GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Merr fund arratia e Genc Tafilit, arrestohet në Gjermani për vrasjen e Arben Zylyftarit

12:39 - 04/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Merr fund arratia e Genc Tafilit, arrestohet në Gjermani për vrasjen e Arben Zylyftarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas 5 vitesh në kërkim, sot vrasësi famëkeq dhe i njohur Genc Tafili është arrestuar në Gjermani. Ai akuzohet për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari në Shkodër, ngjarje e ndodhur në vitin 2000.

Tafili u lirua nga qelia me vendim të gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha në 7 nëntor të vitit 2017, pas 17 vitesh pas hekurave për vrasjen e Zylyftarit.

Ai la qelinë kur i kishin mbetur edhe tetë vite pa kryer nga dënimi.  Pas lirimit ai u largua nga Shqipëria. Por, në maj të 2021, Gjykata e Apelit në Tiranë rrëzoi vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxhës duke kërkuar rikthimin e tij në burg.

Genc Tafili, në nëntor të 2014 u akuzua se tentoi që të arratisej nga burgu i Peqinit, por u parandalua në kohë. Përkundër akuzave, Tafili mohoi se kishte në plan të linte qelitë e burgut.  Ai dhe vëllai i tij Admir Tafili janë të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale. Tafili disa kohë më parë është shprehur nga burgu në media që shteti nuk ka punuar asnjëherë për zbardhjen e ngjarjes së 2 gushtit të vitit 2000. “Shteti asnjëherë nuk u mundua të zbardhte ngjarjen që ne na shkatërroi si familje. Pse u soll drejtori i policisë në atë operacion për kapjen e babait tim, kur babai im lëvizte çdo ditë nëpër qytet. Ai dilte për peshkim, ku kishte biznesin dhe mund të kapej në çdo moment. Gjithçka ishte kurth për të vrarë Arben Zylyftarin. Ai më ka vrarë babën të dorëzuar dhe desh të më vriste dhe mua për të humbur gjurmët. Nuk kam shpresë te ky shtet. Ndoshta duhen të tjera viktima, këtë herë nga pala jonë, që shteti të vërë mend”, është shprehur Genc Tafili.

Etiketa: Genc TafiliKryesore1

Lajme të lidhura

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Para
U dënua nga GJKKO, Daci: “Falsifikimi intelektual” s’ekziston, shpikje

U dënua nga GJKKO, Daci: “Falsifikimi intelektual” s’ekziston, shpikje

Discussion about this post

TË FUNDIT

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26

Një 32-vjeçar u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka tentuar që të vriste një 21-vjeçar në Shkodër. Pas hekurave...

Lexo më shumë
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

11:02 - 02/04/26
SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com