GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Megjithë humbjen e thellë, Abazoviç tregohet optimist: Do jemi shtylla kryesore e qeverisë

në Aktualitet, Rajoni
Kohë leximi: 2 min
A A
Megjithë humbjen e thellë, Abazoviç tregohet optimist: Do jemi shtylla kryesore e qeverisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri aktual i Malit të Zi Dritan Abazoviç, ka folur pas përfundimit të numërimit të votave.

Koalicioni “Guximi numërohet” ku ai bën pjesë me Lëvizjen “Ura” i ka marrë 13%.

Sipas këtij rezultati ky koalicion do të ketë 12 deputetë në Kuvendin e Malit të Zi.

Abazoviç tha se do të jenë shtylla kryesore e qeverisë malazeze.

“Qëllimi është një shoqëri gjithëpërfshirëse”, tha Abazoviç.

Ai theksoi se ka shumë punë për të bërë.

“Nuk ka rëndësi se ne ishim objektivi kryesor në fushata, anëtarët e të dyja partive treguan qëndrueshmëri dhe ia arritëm qëllimit. Vazhdojmë, do të llogarisim me guxim edhe në periudhën në vijim”, tha kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviç.

Abazoviç i është përgjigjur gjithashtu edhe deklaratëve të pas fitores së, Milojko Spajiç, kryetar i listës së Lëvizjes Evropa Tani i cili tha se nuk do të formojë qeveri me Urën. Abazoviç tha se kushdo që dëshiron të vendosë interesin kombëtar është partner i URA-s.

“E kemi qeverinë, presim parlamentin. Kushdo që dëshiron të vendosë interesin kombëtar është partneri ynë. Ne nuk shohim një qeveri të qëndrueshme në të cilën nuk marrim pjesë. Vetëm njerëzit që kanë lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin nuk janë të pranueshëm për ne, por kushdo që është për një Mal të Zi evropian, civil dhe ekologjik është i mirëpritur,” tha ai.

Nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura ditën e djeshme datë 11 qershor, dalin 81 deputetë dhe shumica e re parlamentare do të zgjedhë kryeministrin dhe qeverinë e re të Malit të Zi. Partia proevropiane Lëvizja “Evropa Tani” ka shpallur fitoren me 23 deputetë.

Pasohet nga koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve e ish-presidentit Milo Gjukanoviç me 23,7 për qind ose me 21 mandate në Parlamentin e Malit të Zi. Koalicioni pro-serb dhe pro-rus “Për të Ardhmen e Malit të Zi” (ish Fronti Demokratik) ka fituar 15 përqind të votave ose 13 mandate dhe koalicioni URA e Dritan Abazoviçit me Demokratët të Aleksa Beçiçit 12.3 përqind ose 11 mandate.

Partia Boshnjake, si partia më e madhe e pakicave në Mal të Zi fitoi 6.8 përqind të votave ose 6 mandate, kurse në parlament do të hyjë edhe Forumi Shqiptar me 2 mandate, Aleanca Shqiptare dhe Nisma Qytetare Kroate me nga 1 mandat.

Etiketa: Dritan AbazovicKryesore1Zgjedhjet ne Mal te Zi

Lajme të lidhura

Festa e Ashures, besimtarët bektashinj kremtuan një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit
Aktualitet

Festa e Ashures, besimtarët bektashinj kremtuan një nga ditët më të rëndësishme të kalendarit

20:16 - 26/06/26
Helmimet tek Akademia e Sigurisë/ Ndërpritet aktiviteti i firmës së themeluar nga Nikolin Jaka, nën hetim edhe AKU!
Aktualitet

Helmimet tek Akademia e Sigurisë/ Ndërpritet aktiviteti i firmës së themeluar nga Nikolin Jaka, nën hetim edhe AKU!

16:42 - 26/06/26
Deputeti britanik i kthehet Ramës: Nuk marr mësime nga një kryeministër, që po detyron rininë të largohet
Aktualitet

Deputeti britanik i kthehet Ramës: Nuk marr mësime nga një kryeministër, që po detyron rininë të largohet

13:50 - 26/06/26
Para
Aguero tregon bisedën me Messin: Optimist për ngritjen e Inter Miami

Aguero tregon bisedën me Messin: Optimist për ngritjen e Inter Miami

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 27 Qershor 2026

07:36 - 27/06/26

Dashi Marsi në aspekt të shkëlqyer ju dhuron energji, vendosmëri dhe dëshirë për të qenë protagonistë gjatë këtij fundjave. Do...

Lexo më shumë
Sot kthehet i nxehti afrikan, temperatura deri në 39 gradë

Parashikimi i motit për sot, 27 Qershor 2026

07:29 - 27/06/26
Dembele gjunjëzon Norvegjinë, Franca e mbyll e para në grup

Dembele gjunjëzon Norvegjinë, Franca e mbyll e para në grup

23:12 - 26/06/26
Bastet sportive online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave

Bastet sportive online, Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave

22:53 - 26/06/26
Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve

Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve

22:33 - 26/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet