GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Me një gurë vrasim dy zogj”/ Rama-kryebashkikëve: Ja si të vilni më shumë të ardhura

12:03 - 17/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Me një gurë vrasim dy zogj”/ Rama-kryebashkikëve: Ja si të vilni më shumë të ardhura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka nisur me një sërë kritikash dhe porosi takim sot me kryenbashkiakët. Kërkoi nga bashkitë të bashkëpunojnë me kompanitë e ndërtimit për të zhvilluar zona të caktuara. Sipas tij, janë bashkitë ato që duhet të merren me përcaktimin dhe zhvillimin e pronave ku do të ketë ndërtime.   Rama u shpreh se në këtë rast ata vrasin dy zogj me një gur duke zgjidhur politikat e strehimit dhe mbledhin më shumë të ardhura. Ndërsa tha se bashkitë rrinë duarkryq, prandaj dhe kanë performancë mjaft të dobët.

“Nuk mund të jetë qeveria përgjigja për çdo kërkesë dhe për çdo nevojë. Rolin e zhvilluesit e luajnë shumë investitorë që nuk kanë fare kompani ndërtimi, Marrin kompanitë e ndërtimit dhe zhvillojnë pronat. Pse të mos e bëjnë bashkitë këtë? Dhe me një gur vrasin dy zogj. Strehojnë personat në nevojë duke bërë politikë strehimi të mirëfilltë dhe nga ana tjetër shesin për të mbledhur të ardhura. Sa janë tregjet bujqësore të prodhimit bujqësor me pjesëmarrje apo pronësi bashkiake? Sa janë pikat e grumbullimit  me pjesëmarrje dhe pronësi bashkiake? E shihni pra, një neglizhencë totale”, u shpreh Rama.

Ndërsa po i mësonte ata se si të përfitojnë sa më shumë edhe nga fondet që vijnë nga jashtë, sidomos për bujqësinë, Rama tha se bashkitë janë zhytur në borxhe për shkak të paaftësisë së tyre.  “Sa nga ju kanë shfrytëzuar fondin e garancisë sovrane për bujqësinë për të adresuar nevojat e fermerëve në zonat tuaja pa pritur investitorin privat që jo gjithmonë vjen atëherë kur duhet? Për të ardhur te një tjetër gangrenë që është uji? Pse duhet të ballafaqohemi me mangësira për ujin kur bashkitë nuk bëjnë detyrë por bashkëjetojnë me thellimin e borxheve. Dhe kështu kjo pasuri nuk shkon aty ku duhet të shkojë dhe nuk prodhon asgjë tjetër përveçse borxhe, borxhe, borxhe. Pa folur për shërbime të tjera, pastrimin dhe transportin publik që janë shërbime jo të lehta”, tha Rama. Ndërsa paralajmëroi se do të merren masa nëse situata te bashkitë vazhdon në këtë gjendje.

 

Etiketa: borxheEdi RamakryebashkiakeKryesore1

Lajme të lidhura

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur
Breaking Views

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26
Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit
Breaking Views

Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit

16:40 - 08/04/26
Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit
Aktualitet

Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit

14:59 - 08/04/26
Para
Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 51-vjeçari

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 51-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi...

Lexo më shumë
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com