GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Mema i Skraparit i fal 252 MLN lekë Robert Zykës për trotuaret e një rruge

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Mema i Skraparit i fal 252 MLN lekë Robert Zykës për trotuaret e një rruge
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Firma e kryetarit të Bashkisë Skrapar, Adriatik Mema, në kontratën e fundit skuqet nga shkeljet dhe abuzimi me fondin qindra milionë lekësh.

Si shumë kolegë të tjerë, kryebashkiaku i Skraparit njihet për manipulimin e tenderëve, por në këtë rast abuzimi është gjigant. Bashka Skrapar paska luksin të shpenzojë 252 milionë lekë për të rregulluar pjesët anësore të një rruge në qytet! Jo vetëm kaq, por kryetari nuk kujdeset ta kursejë fondin,  duke ia dhënë kompanisë me ofertën më të shtrenjtë.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rehabilitimi urban në të dy anët e rrugës “Arkitekt Kasëmi”. Njoftimi i shpalljes së “garës” është bërë më datë 29 janar 2024 dhe është mbyllur me 19 shkurt 2024.

Pra, brenda 20 ditëve është mbyllur pazari.

Nga dokumentet që shoqërojnë kontratën shohim se punimet do të fokusohen tek pastrimet e barishteve në anë të kësaj rruge, do të rikonstruktohen trotuaret të cilat janë dëmtuar, si dhe mund të bëhen vija të bardha aty ku ka nevojë. Kësaj rruge i ka munguar vetëm mirëmbajtja, përndryshe nuk do të kishte nevojë për këtë shpenzim.

Skualifikohen të gjithë, përveç fituesit

Megjithatë projekti i Memës për të harxhuar 252 milionë lekë për sistemimin e dy trotuareve është zyrtarizuar për zbatim dhe tashmë vetëm mund të vihej dora në zemër dhe të harxhohej sa më pak nga arka e bashkisë.

Ndërkohë ne shohim që ky tender është vlerësuar me ‘Flamurin e Kuq’ për shkak të mungesës së konkurrencës. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit sipas Open Data Albania.  Në fakt janë paraqitur 8 oferta në hapjen e garës, por 7 prej tyre kryetari Mema nuk ka marrë mundimin t’i shqyrtojë, por u ka gjetur secilës nga një kleçkë dhe i ka skualifikuar.

Madje të shtata firmat kishin oferta më të lira.

Një prej kompanive kishte ofertë 176 milionë lekë, ndërsa propozimi i fituesit “BESTA” sh.p.k. është 243 milionë lekë. Pra, në se Mema do të kishte marrë në konsideratë edhe ofertat e tjera do t’i kishte kursyer qytetarëve minimalisht 60 milionë lekë. Sepse shohim që pjesa më e madhe e ofertave variojnë në këtë nivel. A është ky 60 milionë lekësh çmimi i korrupsionit me tenderin?

 

Cili është i favorizuari i Memës në tender?

Firma “BESTA” sh.p.k. është  pronë e ortakëve Vullnet Zyka, Robert Zyka dhe Dhionis Heqimi. Kjo kompani me bazë në Dimal, sipas letrave,  operon në fushën e ndërtimit dhe rikontruksioneve. Aktualisht kjo kompani ka marrë edhe lejen për ndërtimin e HEC-eve, impianteve të energjisë si dhe për mirëmbajtjen e porteve dhe aeroporteve.

Kompania njihet për pjesëmarrjen në aferat e qeverisë në fushën e koncesionet e pronave kombëtare. Theksojmë këtu pjesëmarrjen e dyshimtë të firmës në tenderin e koncesionit të Triportit të Vlorës. Kujtojmë që, në vitin 2022, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur firmën fituese që ka fituar koncesionin për Triportin në Vlorë. Pjesë e bashkimit të operatorëve fitues ishte edhe “Besta” sh.p.k. Procedura ka qenë “dhënia me koncesion/partneritet publik privat për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë me afat 10 vjet.

Mes disa konkurrentëve të tjerë me oferta më të lira fitues u shpallën bashkimi i operatorëve “AGBES CONSTRUKSION”, “BESTA”, “Premium Construction & Maintenance”, “ITE. GRUP” dhe “ARKONSTUDIO”. Këto firma kanë pasur një ofertë me vlerë totale të ndërtimit dhe të mirëmbajtjes prej 40.000.000 euro.

 

Ndërkohë, shoqëria “ALBAVIA” nuk kishte paraqitur ofertë. Propozim kishte paraqitur shoqëria “ED KONSTRUKSION”, me vlerë totale të ndërtimit dhe të mirëmbajtjes prej 38.650.000 euro.

Por, kjo shoqëri është skualifikuar dhe fitues është shpallur oferta me rreth 1.4 milionë euro më shumë.

Vetëm pak muaj pasi u shpall fituese, BESTA ia shiti aksionet e saj (30%) kompanisë  “Premium Construction & Maintenance” për vlerën 300 mijë lekë. Pra, aksionerja e koncesionit të vlerësuar me 40 milionë euro e shiti për këtë shumë të pabesueshme pjesën e saj. Po ashtu, ortaku tjetër në këtë shoqëri i la peng aksionet tek një bankë greke.

Kuptohet se tenderi ka qenë fasadë për të mbuluar jëto transaksione. Pra, duke parë këto veprime në të kaluarën, duket se BESTA nuk është një sipërmarrës i besueshëm për punët publike, megjithatë gëzon besimin e zyrtarëve, në këtë rast të kryebashkiakut Mema.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Etiketa: abuzimadriatik memabashkia skraparBESTAtenderTriporti Vlores

Lajme të lidhura

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn
Breaking Views

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26
Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës
Breaking Views

Pazari 2 MLD lekë i Johan Sterjos me Yzedin Bozhajn/ Dyshimet për drejtorin, si ia dha “oktapodit të tenderave” ujësjellësin e Rrajcës

17:30 - 29/07/26
Para
“Kur bashkohemi, triumfojmë”, Noka në Pukë: Ballkani i Hapur hoqi…

“Kur bashkohemi, triumfojmë”, Noka në Pukë: Ballkani i Hapur hoqi…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulim tronditës për Botërorin 1998: Na detyruan të pezullonim kontrollet antidoping për Francën
Sport

Zbulim tronditës për Botërorin 1998: Na detyruan të pezullonim kontrollet antidoping për Francën

08:00 - 04/08/26

Një deklaratë e ish-ministres franceze të Sportit, Marie-George Buffet, ka rikthyer në qendër të vëmendjes Botërorin e vitit 1998, të...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

07:45 - 04/08/26
Parashikimi i motit, 4 gusht 2026/ Temperatura të larta gjatë ditës

Parashikimi i motit, 4 gusht 2026/ Temperatura të larta gjatë ditës

07:30 - 04/08/26
Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

Zjarr në një apartament te Shkëmbi Kavajës, 6 persona në spital nga asfiksia

22:52 - 03/08/26
Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

Protesta kundër Ramës, qytetarët i lënë mesazh në Bulevard: Nuk ka marrëveshje!

22:43 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com