GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Melania zbulon se ku e çoi Donald Trump në takimin e tyre të parë: Ishim vetëm në…

14:42 - 28/09/24
në Botë, Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Melania zbulon se ku e çoi Donald Trump në takimin e tyre të parë: Ishim vetëm në…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në intervistën e saj të parë, pas dy viteve larg mediave, bashkëshortja e Donald Trump, Melania, foli për Fox News me qëllim promovimin e librit të ri të saj.

“Ka ardhur koha që të tregoj historinë dhe të vërtetën time”, tha ajo, duke nisur me kujtimin e takimit të parë të pazakontë me bashkëshortin e saj aktual.

Sipas fjalëve të saj, në kohën kur u njohën, Trump tashmë njihej si një biznesmen i shquar amerikan, gjë që e bënte të vështirë për ta të shkonin në një restorant, kafe apo kinema. Në vend të kësaj, Trump e çoi në një vend të veçantë ku mund të kishin privatësi. Ata së bashku shkuan për të parë një pronë që Trump synonte të blinte, dhe Melania e përshkroi këtë takim të parë si një përvojë shumë të bukur.

“Pasi ishim vetëm në makinë për rreth një orë ose një orë e gjysmë. Nuk kishte zhurma të tjera, as njerëz të tjerë. Në atë kohë ai tashmë njihej si një person i famshëm, kështu që ishte shumë e këndshme të ishim vetëm ne të dy”, tha Melania, duke shtuar: “Më pëlqente vizioni që ai kishte. Dhe lidhja që kishim. Ishte diçka shumë e veçantë”.

“Ishte ditëlindja ime. Dhe ishte Met Gala. Të gjitha ndodhën në një natë. Ishim tashmë në shtëpi, të dy të veshur për mbrëmjen gala”, kujtoi Melania natën kur Trump i propozoi pas kthimit në shtëpinë e tyre të përbashkët. Ata u martuan në janar të vitit 2005.

Në prag të zgjedhjeve të reja presidenciale, ish-modelja foli për anën e Trump që e shohin vetëm ata më të afërtit. Ndërsa në fjalimet e tij ai duket shumë i ashpër, Melania theksoi arsyet përse është ende e dashuruar me të: “Humori i tij, personaliteti, mirësia. Ai është shumë i veçantë. Pozitiviteti i tij. Energjia e tij. Është e mahnitshme”.

Kujtojmë se këto janë kujtimet e para të saj. Zyra e Melanias i ka përshkruar ato si një histori të fuqishme dhe frymëzuese të një gruaje që ka ndërtuar rrugën e saj, ka kapërcyer të gjitha vështirësitë dhe ka “definuar përsosmërinë personale”.

Ish-zonja e parë “fton lexuesit në botën e saj, duke ofruar një portret intim të një gruaje që ka jetuar dhe vazhdon të jetojë një jetë të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftimin e librit. Memoaret e Melanias përmbajnë histori personale dhe fotografi familjare që nuk janë ndarë më parë me publikun.

Etiketa: trump. melani

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Ancelotti para derbit me Atleticon: Do të jetë i veçantë, pres spektakël

Ancelotti para derbit me Atleticon: Do të jetë i veçantë, pres spektakël

Discussion about this post

TË FUNDIT

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Lexo më shumë
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com