GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Meksi: Ka një mënyrë që PD të marrë vulën dhe pezullojë zgjedhjen e…

19:27 - 12/06/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meksi: Ka një mënyrë që PD të marrë vulën dhe pezullojë zgjedhjen e…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokat Redon Meksi ka propozuar një zgjidhje ligjore për Partinë Demokratike të drejtuar nga z. Sali Berisha, të cilën, grupi i “vulës” e ka futur në një kaos gjyqësor, përfshirë edhe aktin më të fundit të dramës Basha-Alibeaj, shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të PD-së.

Redon Meksi, i ftuar në debatin e gazetares Sonila Meço së bashku me analistin Sami Neza dhe gazetarin e SYRI TV, Ermaj Rizajn, propozoi “një mënyrë shumë më të thjeshtë për zgjidhur situatën”.

Meksi në fillim tha se “duhet të kishte një rregullore të brendshme të PD-së, sipas statusit si të “vulës” dhe të statusit të PD-së, një rregullore të brendshme që mungon. Ajo rregullore e brendshme do të rregullonte mënyrën se si zgjidhet kryetari. Në të dyja rastet kjo rregullore e brendshme nuk është miratuar kurrë, as nuk është përpiluar kurrë, nuk është çuar as si draft kurrë, por është lënë me dashje evazive që këto të zgjidhen herë pas here, të zgjedhin personat që kanë dëshirë.”…

… Tani kemi dhe një problem tjetër, – vërejti avokati.  . Ne duhet të ndajmë, të mos futemi tek ky rrjeti vicioz. E para: do të ketë betejë për marrjen e vulës që është pika e parë apo do të krijohet Parti e re Demokratike nga ana e Berishës dhe anëtarët e tjerë kryesorë të PD-së?!

Nëse do të ketë betejë, ka një mënyrë shumë më të thjeshtë për të zgjidhur situatën e sotshme. Ne sot jemi në një gjyq që është në shkallë të parë, sepse Gjykata e Apelit vendosi që të rikthehej në shkallë të parë, i cili do të vendosë themelin kujt i takon partia: domethënë, a ishte Kuvendi i mbledhur më 11 dhjetor, i rregullt apo jo?!  Pra, anëtarët e Kuvendit, a zgjodhën ndryshimin e statutit dhe zgjodhën nga pas, këtë Këshill Kombëtar të ri etj. apo jo?!

Në qoftë se jemi në këtë pikë, Partia Demokratike sot , pra ajo e Kuvendit, e 2021-shit, mund t’i drejtohet gjykatës, këtij gjyqtari që i ka rënë çështja e zgjidhjes e të kërkojë pezullimin e zgjedhjeve se thotë “ne jemi një proces sot për zgjedhur kush është Kuvendi, kush është anëtarësia, kush është Këshilli Kombëtar. Këta s’mund të bëjnë zgjedhje për kryetar përsa kohë ti ke çështje në gjykim, prandaj pezulloje këto zgjedhje.”

Në qoftë se jep vendim gjykata që nuk do të bëhen zgjedhje për kryetar (që ka vendosur Lul Basha me të tjerë) s’ka çfarë të bëjë më Lul Basha.

Prandaj, veprimi duhet të bëhet nga ana e PD-së “së numrave”, jo zyrtares që po flasim. Këta do të veprojnë ligjërisht – “kërkojmë pezullimin” – nëse kanë interes të mbajnë vulën. Nëse nuk duan të mbajnë më vulën, pastaj është e kotë të merresh më, ata le të bëjnë çfarë të duan, se ata (pala tjetër) nuk kanë asgjë.”/Syri

Etiketa: MeksiPD

Lajme të lidhura

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg
Aktualitet

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg

14:10 - 16/01/26
Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa
Aktualitet

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa

13:50 - 16/01/26
Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur
Aktualitet

Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur

13:32 - 16/01/26
Para
Biden do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje dentare

Biden do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje dentare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg
Aktualitet

Ish-presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dënohet me pesë vjet burg

14:10 - 16/01/26

Një gjykatë në Korenë e Jugut ka dënuar ish-presidentin Yoon Suk-yeol me pesë vjet burg, pasi e shpalli fajtor për...

Lexo më shumë
Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa

Integrimi në BE zgjon Kuvendin/ Balla kërkon më shumë punë dhe më pak mungesa

13:50 - 16/01/26
Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur

Aksidenti në Durrës/ Arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur

13:32 - 16/01/26
Ambasada e SHBA në Tiranë: Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit…

Ambasada e SHBA në Tiranë: Kartelet shqiptare të drogës përbëjnë kërcënim për sigurinë e vendit…

13:19 - 16/01/26
Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

Denoncimi i Berishës: Rama hakeroi sistemet e SPAK, kërkuan informacion për arrestimin e Engjëll Agaçit

13:05 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com