GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Menaxhimi i mbetjeve urbane u përkeqësua më 2020, numri i banorëve që nuk morën shërbim u rrit

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Menaxhimi i mbetjeve urbane u përkeqësua më 2020, numri i banorëve që nuk morën shërbim u rrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2020 menaxhimi i mbetjeve urbane u përkeqësua, pasi u rrit më tej përqindja e popullatës që nuk e mori këtë shërbim, raportoi INSTAT.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2020 rezulton të jenë menaxhuar rreth 1,04 milionë tonë mbetje urbane, duke shënuar një rënie me rreth 3,5 %, krahasuar me vitin 2019.

Sasia vjetore e mbetjeve urbane të menaxhuara për banorë, në shkallë vendi, në vitin 2020 është 369 kg/banor, nga 381 kg/banor që ishte në vitin paraardhës.

Në vitin 2020, sasia e mbetjeve jo urbane të menaxhuara bashkë me ato urbane është 17,2 % ndaj sasisë gjithsej, nga 13,0 % që ka qenë në 2019, duke shënuar një rritje me 4,2 %.

Niveli i mbulimit të popullatës me shërbime komunitare për menaxhimin e mbetjeve urbane është 86,9 %, duke shënuar një rënie me 1,0 %, krahasuar me vitin paraardhës.

Në përbërjen e mbetjeve urbane komponent kryesor janë mbetjet organike. Në vitin 2020, mbetjet organike përbëjnë rreth 58,5 % të sasisë gjithsej të mbetjeve, kundrejt 58,4 % që ky tregues ishte në vitin 2019.

Në vitin 2020 u depozituan rreth 80,2 % e sasisë gjithsej të mbetjeve në landfille dhe fusha mbetjesh, duke shënuar një rritje me 2,2 %, krahasuar me të njëjtin indikator një vit më parë.

Në vitin 2020 u ricikluan 18,1 % e sasisë gjithsej të mbetjeve, ndërkohë që në vitin e kaluar ky tregues ishte 18,7 %. Në vitin 2020 janë hedhur jashtë landfillt 0,5 % e sasisë totale të mbetjeve, duke shënuar kështu një rënie të këtij treguesi me 1,8 %, krahasuar me të njëjtin tregues në vitin 2019.

Në vitin 2020, janë gjeneruar gjithsej rreth 1,17 milionë tonë mbetje urbane, ndërkohë në vitin 2019 kjo shifër ishte rreth 1,20 milionë tonë.

Mbetjet të pa menaxhuara në raport me sasinë totale të mbetjeve të gjeneruara në vitin 2020 janë 1,1 % më shumë se në vitin 2019.

Deri në vitin 2018 statistikat mbi “Mbetjet e Ngurta Urbane në Shqipëri” mbështeteshin në të dhëna të mbledhura në terren nëpërmjet anketës vjetore mbi mbetjet urbane pranë subjekteve që ushtronin veprimtarinë e mbledhjes dhe menaxhimit të tyre. Në vitin 2020, INSTAT për mbledhjen e të dhënave mbi mbetjet e ngurta urbane referuar vitit 2019, ka aplikuar për herë të parë metodën inovative nëpërmjet pyetësorëve elektronikë “online” pranë gjithë bashkive të vendit. Mbetjet e ngurta urbane depozitohen në kazanët e grumbullimit të mbetjeve dhe në vendin tonë, ato mblidhen përgjithësisht të pandara sipas llojit dhe në shumë raste në po të njëjtin vend hidhen edhe mbetje industriale qe rezultojnë nga prodhime dhe shërbime të subjekteve të vogla biznesi në territorin urban.

monitor
Etiketa: mbetjemenaxhim

Lajme të lidhura

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Eurostat: Veriu i Shqipërisë mes dy rajoneve më të varfëra në Europë
Aktualitet

UNICEF ngre alarmin: Mbi 40 % e shqiptarëve ndodhen në rrezik varfërie ose përjashtimi social

10:16 - 17/07/26
Më i shtrenjti në rajon! Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, Serbia rikthen masat mbështetëse
Aktualitet

Më i shtrenjti në rajon! Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, Serbia rikthen masat mbështetëse

08:09 - 17/07/26
Para
EMRA/ Plagosja me thikë në Shëngjin, zbulohet e shkuara kriminale e 24-vjeçarit që përfundoi në spital

Zbardhet plagosja në Lushnje, në pranga vëllai i Faik Veliut

TË FUNDIT

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26

Fshati Boshaj në Kolonjë po përballet prej javësh me një pushtim masiv të karkalecëve, të cilët kanë shkaktuar dëme të...

Lexo më shumë
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26
19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

13:38 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com