GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Mesazhe kundër vendimit për targat në veri të Kosovës: Nuk ka dorëzim

19:16 - 30/07/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Mesazhe kundër vendimit për targat në veri të Kosovës: Nuk ka dorëzim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në veri të Kosovës, dy ditë para nisjes së zbatimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa me emra të qyteteve të Kosovës dhe lëshimit të një dokumenti për hyrje-dalje për shtetasit serb, u shfaqën disa pankarta dhe fletushka me mesazhin: “Nuk ka dorëzim, letërnjoftimet serbe do të mbeten”.

Po ashtu, harta e Kosovës, e ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb është parë në veri të Kosovës dhe mbi të është shkruar “jo dorëzim”, për të kundërshtuar vendimin e 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje, për shtetasit e Serbisë, që hyjnë në territorin e Kosovës.

Kosova ka thënë se një dokument të tillë, që do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, Serbia ua lëshon shtetasve të Kosovës që 11 vjet.

Paraprakisht, më 13 korrik, në Mitrovicën e Veriut, në targat RKS (Republika e Kosovës) u mbuluan me letra ngjitëse me targat KM – që lëshohen nga Serbia – dhe me stemën e Serbisë, ndërsa disa ditë më pas, nëpër makina u panë fletushkat me mesazhin “Jo dorëzim, KM mbetet”.

Kosova i konsideron të jashtëligjshme targat me akronime të qyteteve të Kosovës që lëshohen nga Serbia.

Me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, qytetarët që kanë makina me targa serbe mund t’i riregjistrojnë ato deri më 30 shtator. Vendimi do të vlejë për të gjitha veturat e regjistruara në sistemin serb në periudhën prej 10 qershorit 1999 deri më 21 prill të këtij viti.

Çështja e targave kishte rritur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë në shtator të vitit 2021. Kosova vendosi masën e reciprocitetit ndaj makinave me targa serbe që hynin në Kosovë, duke kërkuar që shoferët të mbulonin simbolet shtetërore në targa me letra ngjitëse. Ky vendim shtyri serbët lokalë të bllokonin për dy javë pikëkalimet kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak.

Pas ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, tensionet u ulën dhe palët u pajtuan për një zgjidhje të përkohshme për targat. Por, pas skadimit të afatit për të arritur një marrëveshje për targat, dy palët kanë vazhduar regjimin e letrave ngjitëse. /Rel

Etiketa: KosoveMesazhtarga

Lajme të lidhura

‘Jam plotësisht i pafajshëm’, Ish-presidenti Hashim Thaçi deklarohet para gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë
Kosovë & Rajon

‘Jam plotësisht i pafajshëm’, Ish-presidenti Hashim Thaçi deklarohet para gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë

13:04 - 27/02/26
Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Breaking Views

Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

19:57 - 26/02/26
Ish-diplomati serb: Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën
Breaking Views

Ish-diplomati serb: Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën

17:00 - 26/02/26
Para
Zjarri në Dropull/ Helikopteri grek nis aksion nga ajri, kryebashkiaku: Autorët të vihen para ligjit

Zjarri në Dropull/ Helikopteri grek nis aksion nga ajri, kryebashkiaku: Autorët të vihen para ligjit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Europa League/ Derbi italian mes Bolognas dhe Romës, Porto gjen Stuttgartin! Tetë përballjet e fazës së 1/8-ave
Sport

Europa League/ Derbi italian mes Bolognas dhe Romës, Porto gjen Stuttgartin! Tetë përballjet e fazës së 1/8-ave

14:30 - 27/02/26

Pas Ligës së Kampioneve, ishte Europa League, kompeticioni i dytë për nga rëndësia, ai që përcaktoi rrugëtimin e tij drejt...

Lexo më shumë
Rama e largoi nga kabineti, Mamica nuk harron t’i thurrë lavde ‘Skëndërbeut’ të saj

Rama e largoi nga kabineti, Mamica nuk harron t’i thurrë lavde ‘Skëndërbeut’ të saj

14:25 - 27/02/26
Këlliçi: Rama po e lëshon Ballukun për të blerë pak kohë, por edhe fundi i tij është i ditur

Këlliçi: Rama bëri sikur largoi Ballukun, por ajo ka njerëzit e saj që kontrollojnë Palloshin e gjatë

14:15 - 27/02/26
I përfshirë në trafik droge, të riut nga Fieri i sekuestrohen pasuritë

Atentati i dështuar ndaj Marius Hasallës, Gjykata e Fierit dënon me 25 vite burg dy autorët

13:52 - 27/02/26
SPAK sekuestron dosjen e tenderit me vlerë 400 mln euro për projektin e Porto Romanos

SPAK sekuestron dosjen e tenderit me vlerë 400 mln euro për projektin e Porto Romanos

13:36 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com