Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane në Tiranë Yuri Kim, dhe sekretarin Michael Ball.
Ambasadorja Amerikane foli për ndikimet ruse në financimin e partive politike. Në takim u ra dakord për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare.
Po ashtu bashkëbiseduesit ranë dakord për nevojën e një demokracie funksionale si dhe rolin e rëndësishëm të opozitës
Nga ana e tij Mediu e informoi Ambasadoren Kim dhe Ball, për vizitën e deputetëve shqiptar të grupit IPAC në SHBA me ftesë të senatorëve amerikanë Menendez dhe Rubio.
“Sulmi kibernetik nga Irani ka nevojë për përgjegjësinë dhe angazhimin e fortë të institucioneve shqiptare si dhe domosdoshmërinë për të bashkëpunuar dhe kordinuar me NATO dhe SHBA.”, shkruan më tej Mediu në Instagram.
Discussion about this post