GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Më mirë syri sesa nami”, 6000 euro në faturë për një foto me Ermal Mamaqin, reagon aktori

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
“Më mirë syri sesa nami”, 6000 euro në faturë për një foto me Ermal Mamaqin, reagon aktori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në media po qarkullon lajmi se aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi i kishte shtuar në faturë klientit 6000 euro vetëm një foto me të në restorantin e tij.

Bashkangjitur me lajmin ishte dhe  mesazhi që pretendohej të ishte dërguar nga klienti i restorantit në një ndër portalet më të ndjekura në vend.

Por me anë të një videoje të publikuar në Instagram, Ermali ka sqaruar të vërtetën duke treguar se bëhej fjalë për një rreng.

Madje mesazhi i dërguar te portali ishte shkruar nga vetë ai. Ermali tregon se portali jo vetëm që e ka publikuar mesazhin, por i ka shtuar dhe fjalë të tjera.

“Miq po bëj këtë video sepse dua të ndaj diçka me ju. Para disa ditësh tek po rrinim këtu te lokali im mendova të bëj një rreng njërit nga portalet më të ndjekur në Shqipëri. Morëm një faturë dhe shkruajtëm një rrjesht sikur kishim faturuar 6000 euro një klient për një foto me mua. Dhe ja derguam portalit duke i shkruar fiks këtë mesazh ankues. Dhe ata e hëngrën. (Peshk që bie në grep) E postuan lajmin madje duke i shtuar dhe fjalë të tjera që ne nuk i kishim thënë. (Gabiiiim). Dhe e dini nga e di? Sepse e kemi shkruar dhe dërguar vetë atë faturë në redaksi. E bëra këtë miq për dy arsye:

1.Që t’i benim reklamë Restorantit. Unë bëj foto me klientët si çdo moment që bëj foto në rrugë me njerëz që duan të dalin me mua.

2.Që të kuptoni si funksionon Bota e Portaleve. Mediat online.

Nuk ka asnjë filter, nuk ka asnjë standart që të vërtetojë lajmin para se të publikojë.

Ështe nje informacion kaq vulnerable dhe i pabesueshëm saqe ti nuk di më kujt t’i besosh. Si pronar xing.al, sigurisht që dhe ne nuk përjashtohemi nga ky vulnerabilitet informacioni për shkak të presionit dhe shpejtësisë që media online kërkon për të qëndruar në krye të tregut, por kurrë me dashakeqësi dhe gjithmonë duke bërë të pamundurën për të verfikuar dhe mos cënuar njeri.

Sgurisht që detyra e medias është të denoncojë dhe të thotë të vërtetën. Por të thotë të vërtetën dhe jo të shpifi nga një sinjal që dikush dashakeq dërgon për ty. Ashtu siç ndodhi disa ditë më parë me një lajm që u publikua për mua, një lajm që une kam pushtuar një liqen në Valbonë dhe që badigardët e mi u përleshën me njerëzit që donin të vizitonin liqenin.

E para unë nuk kam badigard dhe e dyta ne ishim në një seancë meditimi dhe ishim ulur në zonën e liqenit. Si mund të luftojnë ca njerëz që kanë mbyllur sytë dhe po mendojnë pozitivisht?

Personalisht I kam hequr nga rrjetet e mia të gjithë portalet që sjellin negativitet dhe nxisin urrejtje për njerëzit.

Ashtu siç shkruhej dhe në lajmin e fundit ku gazetari shkruan se me të ngjeshur i detyrojmë njerëzit që të jenë pjesë të trajnimeve nga 20.000 euro.

Miq e para ne nuk detyrojmë njeri dhe e dyta jemi të vetmit që kemi një rregull. Eja dhe nëse trajnimi nuk të pëlqeu atëherë të kthejmë paratë 100% mbrapsht.

Pavarsisht se e kuptoj nga buron gjithë ky negativitet dhe mllef kundër njerëzve që duan të ndajnë histori suksesi dhe mënyra si të jesh I lumtur desha t’ju kërkoj një nder. Kur të shikoni lajme të tilla, ose të jeni gati për të komentuar me lloj lloj fyerjesh nëpër komentet e lajmeve të njerëzve publik, mendohuni pak.

Mbyll sytë dhe mendoje pak veten në vendin e personit që po mallkon. Pasi ky person ka familje, fëmijë, miq dhe kolegë të cilët do të preken nga ky koment i joti për këtë lajm të pavërtetë.

 

Miq në fund të këtij sqarimi ju falenderoj që më dëgjuat dhe ju uroj çdo të mirë.

Rikthehemi me trajnimet në shtator. Fokus te e mira dhe merruni më pak me lajme dhe portale sepse do të rregulloni ndjeshëm kualitetin e jetës tuaj’, ka thënë moderatori.

Etiketa: Ermal Mamaqieurofotorestorantvideo

Lajme të lidhura

Kush është parukierja shqiptarja që qëndron pas ndryshimit befasues të Haaland
Show Biz

Kush është parukierja shqiptarja që qëndron pas ndryshimit befasues të Haaland

17:38 - 24/08/26
“Dukesh si 10 vjeç!” Haaland suprizon fansat dhe shokët e ekipit me look të ri, Guardiola nuk përmbahet
Show Biz

“Dukesh si 10 vjeç!” Haaland suprizon fansat dhe shokët e ekipit me look të ri, Guardiola nuk përmbahet

18:45 - 23/08/26
E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re aktorja e njohur amerikane
Botë

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re aktorja e njohur amerikane

08:39 - 17/08/26
Para
Gjenden mbi 43 mijë euro në “Benzin” e të riut nga Fieri (Emri)

Vjedhje dhe drejtim i mjeteve pa leje, policia e Fierit arreston 3 persona dhe procedon 1 tjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare
Aktualitet

“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

18:32 - 26/08/26

Një përleshje mes disa të rinjve dhe një personi tjetër ka përfunduar me plagosjen e këtij të fundit në zonën...

Lexo më shumë
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

18:05 - 26/08/26
Vendimi i bujshëm i KLGJ-së ndaj qeverisë: Rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Vendimi i bujshëm i KLGJ-së ndaj qeverisë: Rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

17:39 - 26/08/26
Zjarr në Sarandë, flakët i afrohen Manastirit të 40 Shenjtorëve

Zjarr në Sarandë, flakët i afrohen Manastirit të 40 Shenjtorëve

17:18 - 26/08/26
Kaos te Fakulteti i Mjekësisë/ Studentët sorollaten prej orësh, mungesa e formularëve mban peng regjistrimin

Kaos te Fakulteti i Mjekësisë/ Studentët sorollaten prej orësh, mungesa e formularëve mban peng regjistrimin

17:09 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com