GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Më lidhën dhe më godisnin me elektroshok ”/ I riu tregon mizoritë e ushtarëve çeçenë

11:41 - 21/04/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Më lidhën dhe më godisnin me elektroshok ”/ I riu tregon mizoritë e ushtarëve çeçenë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ushtria çeçene është angazhuar plotësisht nga Vladimir Putin në luftën me Ukrainën. Në fakt ushtarët e saj janë të njohur  për praktikat e saj mizore, e masakrat në Mariupol dhe Bucha e vërtetuan këtë. Një rast të tillë makabër ka treguar një i ri për mediat.  Studenti azerbajxhanas, Hussein Abdullayev, është torturuar nga trupat çeçene për ditë të tëra. Në një intervistë ai flet për kohën në robëri. Dhunë, goditje me elektroshok, ujë të ftohtë në fytyrë, këto ishin disa nga torturat që studenti ka përmendur.

I riu studionte në Universitetin e Mariupolit kur shpërtheu lufta, e në vend që të largohej ai vendosi të qëndronte dhe të ndihmonte në ndërtimin e strehimoreve për të mbrojtur civilët nga sulmet ajrore. Ai tregon se kurrë më parë nuk ka marrë pjesë në një luftë dhe nuk ja kishte idenë se si ishte një e tillë, tha aip për Media.az. Në mes të marsit, së bashku me banorët vendas, ai vendosi të largohej nga qyteti, por pas disa postblloqeve, ata u ndaluan nga ushtarët rusë.“Ata kontrolluan dokumentet tona dhe na thanë se duhej të zhvishnim të brendshmet.” Ushtarët donin të kontrollonin tatuazhet e të arratisurve.

Fati i keq i grupit u vendos nga një tatuazh në krahun e shoferit cili për një arsye misterioze u cilësua si i papërshtatshëm nga rusët. “Filluan të na godasin me kondakët e pushkëve. Pak më vonë një kamion me ushtarë u tërhoq. Të gjithë mbanin maska të zeza. Na lidhën duart pas shpine, na prangosën dhe na futën në makinë,” kujton Abdullayev. Askush në grup nuk e dinte se ku po i çonin. Vetëm pas mbërritjes e kuptuan se ishin në burg.

Abdullayev thotë se ai menjëherë iu tha se ishte nga Azerbajxhani. “Por ushtarët nuk ishin të interesuar. Unë u burgosa gjithsesi. Në fillim komandanti iu afrua duke pretenduar se ishte ushtar pa pasur asnjë provë. Më dërguan menjëherë në qeli”- shtoi 20-vjeçari. Një orë më vonë, ushtarët u kthyen dhe e çuan në një dhomë të vogël. “Kishte vetëm një karrige hekuri dhe një konstruksion qesharak. Ushtarët më  vunë në karrige dhe më lidhën. Pastaj më bënë disa pyetje, u përpoqën të më  detyronin të rrëfeja se unë isha ushtar. Ata madje thirrën një Azerbajxhanas, i cili ua konfirmoi se isha thjesht student. Por ata nuk më besuan”- tregon ai.

Pas kësaj nisën torturat e tmerrshme.

“Më lidhën një pajisje në gishtat e këmbëve dhe më bënë goditje me elektroshok në trup. Ata po vdisnin të dëgjonin se unë jam nga ushtria ukrainase. Por unë jam thjesht një student”. Mizoritë vazhduan pa pushim. Ai sillej në dhomë tri herë në ditë, raporton Abdullayev.

“Si rregull, 10 deri në 15 persona rriheshin në të njëjtën kohë ose torturoheshin me elektroshok. Tortura me goditje elektrike zgjati 20 deri në 30 minuta dhe rrahjet zgjatën rreth një orë.  Ndodhi që më ra të fikët. Ushtarët më derdhën ujë të ftohtë në fytyrë, gjë që më bëri të riktheja vetëdijen. Pas kësaj, thjesht tortura vazhdoi.”

Të burgosurit u torturuan edhe në dhoma të tjera. Studenti kujton se britmat e dhimbjes ishin “të padurueshme”. “Ndonjëherë dëgjoja njerëzit duke bërtitur, pastaj qëlluan me armë. Ata vetëm qëlluan njerëzit. Pastaj ishte qetësi për disa sekonda”.

 

Etiketa: rrefimtortureushtaret cecen

Lajme të lidhura

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Iku me kasafortë në rrugë, shqiptari përleshet me policët spanjolle
Aktualitet

Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë

15:25 - 24/02/26
I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje
Botë

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26
Para
Presidenti i ri/ Rama “nuk lë rehat” Berishën: Ishte dhe Saliu, ndjesë pastë!

Presidenti i ri/ Rama “nuk lë rehat” Berishën: Ishte dhe Saliu, ndjesë pastë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë
Aktualitet

Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

20:24 - 24/02/26

Rreth 1 milion euro të padeklaruara janë zbuluar të fshehura në një hapësirë të improvizuar brenda një furgoni nga zyrtarët...

Lexo më shumë
Kamionët e bllokuar në Qafë-Thanë, shoferët: Po na mbaron ushqimi

Kamionët e bllokuar në Qafë-Thanë, shoferët: Po na mbaron ushqimi

20:08 - 24/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Elbasan, ndihen edhe në Tiranë

Lëkundje të forta tërmeti në Elbasan, ndihen edhe në Tiranë

20:01 - 24/02/26
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Drejtori i Doganave sqaron si do të lëvizin kamionët

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Drejtori i Doganave sqaron si do të lëvizin kamionët

19:57 - 24/02/26
Drejtori i hekurudhës, Ergys Verdho, nxjerr si shkak shirat për bllokimin e Përrenjas-Librazhd

Drejtori i hekurudhës, Ergys Verdho, nxjerr si shkak shirat për bllokimin e Përrenjas-Librazhd

19:43 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com