GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Më është bërë lëkura beton…”, Rama: Sulmet ndaj gazetarëve të neveritshme, por…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më është bërë lëkura beton…”, Rama: Sulmet ndaj gazetarëve të neveritshme, por…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i konsideroi të neveritshme sulmet dhe kërcënimet ndaj medias, edhe pse në jo pak raste ka sulmuar verbalisht gazetarë. Mjafton të kujtojmë dënimet “e riedukimit” që Rama ka aplikuar ndaj gazetarëve të ndryshëm me shkakun e vetëm se nuk i pëlqenin pyetjet. Gjithsesi në një forum të mediave të Europës Juglindore, duket se Kryeministri ka zgjedhur të reflektojë, proces që nuk dihet sa mund t’i zgjasë, edhe pse sot në Shqipëri ndjehet i pakërcënuar në pushtetin e tij, kur pothuajse kontrollon gjithçka.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se qëndron në solidaritet me çdo gazetar që sulmohet dhe kërcënohet.

“Nuk mendoj që pyetja është nëse gazetaria do të mbijetojë. Unë besoj se nëse do të vijë fundi i botës, gazetaria do të jetë e fundit që vdes, nuk ka asnjë dyshim. Çështja është, a do të mbijetojë e vërteta?

Unë besoj se ajo çka është në rrezik ditët e sotme nuk është gazetaria, por e vërteta, për shumë arsye sigurisht. Për shumë arsye, gazetaria është bërë një përzierje shumë e madhe tanimë e së vërtetës dhe gënjeshtrës, është një fakt.

Sigurisht çdo sulm, çdo kërcënim ndaj gazetarëve, nuk ka asnjë diskutim që është diçka e neveritshme, por sa sulme bëjnë gazetarët çdo ditë ndaj njerëzve.

E di që politikanët nuk janë njerëz, por megjithatë, ka edhe ca pjesë njeriu në çdo politikan, pra, jo shumë, por një dozë.

Politikanët kanë familje, fëmijë dhe unë jam plotësisht dakord dhe qëndroj në solidaritet me çdo gazetar që sulmohet dhe kërcënohet.

Pyes veten çdo herë, sa shpesh qëllon që këto organizata gazetarësh të çohen kundër vetes, kundër kategorisë së tyre, individëve në grupin e tyre, të cilët në emër të të qenurit gazetar, i lejojnë vetes të bëjnë atë që kohë më parë ishte absolutisht jashtë çdo lloj përfytyrimi.

Ca vjet më parë, kishim disa përballje të jashtëzakonshme, për shkak të përpjekjes së partisë sonë në politikë, që të merrnim përpjekje për të rregulluar në mënyrë minimaliste median në internet dhe kjo përpjekje vazhdon të më ndjekë pas si hije, edhe pse u tërhoqëm, jo sepse kam ndryshuar mendje, por sepse solli një mosmarrëveshje krejt jashtë çdo përmase normale, kjo vijon ende të shfaqet si krim ideolgjik, vetë fakti që na shkoi ndërmend ishte problem i madh”, theksoi ai.

Por Rama nuk harroi edhe një detaj, duke sjellë në kujtesë sulmet që ai ka pasur nga mediat, madje nuk ka kursyer as batutat.

“Jo unë, unë s’dua t’ia di, sepse më është bërë lëkura si betoni i një bunkeri anti-bërthamor.

Pedofil, homoseksual, kriminel, vrasës, abuzues seksual, përdhunues i grave, të gjitha këto më janë thënë, ja po pres vetë rregullimin.

Kur nisa ta bëj këtë, flokët e mi ishin të zinj, tani nuk gjej më asnjë fije floku të zezë, dhëmbët që kam nuk janë ato që kishte në plan ime më për mua, që ishte dentiste”, tha Rama, duke u shprehur se po pret vetërregullimin e mediave.

Etiketa: MEDIARamasulme

Lajme të lidhura

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh
Aktualitet

P*rdhunoi 22-vjeçaren në një plazh të izoluar, shqiptari kapet pas 4 vitesh në arrati

18:46 - 22/08/26
Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil
Aktualitet

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

18:00 - 22/08/26
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit
Aktualitet

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26
Para
U godit nga makineria në fabrikë, humb jetën 26-vjeçarja shqiptare (Emri)

U godit nga makineria në fabrikë, humb jetën 26-vjeçarja shqiptare (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Futboll, jo urrejtje”/ Trajneri serb i Elbasanit flet shqip: Duhet të bashkëjetojmë!
Sport

Barazimi 1-1 me Laçin, trajneri Gvozdenovic nuk fshihet: S’jam i kënaqur me rezultatin

19:04 - 22/08/26

Elbasani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 përballë Laçit, në ndeshjen e parë të kampionatit në "Abissnet Superiore"....

Lexo më shumë
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

P*rdhunoi 22-vjeçaren në një plazh të izoluar, shqiptari kapet pas 4 vitesh në arrati

18:46 - 22/08/26
Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

Partizani reziston me një lojtar më pak ndaj Teutës, edhe Laçi dhe Elbasani ndajnë pikët

18:12 - 22/08/26
Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

18:00 - 22/08/26
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com