GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Megaoperacioni “Shpirti”, zyrtarët e policisë të arrestuar, mundësonin trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali

13:41 - 02/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Detajet e plota/ Goditja e grupit kriminal me zyrtarë e oficerë policie të përfshirë, ja itinerari i trafikut të drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në operacionin antidrogë “Shpirti” janë vënë në pranga një prokuror, drejtues të policisë si dhe zyrtarë të lartë publik.

Në listën e të arrestuarve janë: Maksim Sota, prokurori i Vlorës, Ilirjan Balla, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Saimir Kurti, drejtor i zyrës së Punës në Kavajë, Festim Lelaj, nënkomisar i Drejtorisë së Policisë Fier, Hekuran Marku dhe Agustin Deda shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Në pranga ka rënë Ilirjan Balla, shefit kundër trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai po hetohet në masën arrestit në shtëpi me akuzën shpërdorimit të detyre. Oficeri i lartë ka qenë drejtues i lartë i policisë në disa qarqe. Ai dyshohet se ka garantuar trafikun si në rrugë tokësore ashtu dhe në atë detare.

Festim Lelaj është një tjetër i arrestuar ndër radhët e policisë. Ish komisari i Fierit ka tentuar të arratiset në aksionin për kapjen e tij. Ai është hedhur nga ballkoni i banesës, por ka mbetur i dëmtuar në këmbë.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar edhe prokurori Maksim Sota.

Prokurori Maksim Sota e ka nisur detyrën në Prokurorinë e Vlorës dhe ka qenë drejtues i kësaj prokurorie për disa vite.

Ai ka qenë kandidat për të qenë pjesë e SPAK. Në korrik të vitit 2019 u intervistua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si kandidat i Strukturës së Posaçme, por u skualifikua që në fazën e parë.

Sota akuzohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij Gjykata ka dhënë masën e sigurisë të arrestit në shtëpi.

Nga hetimet e nisura që prej vitit 2014, të përfshirë në këtë trafik kanë qenë dhe dy shoqërues t ëish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Ata janë Hekuran Marku e Agustin Deda.

Sipas SPAK, të gjithë zyrtarët e arrestuar kanë qenë edhe pronarë të lëndës narkotike. Duke shpërdoruar detyrën ata kanë garantuar që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë

Etiketa: drogeItaliShqiperizyrtare

Lajme të lidhura

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren
Aktualitet

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Publikohet lista e plotë e të gjithë deputetëve të Kosovës që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

Publikohet lista e plotë e të gjithë deputetëve të Kosovës që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

TË FUNDIT

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

Sekretariati i Etikës së Kuvendit ka marrë vendimin që të përjashtojë me 20 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka,...

Lexo më shumë
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com