GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mehmeti: Eliminimi na shokoi! E ardhmja? As trajnerët e tjerë s’kanë bërë diferencën

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Mehmeti vlerëson Tiranën: Janë ekip i kompletuar, por edhe ne kemi elementë cilësorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dritan Mehmeti, trajneri i Partizanit, para ndeshjes me Vllazninë ka dalë para mediave dhe ka deklaruar: “Normalisht është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Ata kanë një bonus emocional pasi na eliminuam nga Kupa e Shqipërisë. Ne do të bëjmë maksimumin që të japim gjithçka për gjithçka, pasi është një ndeshje që duhet interpretuar siç duhet, sidomos në aspektin mental.

E rëndësishme është që lojtarët të mos mendojnë se çfarë kanë bërë më përpara, por ta interpretojnë si duhet ndeshjen nesër. Duhet të bëjmë maksimumin të jemi të qetë në aspektin psikologjik. Duhet të menaxhojmë të gjitha situatat e ndeshjes. Në Kupë nuk i menaxhuam mirë 30 minutat e para. Mund të dyfishonim rezultatin”.

LOJA – “Sa i takon filozofisë së lojës, ne zhvillojmë manovër sulmuese. Edhe me statistika e prekim shumë zonën e kundërshtarit. Do kërkojmë të mos e ndryshojmë filozofinë e lojës, edhe pse jemi në presionin e rezultatit”.

GJENDJA PSIKOLOGJIKE – “Kemi pasur një shok psikologjik pas eliminimit nga Kupa. Lojtarët kanë besuar shumë te kualifikimi dhe kur vjen me penallti eliminimi, kur ne kishim disa mundësi për të dyfishuar në pjesën e parë, ndikon goxha. Një pjesë e tyre janë mjaft të rinj dhe e kanë të vështirë të ringrihen kaq shpejt në të tilla situata”.

MUNGESAT – “Kemi bërë 5 ndeshje në 18 ditë. Është e vështirë të menaxhohet në aspektin fizik. ME Rrapajn kemi pasur probleme, erdhi i dëmtuar nga U21. Kemi probleme me Albion Markun, i cili ka pasur mbingarkesë. Për një muaj ka bërë 8 ndeshje, është lojtar i rëndësishëm për ne. Kemi edhe Carën me probleme në kavilje. Edhe Junior po ashtu ka shfaqur probleme. Ngarkesat e mëdha dhe ndeshjet e ngjeshura na sjellin në këtë situatë. Kemi lojtarë të tjerë që mund t’i zëvendësojmë. Një skuadër futbolli duhet mbështetur te grupi, jo te individi”.

OBJEKTIVAT – “Kam menduar të bëj maksimumin, dihet si e kam marrë skuadrën, në çfarë momente. Kemi bërë mirë sa i takon lojës, kemi ndryshuar. Kemi fituar edhe lojtarë të rinj që mendoj se do i shërbejnë skuadrën për sezonin e ardhshëm. Me një kujdes të madh të merkatos, Partizani mendoj se duhet të rikthehet pretendenti më i fortë për titullin kampion. Sa i takon punës time, jam pjesë e klubit dhe kam bërë maksimumin. Do bëjë më të mirën sa të jem pjesë e Partizanit. Sa i takon objektivit të klubit, synimi ka qenë titulli kampion. Çdo trajner e vlerëson rezultati”.

ZËRAT PËR PASUESIN – “Nuk ndikojnë aspak zërat. Në këto tre vite pas pasur te Partizani trajnerë me eksperiencë dhe nuk kanë bërë çfarë pritej. Çdo trajneri i ri, si unë, studion. Mundohem të informohem, jetoj me futbollin për të përmirësuar skuadrën. Kam bërë maksimumin dhe e kam përmirësuar. Edhe trajnerët që kanë qenë më parë nuk është se kanë bërë diferencën. Megjithatë jam munduan të bëj maksimumin. Jam i ri, por kam dhënë goxha për këtë klub. Zërat nuk më pengojnë të punoj fort. Nëse do isha në situatë tjetër, do merrja më shumë përgjegjësi. Nuk u shmangem atyre, trajneri i merr ato. Rezultatet tregojnë ndryshim pas janarit, si në lojë ashtu edhe në rezultate.

Nuk kemi pasur fatin në disa ndeshje, kemi humbur tre penallti, jemi eliminuar në gjysmëfinale të Kupës me penallti dhe deri tani kemi fituar lojtarë të rinj. Skuka e Masanga nuk e mendonin se do të bënin diferencën dhe për mua po e bëjnë. Kemi edhe shumë lojtarë të rinj. Partizani ka një bazë me elemente dhe me moshë mesatare të re. Po hedh baza të shëndosha për të ardhmen, E them sërish që duhet kujdes në merkaton e verës. Duhet 3-4 lojtarë dhe kjo skuadër është gati për titullin kampion”.

Etiketa: MEhmetiPartizani

Lajme të lidhura

Akademia e Arbitrimit/ FSHF hap aplikimet, bëhu pjesë e brezit të ri të arbitrave
Sport

Akademia e Arbitrimit/ FSHF hap aplikimet, bëhu pjesë e brezit të ri të arbitrave

12:04 - 01/10/26
“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen
Sport

“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

11:14 - 01/10/26
Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme
Sport

Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

10:05 - 01/10/26
Para
Sako e shkarkoi, Gjykata rikthen në punë djalin e Spartak Brahos

Sako e shkarkoi, Gjykata rikthen në punë djalin e Spartak Brahos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar
Aktualitet

Dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar

12:31 - 01/10/26

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për mësuesin 60-vjeçar Madrid Sula, i arrestuar pak ditë...

Lexo më shumë
Videot intime/ Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje

Videot intime/ Policia e Tiranës zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime personat në pamje

12:10 - 01/10/26
Akademia e Arbitrimit/ FSHF hap aplikimet, bëhu pjesë e brezit të ri të arbitrave

Akademia e Arbitrimit/ FSHF hap aplikimet, bëhu pjesë e brezit të ri të arbitrave

12:04 - 01/10/26
Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar

Arresti i Vlora Hysenit, Bardhi: Këtu është një sistem i kalbur, edhe Policia e Shtetit është në shërbim të krimit të organizuar

11:52 - 01/10/26
Shtyhet seanca e radhës e Metës dhe Kryemadhit, gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit

Shtyhet seanca e radhës e Metës dhe Kryemadhit, gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit

11:40 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com