GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Më vjen turp, na mposhti Shqipëria”/Shpërthen ish-trajneri i Ukrainës: S’kam fjetur

23:00 - 08/09/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më vjen turp, na mposhti Shqipëria”/Shpërthen ish-trajneri i Ukrainës: S’kam fjetur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-trajneri i Dinamos së Kievit dhe i Ukrainës, Jozsef Szabo ka folur pas humbjes 1-2 që ukrainasit pësuan mbrëmjen e djeshme ndaj Shqipërisë, duke mos kursyer kritikat.

I revoltuar për humbjen, Szabo, thotë që i vjen turp nga ky ekip që ka Ukraina momentalisht, duke theksuar se mbrëmë nuk ka fjetur për shkak të tyre.

“Më vjen turp dhe me dhembi shumë humbja e Ukrainës! Nuk kam fjetur gjithë natën për shkak të tyre! Vija para dhe mbrapa gjysmën e natës, i shqetësuar. Këtë nuk e prisja. Do u bëj thirrje gazetarëve dhe eskpertëve tanë që të mos lavdërojnë futbollistët tanë dhe t’i bëjnë yje.

Shaparenko nuk është te Real Madrid, Vanat nuk është te Barcelona. Ata janë ende duke pirë qumësht gjiri, ata nuk dinë të luajnë futboll. Dje Tsigankov deshi të ndalte një top të lartë, por sfera i iku disa metra larg. Dhe ky është një lojtar i cili luan në La Liga, çfarë mund të themi për të tjerët?

Nuk e kuptoj çfarë lloj futbolli është ky. Asnjë gjuajtje në portë në pjesën e parë, asnjë pasim para apo agresivitet. Çfarë do të ndodhë më pas? Pavarësisht sa e trishtë mund të duket, ky është niveli i lojtarëve tanë, Shqipëria dukej e shkëlqyer në krahasim me ne.

Unë nuk do të kritikoj Rebrov, pasi nuk e di se si është procesi stërvitor në ekipin kombëtar aktualisht. Por unë mund të them vetëm se lojtarët tanë e treguan se ishin ende “qumështorë”. Do të jetë e vështirë për ta që të transferohen në Europë. Nuk pres asgjë të mirë as ndaj Çekisë, që ka një skuadër më të mirë se Shqipëria.,

Nuk mund ta harroj ndeshjen me Shqipërinë, ndaj j nuk do ta shoh atë me Çekinë, jam i nervozuar mjaftueshëm. Mendoj se Rebrov do të ndryshojë gjysmën e ekipit”, u shpreh ish-trajneri.

Lajme të lidhura

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër
Breaking Views

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Para
RTSH = Media që e paguajmë për të mos i parë/dëgjuar asnjë program

RTSH = Media që e paguajmë për të mos i parë/dëgjuar asnjë program

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati
Aktualitet

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Bolonjës në Itali ku 12-vjeçari shqiptar Louis Pisha ka ndërruar jetë...

Lexo më shumë
Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

Vlorë/ Nga konflikti i të birit te tragjedia, zbardhet ngjarja ku 63-vjeçari humb jetën, autorët në arrati

09:05 - 04/04/26
Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

Superliga në ‘zjarr’: Penallti e kontestuar, 1-1 mes Flamurtarit dhe Tiranës, grushte në Shkodër

08:26 - 04/04/26
Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

07:55 - 04/04/26
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

07:31 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com