GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Më e rëndësishme është që të marrësh pjesë”, Rama i dorëzon flamurin ekipit olimpik: Misioni është krijimi i lëvizjes olimpike

18:21 - 14/07/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më e rëndësishme është që të marrësh pjesë”, Rama i dorëzon flamurin ekipit olimpik: Misioni  është krijimi i lëvizjes olimpike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi mbrëmjen e sotme flamurin kombëtar ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike të Tokios. Nga Pallati i Brigadave, ku u zhvillua ceremonia, kreu u qeverisë shqiptare u shpreh se më shumë se rezultati, rëndësi ka pjesëmarrja.

“Është një emocion shumë i veçantë për pjesëmarrësit në Olimpiadë. Sikur ka thënë edhe krijuesi i Lojërave Olimpike, më e rëndësishme është që të marrësh pjesë. Shumë suksese, uroj që t’ja dilni në objektivat që keni dhe jeni të bindur që sido që të jetë rezultati nëse ju do të bëni gjithçka mundeni, e keni bërë detyrën dhe e keni kryer misionin” tha Rama.

Më pas, kryeministri u ndal te Komiteti Olimpik duke u shprehur se pasi të kthehen nga Tokio do të ulen për të përgatitur programin me objektivat e mandatit të tretë të qeverisë për sportin.

“Dua të them se e kam pritur me shumë kënaqësi lajmin e zgjedhjes së Fidelit në krye të KOKSH, për një arsye të thjeshtë dhe të rëndësishme se nuk kemi arritur dot ta motivojmë KOKSH-in për të qenë në lartësinë e misionit të vet, që të qëndrojë edhe pranë sportistëve elitarë, të përgatisë misionet sportive në Olimpiada apo kampionate, por misioni themelor është krijimi i lëvizjes olimpike dhe nuk mund të ketë lëvizje olimpike pa një ndërthurje të gjithë energjive dhe forcave.

Pas Tokios do të ulemi me KOKSH për të hartuar një program të përbashkët për të shpjeguar programin tonë të ri të mandatit të tretë në lidhje me sportin dhe prioritetin e prioriteteve që është sporti për fëmijët, për gjimnazet, për universitetet, për të dëgjuar nga të gjithë njerëzit me eksperiencë të padiskutueshme që ka në komitet por edhe përtej për të nisur një rrugëtim të përbashkët për ta ngritur lëvizjen olimpike shqiptare në një nivel më të qëndrueshëm në 4 vitet e ardhshme” tha Rama.

Lajme të lidhura

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës
Aktualitet

“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

20:39 - 14/02/26
“Nuk na dha asnjë alternativë”, banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi
Aktualitet

“Nuk na dha asnjë alternativë”, banorët e Durrësit të zhgënjyer nga takimi me Ramën: Nuk tërhiqemi

15:12 - 14/02/26
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!
Aktualitet

“Nuk ka asgjë të përbashkët me PD”, Salianji i përgjigjet Berishës: Partia nuk është pronë personale

14:49 - 14/02/26
Para
Shqipëria në Lojërat Olimpike, Rama: Program dedikuar sportit

Shqipëria në Lojërat Olimpike, Rama: Program dedikuar sportit

TË FUNDIT

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat
Sport

Partizani-Tirana/ Nesër derbi i 181-të mes skuadrave, njihuni me statistikat

21:53 - 14/02/26

Tirana dhe Partizani do të përballen të dielën në or 16:30 në “Air Albania”, në derbin e tretë të këtij...

Lexo më shumë
Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës

“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

20:39 - 14/02/26
Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është…

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është…

19:24 - 14/02/26
Deputetja e PD-së nxjerr videon: Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit

Deputetja e PD-së nxjerr videon: Çahet skarpata anësore e Rrugës së Arbrit

19:18 - 14/02/26
Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se…

Detaje nga ekzekutimi me armë zjarri i 25-vjeçarit shqiptar në Itali, dyshohet se…

18:15 - 14/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com