GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Me qen në kërkim të autorit, njësia Speciale e Kosovës nis patrullimin në Deçan

17:25 - 27/11/21
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Me qen në kërkim të autorit, njësia Speciale e Kosovës nis patrullimin në Deçan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një numër i madh i pjesëtarëve të Njësisë Speciale me armë të gjata sapo kanë arritur në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku do të patrullojnë në kërkim të autorit të vrasjes së trefishtë. Këta pjesëtarë janë në afërsi të vendit të ngjarjes, ku ndodhi sulmi i mbrëmshëm me armë ndaj një autobusi me udhëtuar, ku mbetën 3 persona të vrarë e 1 i plagosur rëndë.

Autobusi ndaj të cilit u krye sulmi vazhdon të rri në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, në fshatin Gllogjan. Policia e Kosovës është duke patrulluar me qen. Policia e Kosovës ka kryer ekzaminimet e nevojshme hetuese në autobus mbi këtë rast, ndërsa autori i vrasjes makabre vazhdon të jetë në arrati.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i ka dhënë ultimatum vrasësit të tre personave në Gllogjan të Deçanit që të dorëzohet sa më shpejtë në Polici. Sveçla në një konferencë për media tha se kanë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet që të zbulojnë këtë rast.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se janë duke marrë shumë informacione të ndryshme dhe kanë rreth tri pista hetimi në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi të premten mbrëma në Gllogjan të Deçanit. Mehmeti u shpreh se është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe se janë angazhuar ekspertë të niveleve të ndryshme për të ekzaminuar provat dhe vlerësuar informacionet e shumta që po marrin.

Sahide Gashi, prokurore e rastit të mbrëmshëm në Gllogjan ku u vranë tre persona, në mesin e të cilëve edhe dy nxënës tha se deri tani nuk ka informata të reja për rastin, por bëri të ditur se janë duke intervistuar shumë persona dhe çdo dëshmitar okularë, si dhe kanë bastisur një shtëpi.

Ajo në një prononcim për media tha se në orët e mëngjesit kanë bastisur një shtëpi në Gllogjan por që nuk ka rezultuar me ndonjë provë apo identifikim të kryesit apo kryerësve të mundshëm. 

Etiketa: autoriDecanKosoveNjesia Specialepatrullimi

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Valoni lahet nudo brenda “BBV”, Beniada shkrihet së qeshuri (VIDEO)

Valoni lahet nudo brenda “BBV”, Beniada shkrihet së qeshuri (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com