GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Me pullë të zezë” në Torino, kush është burri nga Tirana që u qëllua për vdekje në sy të vëllait (EMRI)

10:37 - 06/10/21
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Me pullë të zezë” në Torino, kush është burri nga Tirana që u qëllua për vdekje në sy të vëllait (EMRI)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen detaje nga atentati i shqiptarit në Torino. Rexhep Uba, 48 vjeç nga Tirana, është viktima e atentatit mafioz ditën e djeshme në Itali. Uba raportohet se ka marrë dy plumba në gjoks. Ka kenë një efektiv policie që shkoi në zonë i dha ndihmën e parë të plagosurit. Ndërsa autori u ndoq nga i vëllai i 48-vjeçarit me vrap, por nuk u arrit prej tij.

Sipas mediave italiane, 48-vjeçari ndodhej me të vëllain në zonë dhe sapo kishin zbritur nga një “Fiat Panda” që e kishin parkuar aty rrotull. Në një moment, Rexhep Uba qëllohet me armë zjarri nga një person që sipas dëshmitarëve, kishte veshur një xhup të zi.

Lidhur me ngjarjen, mediat pasqyrojnë deklaratat e dy personave, të vëllait të 48-vjeccarit dhe efektivit të policisë që e ndihmoi. Ky i fundit shprehet se Rexhep Uba i ka thënë pasi është qëlluar me armë: “Nuk e di, nuk e di kush më qëlloi”.

Ndërkohë, i vëllai foli për një “sherr të rastësishëm në rrugë” para të shtënave.

Hetimet dhe e kaluara

Megjithatë, siç raportojnë mediat lokale, ka pak gjasa që deklarata e të vëllait të 48-vjeçarit të jenë të besueshme për hetuesit, nisur dhe nga e kaluara e Rexhep Ubës. Ky i fundit ka precedentë në fushën e narkotikëve.

Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen ka marrë në shqyrtim pamjet e kamerave të sigurisë në zonë si dhe telefonat e dy vëllezërve.

Referuar të dhënave në mediat italiane, në vitin 2001 Rexhep Uba është arrestuar si pjesë e një grupi që merrej me trafik ndërkombëtar droge. Gjatë aksionit, u sekuestruan 1850 kg marijuhanë, por sipas raportimeve të kohës, grupi merrej dhe me trafik heroine, kokaine e armësh.

Etiketa: ShqiptarTorinoVrasje

Lajme të lidhura

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja
Aktualitet

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”
Aktualitet

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”

15:27 - 31/03/26
Para
Studimi i ri, çfarë është “gishti i këmbës COVID”? Prek më shumë të rinjtë, zgjat me muaj

Studimi i ri, çfarë është "gishti i këmbës COVID"? Prek më shumë të rinjtë, zgjat me muaj

TË FUNDIT

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26

Roberto De Zerbi është zyrtarisht trajneri i Tottenham. Tekniku italian, për të cilin ky përbën një rikthim në Premier League...

Lexo më shumë
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO)

21:57 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com