Një 17-vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë këtë të diel pasi ishte prekur nga sëmundja e meningjitit.
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti tha përmes një lidhje studion e “MCN Live” se moshat me risk më të mash për t’u prekur nga kjo sëmundjeve përveç bebeve janë paraadoleshentët deri në moshën 20 vjeç.
Sipas Alihmehmetit, Shqipëria ka raste sporadike të meningjitit dhe se shqiptarët nuk janë të vaksinuar për këtë gjë.
“Meningjiti është inflamacion i atyre cipave që veshin trurin dhe palcën e kurrizit. Ndodh nga shkaqe të ndryshme, në këtë rast duket se shkak është bakterial. Meningjiti bakterial është më i rrallë, por shumë më i rëndë. Këto lloj bakteresh se duhet të shohim konkretisht bakterin që është izoluar kush është, “neisseria meningitis”, por ka dhe të tjera. Ndodhen krejt normalisht tek njerëzit, në pjesën e fytit, gojës, hundës, fytit. Tek shumica dërrmuese e jona nuk jep asnjë lloj simptome.
Moshat me risk më të madh për të pasur ndonjë problem, përveç bebeve të vogla, mosha e dytë fillon tek mosha e paraadoleshencës dhe adoleshenca dhe tek të rinjtë deri në 20 e ca vjeç . Edhe pse ndodhet tek të gjitha moshat, tek adoleshenca duket se ka më shumë bartës të këtyre baktereve. Kur sëmundja ndodh, rastet janë shumë të rënda. Meningjiti ndodh shumë shpejt, ndodh aq shpejt sa ne e quajmë meningjit të rrufeshëm. Ka vdekshmëri 15% edhe nëse trajtohet shumë mirë. Kjo quhet vdekshmëri e lartë. Nuk jemi të vaksinuar ndaj meningjitit.
Duhet identifikuar cili lloj bakteri e ka shkaktuar. Jo për të gjitha llojet e baktereve ka vaksinë, duhet parë kush është vetë agjenti që e ka shkaktuar. Shqipëria nuk hyn tek zonat gjeografike që ka shumë të tilla, ai rripi i meningjit është shumë më në jug, në zonat e Arabisë, Etiopisë, jemi në distancë të madhe gjeografike nga ato që janë zona me raste të shumë. Numrat janë të vegjël dhe sporadik. Ka tendencën të jenë raste të izoluara dhe këshillohet vaksinimi i personave në kontakt të ngushtë”.
Sipas Alimehmeti, meningjiti është një sëmundje që ka simptoma të dukshme.
“Temperatura është e lartë, duart të ftohta, këmbë të ftohta. Përveç dhimbje të trupit, personi ka dhe konfuzion. Ka prekje të sistemin nervor qëndron. Qafa bëhet e fortë, nuk lëviz ngel në vend, është shenjë. Mund të ketë skuqje në lëkurë”.
Discussion about this post