GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Mes respektit për ish-kryeministrin dhe respektit për të vërtetën

14:06 - 01/09/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Si mund të bëhet kurban një ditë e bukur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Njeriu që dikur mbante postin më të lartë në vend, është në gjendje kritike për jetën.

Rrugëtimi i tij në politikë, në tranzicionin e dhunshëm dhe të zhurmshëm, është larg nga udhëtimi i një engjëlli, por sigurisht nuk është as udhëtimi i djallit.

Ndërsa publiku, dëgjon e lexon, para syve të tij shpaloset një dallgë e madhe  hipokrizie. Dallgë e cila  ngre një pyetje që nuk është e lehtë t’i japësh pergjigje: si  balancohet e vërteta me respektin për njeriun që po lufton për jetën?

Tradita dikton që të përmbahemi nga të folurit keq sidomos për ata që ndërrojnë jetë ose ata që luftojnë për jetën. Në çaste të tilla merr përparësi nderimi për kujtimin e personit dhe dhimbja shtesë  që mund të shkaktojë tek të dashurit e tyre çdo fjalë e thënë pa masë dhe takt. Megjithatë, në anën tjetër është e vërteta!

Ish-kryeministri Nano është një figurë me peshë të konsiderueshme  në skenën politike të Shqipërisë. Vlerësimi më madh që i bëhet sot është tranformimi i partisë  Punës në Parti Socialiste, natyra liberale dhe fakti që në drejtimin e tij PS kishte nivel të lartë demokratizimi që nuk e ka sot asnjë forcë politike, përfshi dhe Partinë që drejtoi ish-Kryeministri. Por mandatet e tij qeverisëse më shumë se për arritje,do të mbahen mend për polemikat dhe vendimet e diskutueshme.

Politikanët, si të gjithë njerëzit, janë qenie me të meta. Ata marrin vendime që kanë pasoja të mëdha dhe jo të gjitha pasoja janë pozitive. Është detyrë e medias, historianëve dhe shoqërisë në përgjithësi të shqyrtojnë në mënyrë kritike veprimet dhe politikat e (ish) liderëve, në mënyrë që historia të mos tjetërsohet. Në fund të fundit, e vërteta është një gur themeli i një shoqërie të drejtë.

Megjithatë, e vërteta duhet thënë  me kujdes, veçanërisht në çaste të tilla delikate. Ndërsa vendimet e ish-kryeministrit mund të kenë shkaktuar polemika, debate e kundërthënie, është momenti  të kujtojmë se ai është gjithashtu baba, bashkëshort, shok dhe mik. Në momentet e krizës personale, dhimbja e shkaktuar nga kritika e ashpër mund të jetë dërrmuese si për të sëmurin ashtu edhe për familjarët dhe miqtë e tij.

Në kohën e lajmeve rrufe, ku fjalët  udhëtojnë me shpejtësinë e dritës dhe zënë rrënjë në ndërgjegjen e publikut dhe turmave digjitale i takon medias të vendosë një ekuilibër delikat. E vërteta duhet thënë pa ndihmën e titujve sensacionalë për të marrë ca klikime më shumë.

Për më tepër, qasja ndaj së vërtetës duhet të shtrihet përtej individit dhe të përfshijë kontekstin e kohës.

Ajo që duhet të shmangim është tundimi i madh i hipokrizisë dhe kurthi për t’u përfshirë në amnezi kolektive. Nuk i shërben askujt që për hir të mirësjelljes dhe “korrektesisë politike”, të fusë të vërtetën nën qilim. Trashëgimia e ish-kryeministrit, si ajo e çdo lideri, duhet t’i nënshtrohet një shqyrtimi rigoroz. Megjithatë, ky ekzaminim duhet të kryhet me një ndjenjë të thellë ndjeshmërie pa kaluar në sharje e fyerje duke sjellë polarizimin ekstrem të opinioneve mes hipokritëve që e paraqesin si ëngjëll dhe atyre që e portretizojnë si djall.

Në këtë moment të veçantë ndoshta na vjen në ndihmë fjala nuancë. Si në këtë jetë, ashtu edhe në tjetrën, e vërteta nuk është e thjeshtë, por komplekse.

Ne mund të kujtojmë sot atë që ka bërë mirë ish Kryeministri, mund të lutemi për shëndetin e tij, pa patur nevojë për elozhe të tepërta, dhe për hipokrizi – sidomos nga ata që nuk kanë lënë fjalë dhe mundësi për ta goditur sa ishte në pushtet.

Në këtë mënyrë, respektojmë trashëgiminë e tij,  në mënyrë që ajo mbahet mend jo vetëm për kompleksitetin, por edhe për mësimet që ajo i jep liderëve aktuale.

Nëse i jemi shmangur dhe nuk jemi ballafaquar me të shkuarën komuniste, nuk duhet të shmangemi nga e shkuara e “tranzicionit” e cila duhet pranuar jo vetëm me ngjyrat e ndritshme, por edhe me ngjyrën gri dhe pse jo edhe me ngjyrën e zezë.

Në këtë, valle delikate midis së vërtetës dhe respektit, shfaqet në radhë të parë karakteri i “valltarëve”.

 

Etiketa: ish kryeministrirespekt

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Harroi gjellën në zjarr, shkrumbohet banesa në një pallat të Lushnjës

Harroi gjellën në zjarr, shkrumbohet banesa në një pallat të Lushnjës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26

Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj, i ftuar në “Oponencë”, ka denoncuar kontratat e PPP-ve, që sipas tij janë preferenciale duke...

Lexo më shumë
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve?

22:21 - 04/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

21:48 - 04/02/26
Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

Pas deklaratave të Berishës, reagon Salianji: Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet

20:32 - 04/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com