Goditet një grup kriminal që trafikonte drogë në Belgjikë. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një ton e gjysmë kokainë. Lënda narkotike ishte e fshehur mes pjesëve të Toyotas.
Bëhet me dije se katër personat e arrestuar rrezikojnë deri në 7 vite burg dhe se janë konfiskuar të paktën 43 mln euro.
Ndërkohë mes të arrestuarve janë shqiptarë dhe rumunë.
Grupi kriminal kryente transportin e drogës mes Belgjikës dhe Anglisë, ndërsa ranë në gjurmët e autoriteteve pas një kontrolli të kryer në Francë, në kuadër të operacionit “Sky”, ku agjentët zbuluan një telefon me qindra mesazhe të zhvilluara mes kriminelëve.
Discussion about this post