GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Merreshin me prostitucion, caktohet masa e sigurisë për 4 persona

12:24 - 27/03/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Merreshin me prostitucion, caktohet masa e sigurisë për 4 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë për 4 persona nën hetim, të cilët ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit në ambientet e një lokali.

Për tre persona gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa për një tjetër “arrest shtëpie”. Personat akuzohen për “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

“Prokuroria prane Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ka regjistruar procedimin penal, ndaj  personave nën hetim  me iniciale B.M, N.G, N.A dhe T.H, të cilët dyshohen se në ambientet që ushtronin aktivitetin “Bar Kafe”, në bashkëpunim ushtronin dhe veprimtari të paligjshme atë të shfrytëzimit të prostitucionit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit  “arrest në burg”, për personat nën hetim me iniciale B.M, N.G dhe N.A, të dyshuar për kryerjen e veprës penale  të “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, të parashikuar nga nenet 114/2 dhe 115 të K.Penal. Si dhe për personin nën hetim me iniciale T.H, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 115 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin nr. 62-2023-739 (225), datë 02.03.2023 ka vendosur:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj shtetases B.M, me Vendimin nr. 62-2023-666, datë 27.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj shtetasit N.G, me Vendimin nr. 62-2023-666, datë 27.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj shtetases N.A, me Vendimin nr. 62-2023-666, datë 27.02.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit T.H.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve:

Nga personat nën hetim me iniciale B.M dhe N.G, të cilët kërkuan zëvëndësimin e masës së sigurimit personal nga “arrest në burg” në një masë sigurimit personal më të butë atë të “arrest në shtëpi”.

Nga personi nën hetim me iniciale A, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit lirimin e menjëhershëm pasi nuk rezulton e provuar kryerja e veprave penale, në alternativë ndryshimin e vendimit për sa i përket e masës së sigurimit personal nga “arrest në burg” në një masë sigurimit personal më të butë atë të “arrest në shtëpi”.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.03.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Edlira Petri,  vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 62-2023-739 (225), date 02.03.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.

Tiranë, 27.03.2023

GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM”, thuhet në njoftim.

Etiketa: merreshinProstitucion

Lajme të lidhura

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën
Aktualitet

Vuloset dënimi/ Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Redjan Rrajën

19:02 - 31/03/26
Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja
Aktualitet

Dëshmia e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t dërgoi SPAK në pronat e Linda Karçanajt, reagon ish-zyrtarja

18:02 - 31/03/26
Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”
Aktualitet

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”

15:27 - 31/03/26
Para
BMW X6 me armë në Elbasan, burg për Spahiun dhe Preçin

BMW X6 me armë në Elbasan, burg për Spahiun dhe Preçin

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat
Breaking Views

BE nuk ka votuar IBAR-in për Shqipërinë/ Berisha: Edi Rama manipulon opinionin për negociatat

14:50 - 01/04/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk ka votuar raportin IBAR për Shqipërinë, duke akuzuar...

Lexo më shumë
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO)

22:11 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com