GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Më kanë marrë peng”/ SPAK e ka shpallur në kërkim, 26-vjeçari flet nga arratia: Prashis perime

20:38 - 27/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Më kanë marrë peng”/ SPAK e ka shpallur në kërkim, 26-vjeçari flet nga arratia: Prashis perime
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gentjan Lalaj, 26 vjeç, dhe 16 persona të tjerë janë akuzuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal që kanë kultivuar bimë narkotike kanabis në zonën e Pukës.

Gentjan Lalaj është shpallur në kërkim për këtë ngjarje. Nga arratia, ai ka folur për emisionin Uniko, ku në një intervistë përmes Skype, mohon këto akuza. Gentjani thotë se në Gjegjan ai ka fermën e tij së bashku me familjen dhe punojnë tokën duke kultivuar perime.

Gentjan Lalaj: Largësia prej shtëpisë time dhe shtëpisë së familjarëve të mi është rreth 1 orë e 30 minuta të ecësh në këmbë. Edhe atje unë kam kopsht perimesh ku atë kopsht perimesh unë e kam shfrytëzuar për bujtinën në Munellë. Atje kemi bërë një kioskë të vogël ku vijnë njerëz turista me qindra turista, ku vijnë grupe, vijnë miq familjarë.

Spartak Koka: Çfarë lidhje ka se ti i thua “a kanë vazhduar majat me u kryqëzu? A kanë nxjerrë qime”? Dhe sipas prokurorisë, asociohet kjo gjë me kanabis sativa.

Gentjan Lalaj: Ajo nuk ka të bëjë me kanabis për arsye se patatja do të prashitet, të gjitha perimet kam pasur rreth 1 dylym tokë, perime të freskëta ku të gjitha perimet janë prashitur nga dora ime, nga dora e Samuelit, nga dora e Salvatorit, nga dora e motrave të mia, nga dora e familjarëve të mi. Edhe mua ato m’i kanë futur sikur jemi duke u marrë me kanabis. Nuk ka lloj lidhje në botë.

Gentjan Lalaj thotë se përgjimet mes tij dhe kushërinjve e njerëzve të tjerë të tij që janë në dosjen e SPAK, nuk kanë të bëjnë me kultivimin e kanabisit.

Por sipas 26-vjeçarit, ai dhe vëllai i tij ishin rrëmbyer disa kohë më parë nga persona të maskuar dhe u kërcënuan mos të flisnin, duke mohuar që të ketë qenë vetë i përfshirë në kultivimin e kanabisit.

Spartak Koka: Në rast më nxjerrin, ju thua ti, nuk kam me çfarë t’i laj borxhet. Kush duhet t’ju nxirrte dhe kush ju ka shkatërruar me Samuelin? Sipas SPAK, kjo çështje lidhet me shkatërrimin e lëndëve narkotike në një zonë të caktuar të Pukës.

Gentjan Lalaj: Aty në Pukë ti e ke parë rrugën se sa varion nga stanet deri tek shtëpia ime. Asaj rruge duhet me ec në 3 të natës, duhet me ec pa drita, sepse gjatë verës, unë nuk mund të komandoj njerëz. Aty të marrin maska, të zhdukin njerëzit e atyre të mëdhënjve. Ata të zhdukin natën. Unë vetë personalisht jam marrë peng në atë lloj bisede që sheh ti, jam marrë peng, edhe nëse unë flas një fjalë më të voglën, një fjalë më të voglën, ju kam treguar, nëse folni ju kam treguar kushërinjve të mi, nëse folni një fjalë më të voglën, bëni një tentativë më të voglën unë do futem në borxh se mua do më marrin pasuri, lokal, bagëti krejt dhe do më fusin në borxh.

Spartak Koka: Po kush?

Gentjan Lalaj: Kush? Emra konkretë nuk mund të thuash, me maska, ku mund t’i shohësh me maska. Më kanë thënë, nëse ti flet ty do të të zhdukim komplet. Unë i shkreti i Zotit as nuk kam folur, as nuk kam bërë çështje publike, asnjëlloj gjëje, as nuk e di se kush është fare fare fare. Se çfarë ka bërë shteti unë nuk di. Por unë, që ajo lloj bisede ka qenë në lidhje me këtë ngjarje. Edhe një herë tjetër, 2-3 vjet më përpara, ka qenë vëllai im i marrë peng edhe ai.

Spartak Koka: Nga kush?

Gentjan Lalaj: Për të njëjtën çështje, nga njerëz me maska.

Spartak Koka: E keni bërë denoncimin për vëllain?

Gentjan Lalaj: Nuk kam bërë denoncim të marr në qafë familjen time sepse në veri jeton akoma Lekë Dukagjini, nuk jeton Edi Rama akoma, është Lekë Dukagjini në Shqipëri, në zonën e veriut, aty nëse të rrëshket një fjalë goje aty mundesh me ik.

Etiketa: 26-vjecarigentjan lalajKanabisKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Para
Edi Rama i vetmi anti-Amerikan në Shqipëri

Kur shqiptarët mbrojnë interesat e Serbisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut
Aktualitet

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë zonën gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të konsiderueshme në disa...

Lexo më shumë
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com