GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Më erdhi një sms…”, ditët e fundit të lirisë,  si e njoftoi Dumani “ushtarin” për plagosjen

11:46 - 21/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Më erdhi një sms…”, ditët e fundit të lirisë,  si e njoftoi Dumani “ushtarin” për plagosjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Operacioni i bujshëm i SPAK dhe i Policisë së Shtetit, “Plumbi i Artë”,  i finalizuar me arrestimin e 18 personave, u realizua pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe “ushtarit” të tij Henrik Hoxhaj. “Killeri” Hoxhaj tashmë një i penduar i drejtësisë ka rrëfyer atentatin e dështuar të tij me Dumanin dhe “sms” që i nisi ky i fundit pas plagosjes.

RRËFIMI I HENRIK HOXHAJT PËR 29 MARSIN

“Ne jemi nisur nga Fieri rreth orës 09:15, unë dhe Nuredini, ai me BMV X5 me targa AA… dhe unë me automjetin Benz me targa AA….

Unë isha para BMV për të hapur rrugën dhe Nuredini pas meje. Para se të niseshim, Nuredini ka futur në automjetin BMV X5 dy automatikë kallashnikov me fishekë në fole dhe dy pistoleta. Unë kam ndaluar për t’i hedhur Benz-it tim karburant në një karburant që nuk kishte kamera para se të shkosh te Jet Oil në Rrapëz.

Kam hedhur 30 mijë lekë naftë, ndërsa Nuredini në këtë kohë ka parkuar në rrugë para karburantit, te një xhep rruge. Pasi hodha naftën, unë jam nisur për destinacion dhe rreth orës 11:30 kam arritur në Elbasan.

Unë vazhdoj për në qytet, duke marrë unazën dhe jam kthyer te karburant ‘Feleqi’, ndërsa Nuredini me BMV e tij ka qëndruar te vendi ku rrinte zakonisht, te kryqëzimi Cërrikut. Nuredini do të qëndronte aty derisa unë ta njoftoja që kisha në sy personin qe do të vrisnim.

Në ikje e sipër kam kaluar para vendit ku shet makina personi qe do të vrisnim dhe nuk e kam parë të ishte aty dhe për këtë arsye, kam futur makinën time për ta larë te një lavazh që është përballë me servis ‘Kadiun’ dhe vetë jam ulur në lokal për të pirë një birë.

Kam qëndruar te lokali rreth një orë e gjysmë dhe më pas bëra një xhiro me makinë, duke kaluar para pikës së shitjes së makinave të personit që do të vrisnim, me qëllim për të parë nëse personi ishte aty, por nuk e kam parë personin aty dhe kam vazhduar rrugën për qytet dhe më pas jam kthyer dhe kam shkuar për të ngrënë diçka te lokali ‘Eurodriza’, te rotondo në hyrje të Elbasanit.

Gjatë kësaj kohe, unë i thashë Nuredinit se nuk e kisha parë personin që do të vrisnim, por kam fiksuar një Benz të parkuar aty jashtë dhe e kam pyetur Nuredinin nëse personi që ne kërkonim kishte apo jo Benz, por ai më tha që donte parë ai mjet. Unë e pashë mjetin, por nuk fiksova persona dhe kam njoftuar Nuredinin për faktin.

Duke parë këtë gjë, mosgjetjen e personit që ne kërkonim, unë jam ulur për të ngrënë bukë tek ‘Eurodriza’, siç thashë, ku kam qëndruar për një kohë të gjatë, dhe më pas jam çuar dhe kam ikur me mjetin Benz përsëri te lavazhi te ‘Kadiu’.

Qëndrova te lavazhi dhe e lava përsëri mjetin nga jashtë për të shtyrë kohën dhe ndërkohë që automjeti po lahej, vazhdoja komunikimin me mesazhe me Nuredinin. Ai më ka thënë se vazhdonte të qëndronte aty ku e kisha lënë në fillim te kryqëzimi i Cërrikut.

Në një moment, Nuredini më pyeti me SMS duke më thënë që edhe kjo ditë na iku bosh. Pas këtij mesazhi, unë kam qëndruar edhe rreth 10 minuta dhe jam nisur drejt Nuredinit, vendit ku ai kishte parkuar automjetin.

Rrugës për aty më ka ndaluar Policia rrugore dhe sapo më lanë të lirë policët, nga Nuredini më ka ardhur SMS, ku më ka njoftuar të shkoja ta merrja se e kishin plagosur…”

 

Lajme të lidhura

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren
Aktualitet

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Gara për presidentin e ri/ Ilir Meta-opozitës: Keni bërë gabimin fatal

Gara për presidentin e ri/ Ilir Meta-opozitës: Keni bërë gabimin fatal

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

Sekretariati i Etikës së Kuvendit ka marrë vendimin që të përjashtojë me 20 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka,...

Lexo më shumë
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com