GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sjell mesazhe të forta/ Ja kush është ukrainasi që qëndron pas fjalimeve të Zelenskyt

në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Sjell mesazhe të forta/ Ja kush është ukrainasi që qëndron pas fjalimeve të Zelenskyt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kohë të vështira dhe nën sulmet e vazhdueshme mbi Ukrainën, presidenti Volodymyr Zelensky ka arritur që të përçojë mesazhe të shumta në mbarë botën.

Ai pothuajse çdo ditë mban fjalime nëpër parlamente të vendeve të ndryshme të botës, ku me këto fjalime ka bërë për vete shumicën e liderëve perëndimorë nga të cilët kërkon ndihmë për dëbimin e ushtrisë ruse nga Ukraina që filloi agresionin në datën 24 shkurt.

Së fundmi, është mësuar se kush qëndron prapa këtyre fjalimeve të tij të fuqishme, që sjellin mesazhe të forta. Bëhet fjalë për ukrainasin 38-vjeç Dmitro Litvin, analist politik dhe ish-gazetar i cili me sa duket është i vendosur ta ruaj privatësinë.

Para se të mësohej se kush është autori i fjalimeve që janë bërë të famshme dhe janë ndjekur nga miliona njerëz në mbarë botën përmes rrjeteve sociale, Litvin kishte vetëm 200 ndjekës në Twitter, kurse sot kjo shifër nga çasti në çast po rritet.

“Mendoj se keni dëgjuar atë që kam shkruar”, thuhet në profilin e tij i cili nga fillimi i luftës shpërndau informacione për situatën në terren.

Edhe pse Dmitro është autori i fjalimeve të njeriut që po e përcjell e tërë bota, atij nuk i pëlqen shumë të flet për këtë temë, por për The Guardian ka theksuar se ai është aty për të shkurtuar fjalët e Zelenskyt, për të cilin thotë se e di saktësisht se çfarë dëshiron të thotë.

“Presidenti e di gjithmonë se çka dëshiron të thotë dhe si dëshiron ta thotë. Emocionet janë gjëja më e rëndësishme, e presidenti është autor i emocioneve dhe logjikës”.

Nga ana tjetër, Litvin është pjesë e ekipit të brendshëm të presidentit dhe një prej njerëzve të rrethit më të ngushtë e nga dita e parë e pushtimit punon shumë nga Bankova versioni ukrainas i Shtëpisë së Bardhë.

Një prej këshilltarëve të Zelensky, gazetari Sergij Leshchenko e ka përshkruar Dmitrin, si njeriu që çdo ditë mbledhë idetë e presidentit Zelensky.

Ai është pothuajse i panjohur në opinion, ndërsa me aftësitë e tij është njoftuar e tërë bota që nga fillimi i luftës në Ukrainë, dhe vazhdimin e kanë konsideruar fjalimin si armën më të fortë të Zelenskyt.

Dmitro dhe Zelensky e dinë mirë se çfarë janë duke bërë, pasi gjykuar nga të dhënat e anketës që e sjellë The Guardian, 95 për qind e ukrainasve besojnë se mund t’i bëjnë ballë agresionit rus, derisa 78 për qind konsiderojnë po ecë në drejtimin e duhur. Litvin madje pretendon se presidenti i Ukrainës mund të shërbej si shembull për një sërë liderësh botërorë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Володимир Зеленський (@zelenskiy_official)

Etiketa: RusiUkraineVolodymyr Zelensky

Lajme të lidhura

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?
Botë

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit
Botë

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Para
Hajdari i përgjigjet Berishës: Nuk kthehem në PD pa ikur Basha

Hajdari rikthehet në PD me një tjetër mendim për Berishën: Pjesë e partisë, por jo në krye

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, humb jetën 46-vjeçari në Patos
Aktualitet

Ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, humb jetën 46-vjeçari në Patos

19:18 - 11/09/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Marglliç të Patosit. Sipas informacineve paraprake, mësohet se një...

Lexo më shumë
“Rebelohen” Braçe, Spiropali dhe Xhafaj? Asnjë njoftim prej tyre për angazhim në ‘Praninë Besnike’

“Rebelohen” Braçe, Spiropali dhe Xhafaj? Asnjë njoftim prej tyre për angazhim në ‘Praninë Besnike’

19:06 - 11/09/26
Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje

Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje

18:41 - 11/09/26
“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë

“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë

18:30 - 11/09/26
Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

18:11 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com