GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Mero Baze: Pse Sali Berisha po nxiton “ta bëj vetë” gjyqin në Francë?

në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Mero Baze: Pse Sali Berisha po nxiton “ta bëj vetë” gjyqin në Francë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha po shpejton “ta bëj vet” gjyqin që ka kërkuar të çelet në Francë, nga foltorja në foltore.

Në foltoren e Tiranës njoftoi se avokati ka nisur letrën. Në foltoren e Kavajës njoftoi se Gjykata ka pranuar çështjen. Në foltoren e Lezhës njoftoi se po shqyrtohet çështja dhe ka zero fakte për Sali Berishën. Nuk e di se çfarë ḑo të thotë në foltoren e radhës, por e vetmja gjë që ka ndodhur është se në Gjykatën e Francë ka mbritur një zarf dhe është protokolluar. As është hapur, as është shqyrtuar, as është diskutuar, as është caktuar ndonjë gjyqtar. Deri tani ndaj Berishës janë kryer vetëm procedura postare, jo procedura gjyqësore.

Vet Berisha eshte si ato grate që blejnë rroba ne Ebay dhe gjurmojnë pakon ku ka mbritur. Po përse Berishës i duhet ta zhvilloj vet gjyqin e tij në Francë sa më shpejt?

Së pari se PD e pranon konfliktin e Bashës me Berishën por nuk e pranon konfliktin e Berishës me SHBA. Gjithçka çfarë po bëhet është që ky konflikt të maskohet, të relativizohet, të fshihet dhe mundësisht të interpretohet si konflikt personash. Në rastin konkret konflikt mes qytetarit Sali Berisha dhe qytetarit Blinken, I cili paska fyer Sali Berishën se I ka thënë hajdut familjarisht. Më tej si konflikt mes Sorosit dhe Berishës. Pastaj si konflikt mes Ramës dhe “pengut Basha” që kanë blerë SHBA kundër Berishës.

Ajo që në fakt Berisha ndjen kundër SHBA në këto momente dhe ajo që bën ka një diferencë të thellë. Ai më shumë se kushdo tjetër e di çfarë I ka ndodhur në SHBA dhe e di që nuk ikën kurrë ai dënim. Dhe duke e ditur këtë, ai sot është politikani më mashtrues në historinë e këtij vendi por dhe të globit, që po përpiqet të mbuloj me gënjeshtra një lëvizje antiamerikane, brenda një partie që ka lindur bashkë me rikthimin e SHBA në Shqipëri. Ne kete pike nuk ngjan me liderët antiamerikan ene bote që janë me shumice se ata dalin haur. Bile as me aleatin e tij Ilir Meta se dhe ai ka burrërinë dhe del hapur. Ky eshte dhe gënjeshtar dhe frikacak dhe urrejtës i madh i SHBA.

Është pikërisht vokacioni proamerikan I bazës së PD, që e detyron Berishën të bëj akrobaci të tilla dhe të futet në një fushatë gënjeshtrash për të maskuar lëvizjen antiamerikane me banalitete të tilla. Së dyti Berisha po nxiton ta shpik hapa përpara të gjyqit që kërkon në Francë, pasi shpreson që deri më 11 Dhjetor ti mbaj të karikuar mbështetësit e tij në bazë se ai e ka betejën vetëm me një person në SHBA dhe atë do ta fitoj. Frika se baza e PD nuk ia pranon antiamerikanizmin ku bazohet lëvizja e tij, është e qartë dhe është e vetmja gjë pozitive në gjithë lëvizjen e Berishës, pasi ti mund të shikosh një tufë idiotësh që janë dhe me Berishën dhe me SHBA dhe ankohen ndaj një të treti, që ka qenë dhe me Berishën dhe me SHBA, por që tani është vetëm me SHBA.

Mbi të gjitha Berisha sajon gënjeshtra rreth procesit në Francë dhe për të konsoliduar një mekanizëm gënjeshtrash ndaj çdo vendimi që mund të përballet në të ardhmen, qoftë ndonjë ndëshkim tjetër më I ashpër nga SHBA apo ndonjë proces gjyqësor në Shqipëri.

Tani ai e ka gjetur zgjidhjen. Për t’u dukur që nuk dorëzohet dërgon një letër në Francë dhe pastaj raporton para demokratëve “tracking number” për mënyrën se si ai gjurmon vendin ku ka mbritur zarfi me postë. E vetmia gjë e vërtet në këtë histori, është se Berisha ka shpikur një gënjeshtër përmes të cilës mund të prodhoj gënjeshtra të tjera për të maskuar lëvizjen e tij antiamerikane. Por mjerisht këtë e ka për njerëz defiçent, të cilët dhe pse me aftësi të kufizuara mendore e dinë që nuk duhet me dal kundër SHBA.

Deri tani ia ka dal që ata ti gënjej. Pjesën normale të shoqërisë, drejtuesit e PD dhe të tjerë nuk I gënjen dot,. Por dhe sikur ti gënjente me shume se sa kaq, puna është se ai vendimi në SHBA nuk lëviz, se SHBA nuk ka gënjyer veten kur e ka marre atë vendim, bazuar mbi të vërteta të hidhura për Sali Berishen. Dhe ai e di këtë, ndaj po kalbet përditë dhe po nxiton ta fitoj në mendje betejën me SHBA se në realitet ai ndëshkim, do ta ndjek jo vetëm atë, por dhe fëmijët e tij, disa dekada pasi ky të vdes. / Mero Baze

Etiketa: Mero BazeSali Berisha

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Elita shqiptare që doli nga kazani i Enverit, deri te kryekazanxhiu i neokomunizmit

10:32 - 17/07/26
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

13:22 - 11/07/26
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot
OP-ED

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
Para
“13 vjeç më përdhunuan”, Miss Kosova rrëfen detaje të reja nga tmerri që ka përjetuar

“13 vjeç më përdhunuan”, Miss Kosova rrëfen detaje të reja nga tmerri që ka përjetuar

TË FUNDIT

“4.3 mln euro për koncert”/ Zhupa përplaset me Gonxhen: Ku ishte urgjenca? Shqipëria s’ka avionë për zjarret o zotëri
Aktualitet

“Balla gënjen!” Zhupa: Berisha planifikoi aeroportin e Vlorës në zonën e Levanit, Rama e çoi në zonë të mbrojtur

10:50 - 22/07/26

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, nxorri videon e Taulant Ballës nga komisioni, duke manipuluar publikisht...

Lexo më shumë
‘Nuk do t’i rruash flokët?’/ Princesha e Spanjës vë në siklet Ferran Torres

‘Nuk do t’i rruash flokët?’/ Princesha e Spanjës vë në siklet Ferran Torres

10:38 - 22/07/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Efektivi i Policisë së Kosovës gjendet i pajetë në Kukës, dyshohet për vetëvrasje

10:28 - 22/07/26
U thith nga dritarja e avionit, gruaja e pasagjerit serb tregon si i shpëtoi jetën një shqiptar: I jemi mirënjohës

U thith nga dritarja e avionit, gruaja e pasagjerit serb tregon si i shpëtoi jetën një shqiptar: I jemi mirënjohës

10:22 - 22/07/26
Stuhi të forta pritet të përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara

Stuhi të forta pritet të përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara

10:06 - 22/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com