GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Merret vendimi/ Qeveria e Kosovës lejon eksportin e miellit, vajit dhe sheqerit

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Merret vendimi/ Qeveria e Kosovës lejon eksportin e miellit, vajit dhe sheqerit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Kosovës ka miratuar shfuqizimin e vendimit të marrë në muajin prill që ndalonte përkohësisht eksportimin e produkteve esenciale të produkteve agro-ushqimore. Kryeministri, Albin Kurti, deklaroi se tashmë ka përmirësim të furnizimit me produkte esenciale, prandaj edhe është kërkuar shfuqizimi i këtij vendimi.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e të mërkurës ka miratuar shfuqizimin e vendimit të marrë në muajin prill që ndalonte përkohësisht eksportimin e produkteve esenciale të produkteve agro-ushqimore.

Kryeministri, Albin Kurti, deklaroi se tashmë ka përmirësim të furnizimit me produkte esenciale, prandaj edhe është kërkuar shfuqizimi i këtij vendimi.

“Tani kemi përmirësim të furnizimit me produkte esenciale ushqimore në tregun e Republikës së Kosovës dhe lehtësime në furnizim me lëndë të parë për sasi të kontraktuara nga bizneset vendore andaj është propozuar shfuqizimi i këtij vendimi”.

Edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, kërkoi që ky vendim të shfuqizohet.

“Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin nr 09/69 të datës 13 prill 2022 ka bërë ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe ri-eksportit të produkteve esenciale agro-ushqimore. Ky vendim ishte marrë me qëllim të sigurimit të sasisë së mjaftueshme të produkteve esenciale në tregun e Kosovës si pasojë e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë. Me përmirësimin e situatës kërkojë që ky vendim të shfuqizohet”, tha Hajdari.

Qeveria e Kosovë në muajin prill kishte vendosur që të ndaloj eksportin dhe rieksportin e disa produkteve bazike.

Sipas kryeministrit Albin Kurti, ky vendim po merret në një situatë kur është vështirësuar zinxhiri i furnizimit, i ndikuar nga invazioni dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë.“Invazioni dhe agresioni ushtarak rus në Ukrainë ka ndikuar në zinxhirin e furnizimit me produkte ushqimore në Evropë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me institucionet përkatëse dhe akterët në treg ka përcjellë rritjet e çmimeve të produkteve në vend dhe evidencën e eksporteve të mallrave. Sot MINT ka sjell vendimin që ndalon eksportin dhe ri-eksportin të disa produkteve agro-ushqimore”.

 

Etiketa: Kosove

Lajme të lidhura

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Para
Ambiciozë dhe perfeksionistë, njerëzit më të pasur i përkasin këtyre shenjave të horoskopit

Ambiciozë dhe perfeksionistë, njerëzit më të pasur i përkasin këtyre shenjave të horoskopit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Provo dil, të tërheqin zvarrë”/ Tabaku i kujton Ramës 110 ditë protesta: Mos trego arrogancë, por jep dorëheqjen!
Aktualitet

Tabaku: Korrupsioni është taksa e fshehtë e çdo familjeje shqiptare, duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës

10:28 - 26/09/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përmes një deklaratë publike ka denoncuar situatën ekonomike në vend, duke e cilësuar korrupsionin...

Lexo më shumë
Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

10:14 - 26/09/26
Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

09:51 - 26/09/26
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

09:36 - 26/09/26
Shqipëria pret sot Bjellorusinë në ‘Air Albania’, Maran nis aventurën me kuqezinjtë

Shqipëria pret sot Bjellorusinë në ‘Air Albania’, Maran nis aventurën me kuqezinjtë

09:21 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com