GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Media ishte e pranishme”, Mark Marku: Kuvendi i sotëm ishte më transparent se ai i Berishës

18:14 - 18/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Marku: Basha u bë i keq pas shtatorit, PD-ja duhet të rimarrë misionin e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pedagogu dhe analisti Mark Marku, i cili ka qenë i zgjedhur si deputet i PD në zgjedhjet e 25 prillit, por më pas i dorëhequr, në një intervistë për mediat ka analizuar zhvillimet politike në Partinë Demokratike.

Marku tha se ajo që shikon është se PD është e hapur ndaj krizës së vet, teksa sipas tij, Kuvendi i sotëm ka dhënë shenja që PD-ja pavarësisht problemeve që ka, mospërputhjeve, në fund është një proces normal.

“Shikoj dy gjëra në këtë Kuvend, po edhe në të gjitha zhvillimet. PD është e hapur ndaj krizës së vet, ka hapur debatin publik dhe të brendshëm për krizë ne vet. Gjë që e kam kërkuar në kongresin e korrikut. Ideja që të bëjmë një analizë, të ftojmë një debat. E konsideroj ndryshimin si proces, jo si akt. Ti mund të marrësh vendim të ndryshosh, por nuk ndryshon dot.

Në këtë kuptim faza e parë, aty krijohen premisat e ndryshimit. Ka pasur një përpjekje për ta përdorur pakënaqësinë e demokratëve, dëshpërimin, zemërimin, për ta funksionalizuar në favor të përpjekjes së Sali Berishës për të marrë kontrollin e PD-së. Gjë që ka çuar në një sërë veprimesh jo legale, kaotike. Mendoj që ky Kuvend ka dhënë shenja që PD-ja pavarësisht problemeve që ka, mospërputhjeve, në fund është një proces normal. Një Kuvend i thirrur brenda normave statutore, mbi një kuorum të caktuar. Shpresoj që nesër të na jepen të dhënat transparente për delegatët që kanë marrë pjesë” – tha Marku.

Më tej ai tha se Kuvendi i sotëm ka disa gjëra që e bëjnë të ndryshëm nga Kuvendi i 11 dhjetorit, ku një ndër to ishte prania e mediave dhe procedura ka qenë transparente.

“Mediat nuk u penguan. Nëse ti mendon që i ke të gjithë elementet që e bëjnë veprimin tënd të ligjshëm, nuk ke pse i pengon mediat. Pse duhet t’i largojmë mediat. Mediat kanë qenë të pranishme sot, procedura nga pikëpamja institucionale, brenda një organizate politike ka qenë transparente, tani ne duam ta verifikojmë këtë. Nëse kanë qenë 5004 delegatë, shifrat e deklaruara nga vetë Berisha që vetë caktoi Kuvendin, datën, komisionit e verifikimit, janë të rreme” – tha Mark Marku.

Etiketa: KuvendiMark MarkuMEDIAtransparent

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Referendumi, nis numërimi i votave në Kukës

Referendumi, nis numërimi i votave në Kukës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com