GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Më morën dy shtëpi dhe makinën”/ Dramat e familjeve që u zhvatën nga Mafia e Mikrokredive

09:20 - 16/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
“Më morën dy shtëpi dhe makinën”/ Dramat e familjeve që u zhvatën nga Mafia e Mikrokredive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Personi që shihni në pamje e mëposhtme është Pal Trashaj, ndodhet në dyert e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sytë i kishte të mbushur me lot dhe kërkonte takim me kreun e Prokurorisë Altin Dumanin, moment ky kur sapo kishte konsumuar fostoksinë. Kallëzimet penale bëhen përmes postës, dërgojeni me postë dhe do të shikojmë nëse regjistrojmë procedim penale’.

“Më morën dy shtëpi dhe makinën”/ Dramat e

Këto janë fjalët e Pal Trashajt thënë disa gazetarëve para se të ndërmerrte veprimin ekstrem të vetëflijimit, që sipas 63 vjeçarit, i kishin thënë në organin hetues pasi kishte kërkuar takim me Altin Dumanin, me qëllim që padrejtësitë ndaj tij të hetoheshin nga SPAK.

Disa orë më pas u njoftua se ndërroi jetë në repartin e Sëmundjeve Toksikologjike pranë Spitalit ‘Nënë Tereza’.

I biri rrëfeu në dyert e Spitalit peripecitë që kishte kaluar i ati dhe familja e tij, për shkak të borxheve të fryra përmes skemave të mikrokredive.

Pal Trashaj kishte vetëm një kërkesë, që SPAK të hetonte grupin kriminal që po i zhvasnin gjithçka që ai kishte arritur të ndërtonte në 63 vite jetë nëpërmjet skemës kriminale të mikrokredive.

Teksa SPAK ia kaloi çështjen për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, u desh një treshe prokurorësh e përbërë nga Antoneta Sevdari, Ndini Tavani dhe Arben Agovi ta marrnin në duar hetimin, që të zbulonin se në fakt Pal Trashaj kishte të drejtë. Bëhej fjalë për grup të strukturuar kriminal, e rasti duhej të hetohej nga SPAK, siç kërkonte Pal Trashaj teksa piu fostoksinë nga refuzimi konstant.

Por tashmë Pal Trashaj nuk jeton më, edhe pse refuzimi i kërkesës së tij të drejtë e shty drejt aktit fatal. Pal Trashaj, pavarësisht ankesave të tij të shumta vendosi të paguante një detyrim goxha të lartë dhe mendoi se e zgjidhi ‘hallin’ me bllokimin e pronave të tij dhe pagoi 360,500 Lekë duke shlyer në total detyrimin. Por pronat e tij nuk u zhbllokuan sepse për një detyrim tjetër që sipas MCA, i kishte fillesat në vitin 2008, në vlerën 27,935 Lekë, ishin vendosur sekuestro mbi pasuritë e tij nga përmbaruesi Fatos Alimadhi, madje kishte filluar edhe procedura e shitjes në ankand nga përmbaruesi Rigels Bejko’.

“Më morën dy shtëpi dhe një makinë”, historia e qytetarit që u zhvat nga “mafia” e mikrokredive

Pal Trashaj nuk është e vetmja viktimë, e skemës kriminale të mikrokredive, janë me dhjetra e qindra qytetarë e familje që janë shkatërruar prej këtyre skemave, e përballë kanë gjetur dyert e mbyllura të Institucioneve që kanë refuzuar tu vendosen në krah dhe të ndajnë këtë mega-abuzim në kurriz të tyre. Emisioni Plug ka investiguar skemat mashtruese, dhe rezultati ishte tragjik.

Shantazh, kërcënime, presione, mashtrim dhe falsifikim, janë përmbledhja për piramidën që rrënoi ekonomikisht mijëra qytetarë, i vrau moralisht e psikologjikisht ata, kur dyert e drejtësisë prej të paktën 10 vitesh, iu përplaseshin në fytyrë, sapo dëgjonin se çështja e tyre kishte të bënte me mikrokreditë, institucionet financiare jo banka dhe debitë e stërfryra të tyre.

‘Micro Credit Albania’ sha shpk, ‘Shërbimi Përmbarimor ZiG’ sh.p.k ,’Shërbimi Përmbarimor STAR’/ ‘FS’ sh.p.k ,’Shërbimi Përmbarimor Flash’ sh.p.k , Shoqëria ‘Final’ sh.a/sh.p.k, shoqëria ‘ADCA’sh.p.k, noterë e persona fizik, ndonëse kundër ligjit, ishin bërë bashkë për një qëllim, të fitonin para me çdo çmim, pavarësisht ligjit, dëmeve e abuzimit.

Përmes këtij investigimi, Syri Televizion do të hedhë më tepër dritë mbi këtë skemë, kush janë aktorët dhe përgjegjësit, si u neglizhuan qytetarët e mashtruar, kush përfitoi dhe krijoi pasuri në kurrizin e tyre. Gjithashtu do të dëgjoni histori ekskluzive, ku denoncuesit thonë se jeta e tyre ka ndryshuar rrënjësisht për keq, është shkatërruar në përballjet ku dalin gjithnjë humbës me anëtarët e grupit kriminal. Avokati Elis Bilali thotë që, kur tashmë hetimi është në duart e SPAK, kjo e fundit duhet ti përfshijë viktimat në hetim, si dëmtuarit e këtyre grupeve kriminale.

Rezulton e provuar se duke filluar nga viti 2015, shtetasi Olsi Ibro, që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia, Elda Ibro (bashkëshortja e Olsi Ibro), Arben Meskuti pronar i shoqërisë Zig dhe Final, Indrit Çuberi (vëllai i bashkëjetueses së Arben Meskuti), Aldo Daka (ish punonjës i shoqërisë përmbarimore Zig në pronësi të Arben Meskutit), Albert Gega (ish punonjës i shoqërisë ZIG), Alban Kote (ish përmarues i shoqërisë Zig dhe Final në pronësi të Arben Meskuti), Andis Gjoka, Vasil Bakallbashi dhe Roland Deda, të gjithë ortakë apo administratorë të shoqërive tregtare (të cilat de jure kanë qënë të ndara por de facto kanë vepruar si një e vetme), të ndihmuar në veprimtarinë e tyre, nga vitit 2021 e në vijim nga përmbaruesit Fatos Alimadhi, Helidon Xhindi, Lefter Canaj, Rigels Bejko, Endri Myftari, Altin Vako, në bashkëpunim edhe me eksperten vlerësimit të pasurive të paluajtshme Yliana Sejfo, kanë krijuar se bashku një grup të strukturuar kriminal. Veprimtaria e të cilit ka pasur si qëllim zhvatjen e pasurisë së qytetarëve të cilët ishin debitorë në vonesë, detyrimet e të cilëve u blenë nga shoqëritë MCA sh.p.k, Final sh.p.k tek Bankat e nivelit të dytë.

Etiketa: Mkrokredizhvatje

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur
Aktualitet

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Para
Përfshihet nga flakët makina në aksin Pogradec-Qafë Thanë!

Përfshihet nga flakët qendra e azilkërkuesve në Babrru

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

Për Monika Kryemadhin, duket se marrëdhënia me politikën është pjesë e së shkuarës, pasi ish-kryetarja e Partisë së Lirisë po...

Lexo më shumë
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com