GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Memelli: Sot bëmë detyrën, kur të shkojmë në “Final 4”…

22:49 - 26/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Memelli: Sot bëmë detyrën, kur të shkojmë në “Final 4”…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i Vllaznisë Migen Memelli debutoi me fitore në kampionat në këtë aventurë me skuadrën shkodrane. “Blaugranat shqiptarë” mposhtën bindshëm me rezultatin 3-1, Kukësin në shtëpi. Në prononcimin pas ndeshjes tekniku, u shpreh i kënaqur për rezultatin, teksa evidentoi edhe disa probleme që duhen korrigjuar në javët në vazhdim:

“Duke qenë se është ndeshja e parë, ky trepikësh rrit moralin e skuadrës. Kampionati ka një melodi tjetër, ju e patë çfarë ndodhi në Rrogozhinë, ku pretendentët e Egnatias u mposhtën nga Skënderbeu. Të gjitha skuadrat dinë të luajnë futboll. Kukësi ishte i vendosur mirë në fushën e lojës. Sot kemi bërë vetëm detyrën. Nuk ka nevojë për eufori të madhe.

Jam i pakënaqur në 30 metrat e fundit, ku skuadra shpërdoroi shumë. Shpresoj që ndeshjet në vazhdim të jenë më të mira. Më mërziti dalja e Juriç dhe dëmtimi i Krymit para 3 ditësh. E dëgjova me kujdes Xhihanin kur tha Egnatia i ka të sigurt 4 fitore, gjithsesi në futboll nuk i dihet asnjëherë. Të gjithë kemi problemet tona në fillim të kampionatit.

Do të punojmë akoma dhe më tepër në fazën difensive. Kukësi në një rast që erdhi në portë na shënoi. Do të shtojmë manovrat, arti i të mbrojturit është një lexim loje te kundërshtarët. Tek ai rast ka pasur një moment delikat, dikush doli huq, topi ngeli në zonë. Për mua kanë rëndësi të dyja fazat. Ky kampionat do të shkojë deri në 100 minuta. Tranzicion është vrasës sot. Nga një standarte pro, kundërshtari na erdhi dhe na shënoi. Do të shtojmë volumin e punës në fazën mbrojtëse. Sot duke ditur që Kukësi është më e dobët se ne realisht, u përpoqëm të shtonim manovrën sulmuese.

Larmia që kishit lojtarët në lojë, ishte e kënaqshme, krijuam shumë me Grudën, Çobën, Balajn. Do të preferoja që lojtarët të shënonin më tepër dhe shtrirja e golave të shpërndahej. Do të preferoja më shumë që lojtarët e krahëve të bënin më mirë dhe të ishin më altruist. Në ditët në vazhdim do të shtrihemi në lojë.

Ne kishim përgatitur një strukturë tjetër loje. E prisnim me 4-2-3-1 Kukësin. Patëm pak vështirësi. Kam kërkuar që në fillim që lojtarët në presingun ultraofensiv të ishin në kohë. Në disa raste nuk më pëlqeu kjo gjë. Ka gjëra për t’u përmirësuar gjatë kampionatit. Do të shikojmë çfarë kemi bërë mirë dhe ku kemi gabuar.

Të gjithë lojtarët janë në planet e Vllaznisë, ashtu sikurse dhe Alivodës. Për sa kohë është lojtar i Vllaznisë do të jetë në planet e mija. Kampionati është shumë i gjatë do të ketë minuta për të gjithë. Kur të shkojmë në “Final 4” do ta jap dhe konstatimin tim kush e fiton kampionatin”, u shpreh Memelli në intervistën pas ndeshjes./PanoramaSport

Etiketa: migen memelliVllaznia

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Zyrtare/ Bekim Balaj transferohet në kampionatin turk

Shpreson te thirrja e Silvinjos? Balaj: Kam luajtur 50 ndeshje por...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com