GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Mediat gjermane ‘nxjerrin blof’ Kurtin: Kosova është jashtë loje

17:23 - 18/06/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Trysni duhet t’i ushtroni Beogradit, jo Prishtinës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti humb mbështetjen e perëndimorëve edhe pse frika e Prishtinës zyrtare nuk është aq pa bazë. Mediat në Gjermani flasin rreth zhvillimeve të fundit në shtetin ballkanik.

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” në analizën e saj me titull “Kosova jashtë loje” shkruan për historinë e gjatë të konfrontimit që ka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me aleatët perëndimorë dhe konstaton, se realisht bëhet fjalë për një kokëfortësi që e dëmton Kosovën, me gjasa për një kohë të gjatë. “Kurti e ka humbur hë për hë mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën.

Jo Serbia, por Kosova shihet në Bruksel dhe Uashington si punëprishëse në Ballkan. Dhe kjo, megjithëse Beogradi qëndrimin e tij obstruktiv nuk e ka ndryshuar, me të cilin gjithë kohës e ka penguar zgjidhjen e konfliktit të Kosovës”, analizon Reinhard Veser në gazetën gjermane.

Ndërsa gazeta “Neue Zürcher Zeitung në një artikull me titullin “BE vendos sanksione kundër Kosovës”, shkruhet se Brukseli po e shtrëngon vidën për Kosovën që i qëndron palëkundur qëndrimit të saj të fortë. “Brukseli dhe Uashingtoni zemërohen që Kurti në konfliktin për veriun e Kosovës ndjek axhendën e tij…Menaxherët perëndimorë të krizës e dinë mirë se me çdo ditë rritet rreziku i shkallëzimit.

Me masat e tyre ata duan ta vendosin Kurtin në një presion të madh që të organizojë zgjedhje në veri dhe të paraqesë propozimin për themelimin e Asociacionit pjesërisht autonom. Por Kurti njihet për atë që nuk i ikën konfrontimit. Por ai nuk mund t’i qëndrojë gjatë pa bërë gjë kërkesave që vijnë nga Uashingtoni dhe Brukseli- Prishtina është në plan afatgjatë si nga ana ekonomike edhe diplomatike e varur nga perëndimi.”, shkruan DW.

Ndërsa në një analizë të historianit për Evropën Juglindore, Oliver Jens Schmitt në radion gjermane, Deutschlandfunk Kultur, theksohet pse pala kosovare nuk pranon Asociacionin e Komunave Serbe. “Qeveria kosovare i trembet, dhe jo aq pa të drejtë, se këtu do krijohej një lloj shteti serb paralel në territorin e shtetit kosovar, që komandohet nga Beogradi dhe vërtet është kështu që pjesë të mëdha të politikës së serbëve të Kosovës, sot komandohen drejtpërdrejt nga Beogradi…Vuçiq një nga protagonistët kryesorë të një politike ruse dhe politike kineze në rajon, përmes rritjes së tensioneve në Kosovë tani forcohet nga perëndimi, në vend që të mbështeten forcat demokratike në Serbi.”

Kurse platforma “euroactiv”  i kushton vëmendje deklaratës së presidentes sllovene, Nataša Pirc Musar për më shumë dialog mes Prishtinës dhe Beogradit. “Dialogu është rruga e vetme për të zgjidhur situatat e rënda. Natyrisht këtë duhet ta bëjnë të dyja palët, dhe Kosova duhet të bëjë pjesën e saj të detyrës”, tha Nataša Pirc Musar që bëri të ditur, se do të vizitojë Kosovën në tetor të këtij viti.

Etiketa: KosovaKurtimediat gjermane

Lajme të lidhura

Shpërthimi i mori jetën 55-vjeçarit shkodran, Policia dhe OSHEE me versione të ndryshme
Aktualitet

Shpërthimi i mori jetën 55-vjeçarit shkodran, Policia dhe OSHEE me versione të ndryshme

11:53 - 29/12/25
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputët e PD shkresë Peleshit: Të mblidhet nesër Këshilli i Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputët e PD shkresë Peleshit: Të mblidhet nesër Këshilli i Mandateve

11:39 - 29/12/25
Shpërthen matësi i energjisë elektrike në Shkodër, humb jetën 55-vjeçari
Aktualitet

Shpërthen matësi i energjisë elektrike në Shkodër, humb jetën 55-vjeçari

11:10 - 29/12/25
Para
BBC: Paranoja e Vladimir Putin po izolon qytetet e vendit

BBC: Paranoja e Vladimir Putin po izolon qytetet e vendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthimi i mori jetën 55-vjeçarit shkodran, Policia dhe OSHEE me versione të ndryshme
Aktualitet

Shpërthimi i mori jetën 55-vjeçarit shkodran, Policia dhe OSHEE me versione të ndryshme

11:53 - 29/12/25

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur paraditen e sotme qytetin e Shkodrës, ku si pasojë ka humbur jetën një 55-vjeçar....

Lexo më shumë
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputët e PD shkresë Peleshit: Të mblidhet nesër Këshilli i Mandateve

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, deputët e PD shkresë Peleshit: Të mblidhet nesër Këshilli i Mandateve

11:39 - 29/12/25
Event festiv me gazetarët sportivë, presidenti Duka vlerëson bashkëpunimin dhe kontributin e medias

Event festiv me gazetarët sportivë, presidenti Duka vlerëson bashkëpunimin dhe kontributin e medias

11:20 - 29/12/25
Shpërthen matësi i energjisë elektrike në Shkodër, humb jetën 55-vjeçari

Shpërthen matësi i energjisë elektrike në Shkodër, humb jetën 55-vjeçari

11:10 - 29/12/25
“O qeveritarë të poshtër!” Vlonjatët pa ujë prej pesë ditësh, tentojnë të futen me bidona në bashki

“O qeveritarë të poshtër!” Vlonjatët pa ujë prej pesë ditësh, tentojnë të futen me bidona në bashki

10:46 - 29/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com