GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni dhe drejtori i përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, ka folur për mediat, pas paraqitjes së tij në SPAK, ku qëndroi për rreth gjashtë orë gjatë ditës së djeshme.

Nga studio e “MCN Live”, Meksi theksoi se paraqitja e tij ishte e pritshme, në kuadër të investigimeve dhe denoncimeve që lidhen me çështjen e AKSHI-t.

Ai u shpreh se prej më shumë se një muaji e gjysmë, MCN TV ka ndjekur nga afër zhvillimet që lidhen me këtë aferë, duke e konsideruar si një çështje me interes të lartë publik për shkak të kompleksitetit dhe implikimeve që mbart.

Nuk them dot shumë, edhe pse do të doja të isha më i drejtpërdrejtë me publikun. Në dhjetë ditët e fundit kam qenë shumë i përfshirë në këtë histori dhe paraqitja në SPAK ishte e paevitueshme.

Meksi tha se besimi ndaj SPAK nuk ka ndryshuar dhe se gjatë qëndrimit të tij ka gjetur vetëm profesionalizëm nga hetuesit dhe prokurorët me të cilët është takuar.

“Nuk ka për të ndryshuar mbështetja ndaj SPAK pavarësisht se si do të vijojë. Koha do e tregojë se ne do të jemi të njëjtët, sepse nuk mund të zgjedhim se si do të sillemi me publiuin dhe aktorët në vend, sipas skenarëve tona.

Do vazhdojmë të pasqyrojmë aferën e AKSHI-t dhe do vazhdojmë të tërheqim vëmendjen e aktorëve të ndryshëm, në mënyrë që të zbardhim sa më shumë nga kjo aferë. Se zbardhja e aferës do të ndihmojë sa më shumë aktorë.

Dalja ime nuk ishte për qejf, se nuk kisha çfarë të bëja dhjetë ditë rresht. Nuk kam asnjë hall, mund të zgjidhja të ikja. Por vendosa të flasë. Të ndërpresim ata që thonë se ka një hall, se ata që kanë një hall nuk dalin në televizion. Dua të qartësojë situatën.

Në sytë e shumë njerëzve, përfshi dhe familjarëve të mi, ideja është konstante që një ngjarje si e djeshmja është e dëmshme. Nuk dua t’i heq rëndësinë SPAK që të them sa vajtja atje ishte si në restorant.

Ne vazhdojmë punën me lajme në mënyrën më korrekte. A ka mundësi ta rrisim nivelin? A ka mundësi të jemi akoma më të vërtetë në vijim? A ka mundësi të gjejmë detaje të reja dhe ti zbardhim dhe ato?

Nuk kisha asnjë dyshim të vetëm për profesionalizmin e atyre që do takoja. Isha shumë i bindur që do gjeja vetëm profesionalizëm. E kam thënë dhe më parë, nuk ndryshon asgjë sot.

Kam qenë i sigurt dhe jam i sigurt dhe sot që janë tejet profesional. Unë nuk shkova aty si naiv, di procedurat e AKSHI-t që kam marrë pjesë ndër vite. SPAK na ndihmoi për të zbuluar më shumë nga vendimet e GJKKO. Gjeta vetëm profesionalizëm.

Nuk mund të them dot më shumë, se dua t’i lë të punojnë të qetë. Është herët për ta kuptuar, vijueshmëria. Ajo që dua të them është se do vazhdojmë më tej. Është rrugë e gjatë, jemi në sezonin e parë. Do kemi vijueshmëri në ditët në vijim. Dalja sot ishte për të shmangur keqkuptimet”,- tha Meksi.

Drejtori i MCN TV theksoi se puna investigative e televizionit për çështjen e AKSHI-t do të vazhdojë, duke paralajmëruar publikimin e detajeve të tjera në vijim.

“Do vazhdojmë të pasqyrojmë aferën e AKSHI-t dhe të tërheqim vëmendjen e aktorëve të ndryshëm për të zbardhur sa më shumë nga kjo histori. Asgjë nuk do të stopojë, as denoncimet e mia dhe as puna e televizionit.

Mos të duket sikur me ngjarjen e djeshme, diçka do të stopojë. Asgjë nuk do stopojë dhe për denoncimet e mia dhe për punën e televizionit. Në këtë moment të jetës time, investimi im më i madh është kjo godina këtu dhe punonjësit këtu brenda.

Dalja sot qe thjesht për të heshtur këto elementë të spekulimeve. A do jemi të zotët të prodhojmë çdo ditë lajme dhe prodhimtari?

E prisja që do isha në SPAK. Maratona e deklarimeve do të vazhdojë. Nuk di të them nëse çështja e AKSHI-t do të dalin të lidhura, por kam përshtypjen se janë të lidhura”,- tha Meksi.

Ai reagoi edhe ndaj aludimeve se daljet e tij publike lidhen me interesa personale apo presione të mundshme, duke i mohuar kategorikisht këto pretendime.

“Nuk kam asnjë hall. Po të doja mund të largohesha dhe të mos flisja fare. Por vendosa të flas publikisht. Ata që kanë hall nuk dalin çdo ditë në televizion”,- theksoi ai.

Sipas Meksit, çështja e AKSHI-t mund të ketë lidhje me skandalin e njohur si “Homeland Justice”, që lidhet me sulmet kibernetike ndaj sistemeve shqiptare dhe rrjedhjen e të dhënave sensitive.

Ai kujtoi se që në vitin 2022 kishte dyshime mbi mënyrën se si ishin komprometuar sistemet shtetërore, duke shtuar se penetrimi në sistemet e AKSHI-t kishte nisur që prej periudhës së zgjedhjeve të vitit 2021.

“Në 2022 në muajin korrik ne u njohëm me aferën e iranianëve, Homeland Justice, ku për 99.9% të publikut kjo aferë është e paqartë. Që në momentin e parë ata që e njohin sistemin informatik, e dinë që ka diçka më shumë. IT di diçka.

U kuptua se penetrimi në sistemet e AKSHI-t zgjaste prej një viti, që prej periudhës së zgjedhjeve të 2021, që përkon me rrjedhjen e të dhënave të patronazhistëve dhe daljen e pagave. Jo më kot janë disa njerëz të përfshirë që kanë qenë dhe atëherë.

Këta persona kurrë nuk kanë dalë dhe kurrë nuk kanë folur. A ka kosto? Padyshim që do të ketë! Nuk është term i duhur sakrifikimi, por gjykoj se ky ekspozim ka interesin e vetë dhe për publikun se disa gjëra nuk mund të ngelen enigmë dhe nëpërmjet të vetmit mjet që është shantazhi, të ecin përpara.

Historia e Homeland Justice është pika nga e cila duhet të nisim. Kush është IT përgjegjës, nga dolën të dhënat. Kush është kompania përgjegjëse? Sepse jam i bindur 1000% se Homeland Justice ka një emër në Shqipëri, Ermal Beqiri.

Ne kemi kërkuar iranianët, amerikanët, por ky është një emër shqiptar. Do eksploruar pse zoti Berisha dhe zoti Salianji flasin aktualisht për Ermal Beqirin dhe se pse nuk flet ai”,- deklaroi Meksi.

Etiketa: ermal beqirihomeland justigeMeksi

Lajme të lidhura

Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale
Aktualitet

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor
Aktualitet

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë
Aktualitet

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26
Para
Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi
Sport

Përsëri Dembele, shpallet futbollisti më i mirë i Ligue 1 për të dytin vit radhazi

14:46 - 12/05/26

Ousmane Dembele merr sërish një çmim në Francë. Sulmuesi i Paris Saint Germain u shpall futbollisti më i mirë i...

Lexo më shumë
Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

Endri Meksi: Jam i bindur se pas sulmeve të “Homeland Justice” qëndron Ermal Beqiri!

14:19 - 12/05/26
Diella dhe kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

Rama mburret se me Diellën do shkojmë shumë lart, e-Albania del tërësisht jashtë funksionit

14:04 - 12/05/26
PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

PD: Drejtësia në kolaps, qytetarët presin deri në 12 vite për një vendim gjyqësor

13:58 - 12/05/26
Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

Media amerikane ngre alarmin: Shqipëria është narkoshteti më i ri në botë, Rama përfaqëson një gangrenë

13:38 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com