GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Më katolik se Papa, më i shenjtë se shenjtorët

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Nëse ka vetëm një gjë që Tirana duhet ta ketë mësuar tashmë nga akti terrorist në Banjska, është se nuk e njeh Serbinë më mirë se Prishtina.

Presioni prej vitesh i Tiranës ndaj Kosovës në fillim për pranimin e“Mini-Schengenit” pastaj heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, më tej për Ballkanin e Hapur apo për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe, jo vetëm që nuk ka kontribuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, por ka përkeqësuar marrëdhëniet mes dy qeverive shqiptare.

Banjska është gozhda e fundit në arkivolin e “Ballkanit të Hapur”.

Banjska dëshmoi se qeveria shqiptare edhe në ditën e aktit terrorist nuk u ngrit dot të bënte atë që bëri kushdo, madje edhe ndonjë serb i arsyeshëm: Dënimin e aktit terrorist.

Banjska dëshmoi se Serbia nuk ka hequr asnjëherë dorë nga plani i saj për të përdorur minoritetin serb në Kosovë si “gozhdën e Nastradinit” për të destabilizuar Kosovën nën shembullin e Republika Srpska në Bosnjë.

Banjska dëshmoi se presioni i njëanshëm i Perëndimit ndaj Prishtinës zyrtare dhe mbyllja e syve për Beogradin për hir të strategjisë se Serbia do të braktisë Rusinë, as kthen serbët nga Perëndimi dhe as zgjidh konfliktin.

Bansjka tregoi se burimi i problemeve dhe tensioneve nuk është asesi Prishtina, por Beogradi.

Në pritje të një “kohe më të mirë”, që prej 20 vjetësh Beogradi luan lojën e dalë boje “me ekstremistë” që nuk e lejojnë Vuçiqin të manovrojë më shumë. Kopje e lojës që Millosheviqi luante me Sheshelin e co.

Banjska ishte rast i mirë që Shqipëria të hapte sytë dhe të shihte jo vetëm problemin, por edhe rrënjët e problemit që deri më sot ka rrefuzuar t’i shohë me shpresë se rruga e paqes do ishte Tiranë-Beograd dhe jo Tiranë-Prishtinë-Beograd.

Por qëndrimet e deri tanishme të kryeministrit Rama tregojnë se nuk dëshiron të flasë për “elefantin në dhomë”.

Duke u hequr më katolik se Papa dhe më shenjtë se shenjëtorët, në ditën që duhet të dënonte aktin terrorist kërkon konferencë ndërkombëtare!… Po, një si ato që kemi parë aq shumë dhe që prodhojnë sërish veç debate televizive pasi Beogradi i ka të qarta mendimet: Edhe sikur të na vrasin s’e njohim Kosovën!

Në vend që të kërkojë që krahas pranisë së forcave speciale të policisë së Kosovës të shtohej edhe prania e KFOR-it, kryeminisitri i Shqipërisë me 24 orë me vonesë përsërit kërkesën e Presidentit të Serbisë:  “KFOR të merret me sigurinë në veri të Kosovës”.

Duhet të jesh shurdh dhe i verbër që pas mbajtjes së zisë kombëtare për terroristët, reagimit skandaloz të  shtypit që kontrollohet nga Vuçiq, vijimit të gënjeshtrave skandaloze se qeveria Kurti po ushtron “gjenocid” ndaj serbëve në Kosovë, të vijosh qëndrimin “ndaj të dy palëve”. Nuk mund të ketë simetri mes agresorit dhe të agresuarit.

Shqipëria si vend anëtar i NATO-s mund të ngrejë problemin e sigurisë dhe rolin e KFOR-it nën dritën e aktit terrorist dhe gjetjes së arsenalit të armëve.

Të habitesh që Serbia mban zi për terroristët do të thotë se ke harruar që ke të bësh me një vend që glorifikon edhe sot e kësaj dite kriminelët e luftës. Ke harruar që ke të bësh me një shtet që ka nisur 4 luftëra në Ballkan dhe ka ushtruar gjenocid.

Në vend që t’i gjendet në krah Kosovës në këto momente të vështira, Tirana edhe njëherë tjetër një ditë mban qëndrim sikur jeton në hënë dhe një ditë tjetër bën patriotin me operacione PR.

E vetmja gjë që nuk ka nevojë tani Kosova është spektakli i tipit: Shqipëria kundër BE-së. Për fat keq shumica e medias këndoi të njëjtën melodi. Një operacion PR për konsum të brendshëm në Shqipëri nuk e ndihmon aspak Kosovën.

Deklarata e 19 shtatorit e BE-së për të cilën Shqipëria “nuk qenka dakord” është tejkaluar edhe vetë nga BE më 24 shtator dhe më 25 shtator.

Më 24 shtator, BE e dënoi sulmin, ndërsa një ditë më pas uli flamurin në gjysëm shtizë për të respketuar oficerin e policisë së Kosovës. Dhe duhet mbajtur shënim se BE nuk “mbajti zi” për të “rënët” e Beogradit.

Nëse nuk ke mundësi, dëshirë për të ndihmuar, gjej forca për të mos prishur punë.

Etiketa: Papashenjtor

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Elita shqiptare që doli nga kazani i Enverit, deri te kryekazanxhiu i neokomunizmit

10:32 - 17/07/26
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

13:22 - 11/07/26
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot
OP-ED

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
Para
Konferenca e Kryetarëve, ç’pritet të vendoset për Komisionet Hetimore

Konferenca e Kryetarëve, ç'pritet të vendoset për Komisionet Hetimore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com