GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Meri bën paralajmërimin e fortë për këto shenja horoskopi

08:52 - 18/07/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Astrologia jep këshillën: Nuk bën keq të tradhtoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

hoMeri SHehu e ftuar sot tek “Rudina” për parashikimin javor është shprehur se: “Do kemi dhe strese edhe për ata që janë me pushime, disa punë kërkojnë nxitim dhe shumë njerëz do futen në një stres pune. Kujdes nga bllokimi Virgjëreshët, Peshqit, Binjakët dhe Shigjetarët. Por edhe Gaforret, Bricjapët, Dashët dhe Peshoret. Këto janë shenjat që mund të komplikohen pak në këtë periudhë vere”, u shpreh Meri.

Dashi – 1 yll – Duhet të kenë kujdes në çështjet familjare, në lidhje me karrierën, çështje që janë shumë të rëndësishme dhe mund të marrin drejtime të papërcaktuara, por kujdes dhe me punën e shëndetin. Dashët sikur goditen nga të katër anët prandaj duhet kujdes.

Demi – 3 yje – Do kenë një energji pozitive përsa i përket argëtimit, lënë prapa dore shoqërinë dhe merren me jetën e tyre personale duke marrë kënaqësi. Shumë demë që duan të futen në një krijimtari pune apo lidhje të re do kenë një këndvështrim pozitiv dhe mund të ecin përpara me sukses.

Binjakët – 1 yll – Do kenë problematika në çështjet familjare dhe në lidhje me karrierën dhe çështjet ekonomike, do kenë një përballje të fuqishme dhe do ndihen si në mes të zjarrit. Mund të shkojnë me këmbët e veta drejt një rreziku kështu që duhet të kenë shumë kujdes.

Gaforrja – 2 yje – Hëna e re është në Gaforre dhe ky është një lajm shumë i mirë për ta, por pengesat janë të mëdha kështu që duhet të kenë kujdes me kë bashkëpunojnë, çfarë kërkesash kanë. Mos ndoshta kjo hënë e re është shumë e bukur, romantike, familjare për tu përballur me kërkesat e mëdha që vë Plutoni? Kështu që të kenë parasysh marrëdhëniet në çift, bashkëpunimet dhe mos të rrezikojnë.

Luani – 1 yll – Janë drejt një mbyllje shpirtërore ose pune kështu që shumë Luanë do futen në një rreth vicioz, diku hapet, diku mbyllet, diku komplikohet situata, sidomos me punën dhe shëndetin. Nuk duhet të harxhojnë shumë energji dhe duhet t’i marrin gjërat me qetësi.

Virgjëresha – 1 yll – Nën ndikimin e planetit Mars do jenë të shtyrë të marrin veprime të nxituara. Marsi i nxiton, por Virgjëresha nuk e ka këtë si karakter dhe futen në një stres. Janë të bllokuar se çfarë duhet të bëjnë në një moment të caktuar. Kështu që në mesin e verës Virgjëreshët të mos merren me punë të rëndësishme, por të bëjnë pushime dhe t’i kalojnë gjërat më lehtshëm.

Peshorja – 2 yje – Do merret shumë me çështje karriere, por diçka do dëgjojnë përsa i përket karrierës, famës, emrit të tyre. Disa nga Peshoret mund të rrezikojnë pozicionet e larta ose nuk emërohen aty ku duhet ose mund të kenë anulime. Shumë Peshore do vihen në vështirësi në këtë periudhë.

Akrepi – 3 yje – Do fillojnë të funksionojnë më shpejt, me më shumë ritëm në bashkëpunime, sidomos në punë dhe karrierën e tyre. Vera u jep një ritëm më të shpejtë dhe përparojnë përsa i përket qëllimeve, planeve, projekteve dhe jetës personale. Duhet të evitojnë udhëtimet e largta apo rreziqet.

Shigjetari – 1 yll – Futen në një periudhë antagoniste, do ç’orientohen pak, do dalin nga natyrshmëria e tyre. Duhet të kenë kujdes në lidhje me karrierën, punën dhe kontaktet me jashtë.

Bricjapi – 3 yje – Do e marrin më me qejf javën, do jenë më komod, do ecin mirë në dashuri, ekonomi. S’do e kenë mendjen tek pushimet, por do u ecë mbarë puna dhe ndonjë obligim më i madh në jetën personale.

Ujori – 3 yje – Do merren me çështjet ekonomike, do jenë produktivë. Shumë Ujorë këtë verë do e shfrytëzojnë për tu bërë menaxherë të fuqishëm, për të marrë vendime të fuqishme ose për të rimarrë veten në kontroll. Do bëhen zot të vetes së tyre.

Peshqit – 2 yje – Do ndihen në alarm për të vënë në kontroll familjen, punën, situatat. Do ndihen të pasigurt dhe do e kenë të nevojshme të kontrollojnë gjithmonë situatat në këtë periudhë.

 

Etiketa: HoroskopMeriShehu

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Zbulohen 875 bimë kanabis në Krujë, autorët të pa identifikuar

Zbulohen 875 bimë kanabis në Krujë, autorët të pa identifikuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…
Breaking Views

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

09:01 - 11/01/26

Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 41-të të pjesës së parë. Mbrojtësi i Atalantës u detyrua të...

Lexo më shumë
Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

07:45 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com