GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Më erdhi keq për Telushin”/ Pano flet për takimin ndaj BATE

17:53 - 18/07/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më erdhi keq për Telushin”/ Pano flet për takimin ndaj BATE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-futbollisti i Partizanit, Ledio Pano, foli për ndeshjen e sotme të skuadrës së tij të zemrës ndaj BATE-s, ku shpreson në fitoren e “demave”. I ftuar në “Panorama TV”, ndër të tjera, Pano u ndal edhe tek merkatoja si dhe tek ekipet shqiptare që luajnë në Ligën e Konferencës.

“Presim kualifikimin e Partizanit, pavarësisht lojës që do të zhvillohet. Të gjithë duam ta shohim në fazën tjetër, është një plus për Partizanin që luan në fushë asnjanëse, demat kanë potencial dhe nëse përmirësojnë mbrojtjen kanë mundësi të kualifikohen.

Duhet të ndryshojnë lojë, ekipi kundërshtar besoj do të jetë më i përqendruar dhe i fortë, edhe pse mungesa e Matondos mund të ndikojë. Unë besoj që duke u përmirësuar pak, ata kanë potencialin në sulm për të fituar.

Titullarët e ndeshjes së shkuar janë lojtarët më të mirë që ka Partizani, do të doja që Grezda të ishte titullar, por në ndeshjen e kaluar tregoi dobësi dhe mangësi. Murataj dhe Rrapaj kanë një përgjegjësi maksimale, çedon pak Mehmeti që nuk është në formë të mirë, por i ka cilësitë e duhura.

Partizani duhet të kishte një mbrojtës qendre, kam pak dyshime tek Sembene, edhe pse nuk bëri gabim ndeshjen e parë. Momentalisht demave iu mungon Telushi, duhet të ishte në ndeshjet aktuale. Me ato çfarë kemi lexuar nuk më erdhi mirë që një kapiten të largohej ashtu, por sjellja e tij s’ka qenë e mirë edhe pse i jep pak të drejtë pasi dëshironte të ishte në ndeshjen e Championsit.

Ata futbollistë që u larguan në këtë merkato nuk kishte ndonjë peshë të madhe, nuk kishin vazhdimësi, lojtarët e ardhur duhet të ishin më të spikatur dhe cilësorë. Mungesa e tifozëve është avantazh për Partizanin, ndjehet pozitiv se do të luajë në një fushë ku është kualifikuar para disa vitesh, të kuqtë duhet të jenë gati.

Është diçka pozitive që të luash në një fushë me bar të vërtetë dhe jo artificial. Fitorja do të na bënte të gjithëve me krahë, rezultati të jetë në favor të të kuqve. Dinamo Batumi ishte kundërshtari më i fortë nga të 4 ekipet me të cilat u përballën ekipet shqiptare.

Tirana do ta ketë të vështirë në Gjeorgji, shpresojmë që të kualifikohet. Ararat ishte ekipi më i dobët, Egnatia ka në dorë të shkruajë historinë e klubit dhe të kalojë në fazën tjetër”, deklaroi Ledio Pano./PanoramaSport

Etiketa: Ledio PanoPartizani

Lajme të lidhura

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen
Sport

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen

12:33 - 19/03/26
Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja
Breaking Views

Super Liverpool përmbys me 4 gola Galatasarayn, Bayerni i shënon 10 gola Atalantës, Tottenhamit s’i mjafton fitorja

23:12 - 18/03/26
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen
Breaking Views

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
Para
Tirana nuk ka fat, pjesa e parë mbyllet në barazim

“Money everywhere”, ja sa para arkëtojnë shqiptaret nga UEFA

Discussion about this post

TË FUNDIT

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani
Aktualitet

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani

12:43 - 19/03/26

Një rast i pazakontë ka rikthyer debatin mbi ligjet e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, pasi shqiptari Klevis Disha ka...

Lexo më shumë
Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnëe sot ditëlindjen

12:33 - 19/03/26
Prokuroria Speciale kërkon ndihmën e gjykatës për të marrë në pyetje Kurtin, kryeministri rrezikon…

Ushtria serbe kryen stërvitje pranë kufirit me Kosovën, reagon Kurti: Provokim ndaj shtetit tonë

12:15 - 19/03/26
Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti, Namir Lapardhja

Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare gazetari dhe analisti, Namir Lapardhja

12:07 - 19/03/26
PD hap LETRAT: Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH, fituesi i paracaktuar fiton me 98% të ofertës

Abuzimi i OSHEE, qytetari në Fushë-Krujë faturohet 2-3 herë më shumë se konsumi

11:41 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com