GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Merr fund arratia e shqiptarit “të rrezikshëm”, plagosi një oficer dhe grabiti në Francë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Merr fund arratia e shqiptarit “të rrezikshëm”, plagosi një oficer dhe grabiti në Francë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Xhemal Uka 26 vjeç do të vuajë dënimin me 4 vite burg të vendosur nga Gjykata e Apelit në Caen, pasi akuzohet për disa vepra penale.

I riu akuzohet për një seri vjedhjesh të kryera nga fundi i dhjetorit 2020 deri në fillim të janarit 2021 në rreth njëzet qytete.

Uka është burgosur në Shqipëri pasi ka goditur me thikë një polic në dhjetor të 2015-ës. Që atëherë, ai është shprehur se ka pasur frikë nga familja e efektivit. “Hakmarrja në Shqipëri nuk është trillim. Frika e tij është reale dhe e justifikuar”, ka thënë avokati i tij.

I riu ishte dënuar në dhjetor 2021 nga Gjykata Penale e Caen-it, së bashku me një tjetër shqiptar, ky i fundit i arratisur. Uka kishte mbërritur në Francë në nëntor ose dhjetor 2020 dhe kishte aplikuar për azil sepse “ka frikë për jetën e tij në Shqipëri”.

Gjykatësi vuri në dukje se vjedhjet e tyre kryheshin kryesisht në orët e vona të pasdites ose herët në mbrëmje, në shtëpi që ishin të pabanuara.

Dyshohet se ata kanë vjedhur bizhuteri, ora, elektroshtëpiake që arrijnë në total një dëm prej 94,000 euro. I pandehuri akuzohej se kishte shkuar në një dyqan në Paris për të rishitur florinjtë. Transaksioni nuk ishte finalizuar sepse ai nuk kishte një kartë identiteti për të paraqitur.

Plagosja e efektivit

Sami Gjyzeli, 56 vjeç, efektiv i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, sipas uniformave blu, në vitin 2015 është goditur me thikë në bark. Gjyzeli, sipas mjekëve, atëherë humbi sasi të madhe gjaku, por fatmirësisht nuk i ishin prekur organet jetësore. Dëshmitarë thanë për policinë se autori i plagosjes, Uka u përfshi në një debat verbal me pronarin e një agjencie udhëtimi, e cila ndodhet poshtë Urës së Dajlanit në hyrje të portit detar. Pikërisht, në momentet që debati po degradonte deri në dhunë fizike, mes pronarit të agjencisë dhe Ukës ka ndërhyrë efektivi i policisë Sami Gjyzeli. Në debat e sipër ai mbeti i plagosur por që i shpëtoi vdekjes.

 

Etiketa: arrestimeFranceShqiptar

Lajme të lidhura

Shkodër/ Policia dyshon se tritoli në shtëpinë e mësuesit lidhet me të vëllanë në Gjermani
Aktualitet

Shkodër/ Policia dyshon se tritoli në shtëpinë e mësuesit lidhet me të vëllanë në Gjermani

13:37 - 13/09/26
I la fishekun dhe letrën kërcënuese te porta kushëririt për t’i marrë 300 mijë euro
Aktualitet

I la fishekun dhe letrën kërcënuese te porta kushëririt për t’i marrë 300 mijë euro

13:27 - 13/09/26
Sekuestrohen 3 makina luksoze nga Policia në Vlorë, nisin hetimet pasurore ndaj pronarëve
Aktualitet

Sekuestrohen 3 makina luksoze nga Policia në Vlorë, nisin hetimet pasurore ndaj pronarëve

11:44 - 13/09/26
Para
Sjell mesazhe të forta/ Ja kush është ukrainasi që qëndron pas fjalimeve të Zelenskyt

Sjell mesazhe të forta/ Ja kush është ukrainasi që qëndron pas fjalimeve të Zelenskyt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e qeverisë së re
Breaking Views

Pas konstituimit të Kuvendit, Albin Kurti mandatohet për formimin e qeverisë së re

13:45 - 13/09/26

Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si mandatar për...

Lexo më shumë
Shkodër/ Policia dyshon se tritoli në shtëpinë e mësuesit lidhet me të vëllanë në Gjermani

Shkodër/ Policia dyshon se tritoli në shtëpinë e mësuesit lidhet me të vëllanë në Gjermani

13:37 - 13/09/26
I la fishekun dhe letrën kërcënuese te porta kushëririt për t’i marrë 300 mijë euro

I la fishekun dhe letrën kërcënuese te porta kushëririt për t’i marrë 300 mijë euro

13:27 - 13/09/26
“Ejani në Shqipëri, blini një biletë dhe zbuloni…”/ Shefi i operacioneve në UEFA flet për EURO U-21 në 2027

“Ejani në Shqipëri, blini një biletë dhe zbuloni…”/ Shefi i operacioneve në UEFA flet për EURO U-21 në 2027

13:19 - 13/09/26
Dy përballjet e sotme, Elbasani në kërkim të fitores për “rikthim”, Vllaznia në Laç për “shërim”

Dy përballjet e sotme, Elbasani në kërkim të fitores për “rikthim”, Vllaznia në Laç për “shërim”

12:05 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com