GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mediu ‘tradhton’ Berishën: Nuk do jem në protestë

17:44 - 23/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mediu ‘tradhton’ Berishën: Nuk do jem në protestë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk do të jetë i pranishëm në protestën që Partia Demokratike do të zhvillojë më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti i liderëve të Bashkimit Europian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë për Euroneës Albania, Mediu ka bërë me dije lajmin e rëndësishëm duke u shprehur se atë ditë do të jetë për një takim në Uashington në një takim të Internacionales Demokratike.

Opozita të konsultohet

Mediu nënvizoi se në lidhje me këtë protestë, opozita duhet të konsultohet me partnerët e saj, si Partitë Popullore Europiane dhe Partitë Konservatore Europiane.

“Unë padyshim e vlerësoj që protesta është një nga elementët më të domosdoshëm politik, në mënyrë të veçantë të opozitës. Por për protestën e 6 dhjetorit as nuk më ka pyetur kush, as më ka kërkuar njeri mendim. Por ajo që dua të them, është që protesta nuk duhet kthyer në qëllim në vetvete të opozitës. Ka disa rrafshe në të cilat duhet të punojë opozita.

Qëndrim i përbashkët

Meqënëse ndodhemi para një samiti të rëndësishëm, është e rëndësishme atë marrëdhënie që ka Partia Demokratike apo Republikane, dhe parti të tjera të opozitës, në momente të tilla duhet të kemi një qëndrim të përbashkët me partnerët tanë, me Partitë Popullore Europiane, me Partitë Konservatore Europiane, edhe me ata njerëz apo qendra vendimarrëse europiane, në mënyrë që mos të krijojmë perceptime të gabuara të cilat mund të kthehen në disavantazh opozitar.

‘Do jem në Uashington’

Nuk do të jem sepse do të jem në Uashington në një takim të Internacionales Demokratike që zhvillohet në të njëjtën kohë. Po të më kishin pyetur, do thoja në radhë të parë që duhet patjetër të konsultoheshim me Partitë Popullore Europiane, që kanë peshën kryesore jo vetëm në PE, por në qendrat më të mëdha vendimarrëse, në mënyrë që të mos lëmë shteg për keqinterpretime apo abuzime me aktivitetin politik opozitar,”- theksoi ai.

Deri më tani, Fatmir Mediu i Partisë Republikane është i pari nga aleatët i cili ka bërë me dije se nuk do të mbështesë aksionin opozitar kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Etiketa: BerishenMediutradhton

Lajme të lidhura

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë
Breaking Views

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos
Breaking Views

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25
Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët
Breaking Views

Tur kombëtar i Salianjit: pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët

21:19 - 26/12/25
Para
“3 ministra e një kryebashkiak janë përgjuar nga shërbimet e huaja”

"3 ministra e një kryebashkiak janë përgjuar nga shërbimet e huaja"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”
Breaking Views

Manchester United në zonën Champions, mundin Newcastle në “Boxing Day”

23:29 - 26/12/25

Mançester Junajtid ka triumfuar sot në ndeshjen e vetme të programuar për “Boxing Day”, ditën pas Krishtlindjeve, duke mposhtur me...

Lexo më shumë
Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

Lewandowski: Dua të kualifikohemi, Shqipëria rival i komplikuar, nuk do të jetë e lehtë

23:15 - 26/12/25
Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

Petro Koçi: Balluku të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej menjëherë

22:36 - 26/12/25
“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

“Lojtarët tanë janë gati”/ Sylvinho: Çdo ndeshje vendoset nga detajet, Polonia do të jetë kyçe

22:03 - 26/12/25
“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”, Berisha rrëfehet në podkastin e Floriana Garos

21:38 - 26/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com