GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Më kapi nga flokët dhe më mbylli gojën”, 19-vjeçarja rrëfen tmerrin: Si tentoi Marash Gjoklaj të më përdhunonte

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Më kapi nga flokët dhe më mbylli gojën”, 19-vjeçarja rrëfen tmerrin: Si tentoi Marash Gjoklaj të më përdhunonte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në qendër të Tiranës, pak ditë më parë, një 19-vjeçare u sulmua nga një person i cili tentoi që ta fuste atë në një magazinë pranë biznesit ku punonte për të kryer marrëdhënie seksuale me të.

Autori është identifikuar si Marash Gjoklaj, 27-vjeç, i cili është arrestuar.

E reja ka rrëfyer në News24, gjithë çfarë ka ndodhur.

“Jam studente dhe pasditeve punoj për të siguruar të ardhurat e mia. Punoj pranë një biznesi në qendër të Tiranës, për të hequr shpenzimet e mia studentore. Familja ime është larg dhe unë jetoj me motrën time.

Ditën e shtunë me datë 25 nëntor isha në punë si zakonisht. Ishte shumë ftohtë dhe derën e dyqanit e mbaja të mbyllur. Rreth orës 18:00 hyn një djalë, i cili kërkoi t’i shërbeja dhe sjellja e tij për një produkt në lidhje me të dashurën e tij, të cilën e përshkruante për format trupore me fjalë jo etike.

Pasi i dhashë përgjigjen që meritonte, pasi sjellja e tij ishte provokuese, largohet i qetë dhe në ato momente përveç sjelljes nuk e konsiderova si diçka që duhet të më shqetësonte. Rreth orës 20:10 pasi pa që pranë dyqanit tim largohet roja e biznesit ngjitur, djali hyn përsëri në dyqan dhe në ato moment unë isha pranë tavolinës së punës. U afrua pranë meje duke mu drejtuar me një fjalor banal, duke kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale me mua.

Duke hasur në kundërshtimin tim ai më sulmoi duke më kapur nga flokët dhe duke më vënë dorën te goja. Tentoi të më fuste me forcë në magazinën e dyqanit. Në këto momente ndodhi përleshja fizike duke tentuar të merrte edhe telefonin që unë të mos kisha mundësi të kërkoja ndihmë.

Nuk e di ku gjeta forcën dhe kurajon, u tërhoqa zvarrë dhe dola jashtë dyqanit duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmë, të cilën e gjeta tek një vajzë dhe një djalë që po kalonin rastësisht. Agresori ishte brenda dhe kur pa që po më jepej ndihmë u largua me shpejtësi në një rrugicë shumë pranë biznesit. Në orën 20:18 kam njoftuar sallën operative dhe policia erdhi shumë shpejt në vendngjarje.

Nga përshkrimi im del që personi në fjalë dy ditë më parë kishte sulmuar një tjetër shitëse në rrugën e Durrësit në moshën 20 vjeçare dhe e kishte kanosur me thikë. Nga kamerat e biznesit tjetër unë zbulova që ishte i njëjti person që më sulmoi edhe mua. Shumë shpejt u bë e mundur në bashkëpunim edhe me komisariatin e policisë së Kamzës, pasi agresori jetonte në atë zonë.

Ai u kap në banesë në prani të familjarëve të tij dhe nga kontrolli i banesës rezultoi xhupi të cilin e kishte veshur në të dyja sulmet. Pasi u bë përballja në ambientet e komisariatit nr 4, arrita ta identifikoja. Ai u shfaq, madje qeshte dhe ndërkohë konsumonte ujë. Aty mësova se ky person ishte dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitura dhe gjykata e kishte liruar me kusht. Unë shpresoj që këtë herë gjykata edhe institucionet mos e bëjnë të njëjtën gjë, pasi frika ime më e madhe është se çfarë do të ndodhë me mua apo edhe më shumë vajza të tjera të cilat ndihemi të pasigurta në vendin tonë të punës”, tha 19-vjeçarja.

Etiketa: 19 vjecaredeshmiaKryesore1Marash Gjoklaj

Lajme të lidhura

BBC, jehonë revoltës së studentëve: Vala e protestave në Shqipëri kërkon largimin e Ramës
Aktualitet

BBC, jehonë revoltës së studentëve: Vala e protestave në Shqipëri kërkon largimin e Ramës

08:44 - 01/11/26
Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore
Aktualitet

Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

08:23 - 01/11/26
Aleksandër Biberaj: Studentët po mendojnë krijimin e një force të re, do të kenë mbështetjen e pedagogëve
Aktualitet

Aleksandër Biberaj: Studentët po mendojnë krijimin e një force të re, do të kenë mbështetjen e pedagogëve

08:08 - 01/11/26
Para
Chris Appleton, parukieri i famshëm jep 3 këshilla për flokë mahnitës

Chris Appleton, parukieri i famshëm jep 3 këshilla për flokë mahnitës

Discussion about this post

TË FUNDIT

BBC, jehonë revoltës së studentëve: Vala e protestave në Shqipëri kërkon largimin e Ramës
Aktualitet

BBC, jehonë revoltës së studentëve: Vala e protestave në Shqipëri kërkon largimin e Ramës

08:44 - 01/11/26

Protesta e studentëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC-së. Media britanike raporton...

Lexo më shumë
Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

Profesor Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

08:23 - 01/11/26
Aleksandër Biberaj: Studentët po mendojnë krijimin e një force të re, do të kenë mbështetjen e pedagogëve

Aleksandër Biberaj: Studentët po mendojnë krijimin e një force të re, do të kenë mbështetjen e pedagogëve

08:08 - 01/11/26
AFP: Protesta të reja kundër qeverisë në Tiranë! Përplasje mes demonstruesve dhe policisë

AFP: Protesta të reja kundër qeverisë në Tiranë! Përplasje mes demonstruesve dhe policisë

07:47 - 01/11/26
Reshje shiu të herëpashershme gjatë ditës/ Parashikimi i motit për sot, 1 nëntor 2026

Reshje shiu të herëpashershme gjatë ditës/ Parashikimi i motit për sot, 1 nëntor 2026

07:38 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com