi. /Panorama Sport

Etiketa: AF ElbasaniMuharrem Dosti

Lajme të lidhura

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Para
“Më akuzojnë për gjumin, por e bëj rehat”, Basha: PD s’duhet të merrej me kauza personale

“Më akuzojnë për gjumin, por e bëj rehat”, Basha: PD s’duhet të merrej me kauza personale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com