GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Merushja la tre fëmijë jetimë, babai i tyre: Dua test ADN-je

13:27 - 14/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Merushja la tre fëmijë jetimë, babai i tyre: Dua test ADN-je
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Merushe Hazizi 30-vjeçarja që u vra dy ditë më parë nga vjehrri në fshatin Roskovec të Fierit, la tre fëmijë jetim nga martesa e parë. Fati i të miturve pas vdekjes së nënës nuk dihet ende, ndërsa babai i tyre ka bërë një deklaratë të papritur. Anueli ish-bashkëshorti i Merushes, tha se do të kërkonte të kryhej analiza e ADN-së për dy fëmijët e fundit, pra për djalin e dytë dhe djalin e tretë, me të cilin Merushja ishte shtatzënë në kohën kur është larguar nga shtëpia e ish-bashkëshortit.

Ai sqaroi se gjatë këtyre viteve ka folur me djemtë vetëm 2 herë, dhe mundësinë për të folur me ata ia ka dhënë kunati i madh.

“Kam folur vetëm dy herë me djemtë. Më ka lënë të flisja kunati i madh. Kërkoj të bëhet ADN e dy fëmijëve të vegjël. Nëse dalin se janë të mijtë do mbaj përgjegjësi”, ka deklaruar ai.

Ngjarja

Dy ditë më parë 61-vjeçari Xhevahir Hoxha vrau me thikë nusen e djalit dhe më pas u vetëvra, duke u mbytur në pemë.

Mësohet se i biri i autorit, Fatjoni ka qenë i martuar dhe nga kjo martesë ka 1 fëmijë 9 vjeç me gruan e parë. Ndërkohë, ai kishte rreth 3 vjet që bashkëjetonte me viktimën dhe jetonin në Vlorë me qira, por vetëm 1 muaj ishin kthyer që të jetonin në fshat te prindërit e tij.

Vrasja e 30-vjeçares Merushe Hazizi nga vjehrri i saj ishte e paralajmëruar pasi ata kishin debate të vazhdueshme me njëri tjetrin. Është zbuluar se në datë 16.03.2022 është plotësuar kërkesë padia në Polici për urdhër mbrojtje të 61-vjeçarit nga djali dhe fillimisht Gjykata e ka pranuar për dhunë psikologjike.  Por në seancën e radhës, dt 28.03.2022, e ka hequr urdhrin e mbrojtjes.

Në polici nuk ka asnjë ankesë nga djali apo nga nusja për vjehrrin. Bëhet fjalë vetëm për një ankesa që ka bërë 61-vjeçari për dhunë psikologjike nga i biri.

Etiketa: FierKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni
Aktualitet

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Para
As Peruja nuk e ndal Shqipërinë U16 në UEFA Development

UEFA Development: Shqipëria e Bulkut e mbyll me tre fitore, “manita” Luksemburgut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë
Breaking Views

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar...

Lexo më shumë
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com