GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm

Do të kemi një vjeshtë të nxehtë debati në Gjermani për shkak të reformimit të thellë të shtetit social? Deklarata e kancelarit mbi shtetin social gjerman sjell reagime.

09:59 - 26/08/25
në Botë
Kohë leximi: 5 min
A A
Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dëshiruar! I lakmuar! I kritikuar! Shteti social gjerman, kaq i mirënjohur, nuk i ka punët mirë: Qoftë sigurimi shëndetësor, sigurimi i kujdesit afatgjatë për të moshuarit, pensionet apo përfitimet e papunësisë. Tek të gjithë këta sektorë, qeveria federale duhet të injektojë rregullisht sasi të mëdha të të ardhurave nga tatimet e shtetit për të shmangur kolapsin e shtetit social. Koalicioni qeveritar CDU/CSU-SPD me ardhjen në pushtet premtoi reforma gjithëpërfshirëse të shtetit social dhe modernizimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore të Gjermanisë. Por ka mosmarrëveshje se si të arrihet kjo.

Apel i kancelarit Merz

Një deklaratë e fundit e kancelarit gjerman, Friedrich Merz të le të kuptosh, se muajt e ardhshëm në Gjermani do të ketë debate të forta si brenda koalicionit ashtu edhe në shoqërinë gjermane në lidhje me këto reforma. Ku do të ketë reformim, shkurtime dhe sa të forta do të jenë ato? “Shteti social siç e kemi sot nuk është më i financueshëm me atë që po arrijmë ekonomikisht.” u shpreh kancelari gjerman në një konferencë të partisë CDU të Saksonisë së Poshtme në Osnabrück në fundjavë (23.08.), duke theksuar nevojën për një riorganizim të politikave sociale. “Nuk do të lejoj veten të irritohem nga fjalë si shkurtime sociale, qërim i fortë dhe gjërat e tjera që lidhen me to”, tha Merz, që iu drejtua partnerit socialdemokrat. “Por apeli u drejtohet të gjithëve ne: Le të tregojmë së bashku se ndryshimi është i mundur, se reformat janë të mundshme.”

Merz duke folur në një konferencë të partisë CDU të Saksonisë së Poshtme në Osnabrück
Kancelari, Friedrich Merz u shpreh mbi shtetin social në një konferencë të partisë CDU të Saksonisë së Poshtme në Osnabrück, 23 gusht 2025

SPD nuk përjashton rritjen e tatimeve

Reagimi i Kancelarit Merz erdhi pas propozimit nga SPD-ja për rritjen e tatimeve. Zëvendëskancelari Lars Klingbeil nga socialdemokratët kishte deklaruar më parë se nuk do të përjashtonte taksa më të larta për ata që kanë të ardhura të larta dhe të pasurit. “Asnjë opsion nuk hiqet nga tavolina”, ishte shprehur kryetari i SPD-së për televizionin ZDF. Klingbeil si ministër i Financave duhet të mbushë boshllëqet prej miliarda dollarësh për buxhetet e ardhshme federale.

Më shumë Helmut Kohl: SPD i kujton CDU kohën e viteve 90-të

Socialdemokrati Lars Klingbeil i mbështet reformat, por paralajmëron nga padrejtësia sociale. “Ne kemi nevojë për reforma strukturore për të mbajtur kontributet sociale të qëndrueshme në planin afatgjatë”, tha Klingbeil për grupin mediatik Funke. Sipas ministrit gjerman të Financave të gjitha reformat duhet t’i përmbahen parimit : “Ne mbetemi një vend që ndihmon njerëzit që kanë nevojë, që sëmuren dhe kanë nevojë për ndihmë.”

Kryeministri i landit Renani-Pfalc (Rheinland Pfalz) Alexander Schweitzer, po ashtu socialdemokrat, e shikon zgjidhjen tek maksimalizimi i tatimit për super të pasurit. Schweitzer i kujtoi CDU kohën e kancelarit, Helmu Kohl, duke thënë se kjo parti duhet të “guxojë të jetë më shumë si Helmut Kohl”. Në mesin e viteve 1990, norma maksimale e taksave ishte 56 përqind, dhe kishte edhe një taksë mbi pasurinë. “Askush nuk kishte përshtypjen atëherë se socializmi mbretëronte në Gjermani. I shërben demokracisë t’i mbajë përgjegjës ata që janë aq të pasur sa nuk do të jenë kurrë më në telashe”, tha Schweitzer për Tagesspiegel.

Portret i Lars Klingbeil me kostum blu, këmishë të bardhë e kravatë bojëqielli
Ministri i Financave, Lars Klingbeil, SPD mbështet reformat, por paralajmëron nga padrejtësia sociale

CDU përjashton rritjen e tatimeve

Rritja e tatimeve përjashtohet nga CDU, partnerja më e madhe e koalicionit qeverisës gjerman. Kancelari Merz e përjashtoi çdo barrë shtesë mbi bizneset e vogla dhe të mesme. “Me këtë qeveri federale nën udhëheqjen time, nuk do të ketë rritje të taksës mbi të ardhurat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Gjermani”, tha Merz, edhe pse ka disa brenda SPD-së që “kënaqen të diskutojnë rritjen e taksave”. Kancelari shprehu kritika për punën e deritanishme të qeverisë së koalicionit me socialdemokratët. “Nuk jam i kënaqur me atë që kemi arritur deri më tani. Na duhet më shumë”, tha ai megjithëse vuri në dukje se ishte nisur një politikë e re për migracionin dhe ishin dhënë impulse për një kthesë ekonomike. Merz dëshiron një SPD më “kritike ndaj migracionit dhe më miqësore ndaj industrisë”.

“Vjeshtë e mizorive sociale”?

Kancelari Merz mori mbështetje pas deklaratës mbi problemet e shtetit social nga Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann. Politikani i CDU bëri thirrje për një “ndryshim paradigme” në lidhje me ndihmën për qytetarin (Bürgergeld): Gjermania është me shpatulla pas murit “sepse shteti social është bërë i papërballueshëm”, i tha ai “Neue Osnabrücker Zeitung”.

Por edhe ideja Zëvendëskancelari i SPD, Klingbeil për rritje të tatimeve mbështetet nga SPD. Kreu i Juso-s, organizatë rinore socialdemokrate, Philipp Türmer, i shpalli shkurtimet sociale si  vijën e kuqe për SPD-në. “Nëse ideja pas një vjeshte reformash është shkurtimi i shërbimeve sociale dhe i përfitimeve, mund të them pa mëdyshje: SPD nuk mund të lëvizë as edhe një centimetër në drejtim të tillë”, tha Türmer për “Stuttgarter Zeitung”.

Deputetja Heidi Reichinnek duke folur në Bundestag
ryetarja e grupit parlamentar të Partisë së Majtë, Heidi Reichinnek, paralajmëroi për një “vjeshtë mizorie sociale”

Pas deklaratës së Merz reagoi edhe partia E Majta në opozitë: Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë së Majtë, Heidi Reichinnek, paralajmëroi për një “vjeshtë mizorie sociale”. Aktualisht, po shohim, “se si të drejtat e punës dhe shteti i mirëqenies po sulmohen në një fushatë masive nga grupet e ekspertëve, shoqatat e punëdhënësve dhe të ashtuquajturit ekspertë”, tha Reichinnek për agjencinë e lajmeve AFP. CDU/CSU është “në krye të sulmeve”. Reichinnek bëri thirrje për një riaktivizim të taksës mbi pasurinë.

Puna ka filluar ndërkohë. Një komision i ri duke filluar nga shtatori do të propozojë reformim të përfitimeve sociale, të tilla si pagesa e qytetarit, pagesa e strehimit dhe shtesat për fëmijët. Komisioni Shtetëror Social, i emëruar nga ministrja e Punës, Bärbel Bas (SPD), pritet të paraqesë rezultatet  deri në fund të vitit 2025.

/DW/

Etiketa: Friedrich MerzGjermaniMerz

Lajme të lidhura

Forcat speciale bastisin portin e Harderëijkut në Holandë, shqiptarët kapen me 500 kg kokainë
Aktualitet

Forcat speciale bastisin portin e Harderëijkut në Holandë, shqiptarët kapen me 500 kg kokainë

12:22 - 06/02/26
Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez
Aktualitet

Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

10:56 - 06/02/26
Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij
Botë

Qëllohet disa herë me armë zjarri gjenerali rus në Moskë, autori e priste jashtë shtëpisë së tij

09:46 - 06/02/26
Para
I vendosi gjobë, 31-vjeçari rreh policin në Fier

Kërcënoi me armë zjarri dy punonjëset e hotelit të tij, arrestohet i riu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht
Aktualitet

Qeveria miraton Amnistinë Penale, lirohen nga burgu 447 persona dhe ulet dënimi për 853 të tjerë

13:35 - 06/02/26

Qeveria ka miratuar mesditën e kësaj të premte (6 shkurt 2026) Amnistinë Penale. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes...

Lexo më shumë
Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE

Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE

13:23 - 06/02/26
Rama e bëri Sulën kryeinspektor, reagon Noka: Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon

Rama e bëri Sulën kryeinspektor, reagon Noka: Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon

13:04 - 06/02/26
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me makinën dhe e ndan më dysh

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me makinën dhe e ndan më dysh

12:55 - 06/02/26
Zbardhet padia/ “Na janë tronditur themelet e martesës”, pse kërkon të ndahet Meta nga Kryemadhi

Kryemadhi: Metën e kanë harruar edhe deputetët e tij, i vetmi që e ka mbrojtur është Berisha

12:43 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com