GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Mediat franceze, jehonë vendit tonë: Shqipëria, det, diell, dashuri dhe mikpritje

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 4 min
A A
Mediat franceze, jehonë vendit tonë: Shqipëria, det, diell, dashuri dhe mikpritje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat franceze po i bëjnë jehonë vendit tonë për bukuritë dhe kulturën që ka. Ato e përshkruajnë Shqipërinë si një vend ku mund të gjesh çdo gjë, det, mal, diell, dashuri, mikpritje dhe mbi të gjitha histori, kulturë dhe traditë të veçantë.  Më poshtë është artikulli i një media franceze për Shqipërinë, ata të cilët e lexojnë vështirë se do i rezistojnë dëshirës për të ardhur dhe për të vizituar këtë vend.

“Një mrekulli që nuk e gjen kudo  bëhen në malet e veriut dhe për gastronominë e tij tradicionale. Produktet natyrore dhe organike të disa rajoneve kontribuojnë për ta bërë atë një nga kuzhinat më të shëndetshme në Europë!”, shkruan për revistën franceze të guidave turistike, Tanguy Revault.

Turizmi mjekësor, zbulimi i fundit i turistëve të huaj

Vitet e fundit, territori ballkanik, buzë Adriatikut dhe Jonit, është kthyer në një nga destinacionet e preferuara për ushtrimin e turizmit mjekësor. Dritan Gremi, themelues dhe drejtor i Klinikës Gremi, punon që prej më shumë se 10 vjetësh në fushën e turizmit dentar.

Më tepër se 15 mijë pacientë nga Italia, Franca, Belgjika, Anglia, por edhe nga vende më të largëta si Shtetet e Bashkuara të Amerikës frekuentojnë klinikën e tij. E vendosur në një nga rrugët më të njohura në qendër të Tiranës, kjo klinikë ofron trajtime të ndryshme: operacione të avancuara dentare, mbjellje të dhëmbëve, montim të kurorave, fasetave apo edhe protezave fikse dentare dhe implanteve të tjera dentare, të gjitha me cilësi të certifikuar CE. Mjekë të kualifikuar kujdesen për klientët të cilët përfitojnë nga teknologjia e avancuar. Falë sistemit të taksave në vend, ata përfitojnë edhe çmime shumë më të ulëta se ato në vendet fqinje të Europës Perëndimore.

Klinika ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke filluar nga pritja e pacientëve në aeroport e deri tek akomodimi i përfshirë në një nga strukturat komode hoteliere që i përkasin sipërmarrësit, dhënien e kujdesit dentar si dhe organizimin e vizitave turistike gjatë fundjavave. Kjo përfshin tendencën e re që tërheq shumë turistë evropianë: turizmi i lidhur me zbulimin e një ish-diktature. Ashtu si trendi i ri i momentit që bazohet në interesin për të kaluarën komuniste të vendit, dikur një nga diktaturat më të egra në rajon. Udhëtarët evropianë vijnë në numër të madh, kureshtarë për të eksploruar këtë trashëgimi.

Historia e Shqipërisë në kohën e diktaturës, një atraksion për turistët Me gjithë pasionin e një njeriu që e do thellësisht vendin e tij, Dritan Gremi na zbulon një nga specialitetet e turizmit aktual në Shqipëri: njohjen e një ish-diktature komuniste. ‘Jeto si në kohën e komunizmit’, një nismë shumë interesante të cilën ai e konsideron si mision. Sipas tij, përballja e të huajve me regjime autoritare nga më të ashprat të Lindjes së kontinentit evropian ka diçka thuajse ekzotike.

Ndonëse nuk hyn në detaje rreth projektit, ai e bën të qartë se objektivi nuk është vetëm të ofrojë një udhëtim në të kaluarën komuniste, por edhe të ndajë disa nga përvojat e jetuara nga shqiptarët gjatë kësaj periudhe. ‘Është një mënyrë për të treguar se si kemi jetuar për 50 vjet, njëdetyrë kujtese për të mos harruar të shkuarën, e cila nëse harrohet rrezikon të përsëritet’, thotë ai.

‘Për shumë vite shqiptarët kanë jetuar në një sistem që ka pasur një ndikim të thellë në jetën e tyre. Më veçanërisht brezi i prindërve tanë që e kaluan pjesën më të madhe të jetës së tyre nën një sistem të krahasueshëm me atë të Koresë së Veriut të sotme. Është koha që tmerri i së kaluarës të përdoret për një arsye të mirë”, thotë ai.

 

Nga Veriu në Jug, një natyrë që ka gjithçka për t’u pëlqyer

Shqipëria, një territor që ndodhet mes Ballkanit dhe Detit Mesdhe, aspiron të integrohet shumë shpejt në BE dhe ka përfituar prej vitesh nga lëvizja e lirë e njerëzve në zonën Shengen.

Vendi është i famshëm sidomos për mikpritjen e të huajve. Riviera shqiptare shtrihet në më tepër se 100 km nga Vlora në Sarandë. Në të gjejmë male që dominojnë bregdetin shkëmbor, ndërsa plazhet e Gjipesë dhe Palasës, me rërën e bardhë dhe nuancat e blusë, janë ndër më të bukurat në vend. Parku arkeologjik i Butrintit dhe teatri i tij madhështor romak, i mbrojtur nga UNESCO, është një nga destinacionet më të rëndësishme kulturore dhe do të jetë pjesë e udhëtimit.

 

Bukuritë e Veriut si në dimër dhe në verë

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës, në zemër të Alpeve, ofron peizazhe të mahnitëse dhe të paprekura, ujëvara, pyje dhe lugina që lënë pa fjalë çdo amator të ecjes malore. Në Vjosë dhe Osum praktikohet rafting dhe gjatë një ndalese në Përmet, mund të shijohet mish bio, produkte qumështi dhe veçanërisht glikoja e famshm e rrethit që mbetet në majat e artit të kuzhinës.

Ata që janë të dhënë pas historisë duhet të vizitojnë edhe Gjirokastrën dhe Beratin, ndërsa në Korçë gjendet ai që vendasit e quajnë “Parisi i vogël”. Në qytetin antik të Apolonisë, rrënojat dëshmojnë të kaluarën e tij të lavdishme. Dhe pamja përtej kodrave është një burim frymëzimi për ata që pëlqejnë fotografinë.

 

Një arsye më shumë për të vizituar Tiranën në 2022

Tirana është një metropol i përshtatshëm për të gjithë udhëtarët! Muzeumet apo teatri, shëtitjet në

natyrë, monumentet historike dhe aktivitetet kulturore, ka diçka për të gjithë. Nuk mund të mos përshkohet edhe lagjja e Bllokut (zonë e autorizuar më parë vetëm për drejtuesit), vendi i qytetit që jeton nga klubet e natës dhe performancat e muzikës live. Një lagje herë e thjeshtë, herë mondane.

Gjithsesi, pjesa më e gjallë e qytetit dhe që gjithmonë zien. Krahas takimeve me njerëz që e duan jetën dhe e shijojnë çdo moment, 2022 ofron një arsye më shumë për të vizituar kryeqytetin shqiptar.

Etiketa: artikullbukuriShqiperia

Lajme të lidhura

Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare
Art & Kulturë

Ndahet nga jeta Rezana Çeliku, aktorja që la gjurmë në kinemanë shqiptare

18:45 - 20/08/26
Pelegrinazhi dhe historia e Abaz Aliut që pushoi 5 ditë në malin e Tomorrit
Aktualitet

Pelegrinazhi dhe historia e Abaz Aliut që pushoi 5 ditë në malin e Tomorrit

09:07 - 20/08/26
“Paratë publike nuk janë pronë e një bordi”, Leonard Bombaj i shkruan Ramës dhe Gonxhes/ Regjisori: 2 vite pritje për financimin e filmit
Art & Kulturë

“Paratë publike nuk janë pronë e një bordi”, Leonard Bombaj i shkruan Ramës dhe Gonxhes/ Regjisori: 2 vite pritje për financimin e filmit

14:00 - 15/08/26
Para
Donaldi flet për periudhën e vështirë të jetës: Flija herët se isha pa ngrënë

Nuk e fitoi “BBV”/ Reagon Donaldi: Nuk mora çmimin e madh, por ftoj Ilirin të...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com