GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mesila Doda kërkesë kryetares së parlamentit: Kërko hapjen e dosjeve për 140 deputetët e Kuvendit

22:58 - 20/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mesila Doda kërkesë kryetares së parlamentit: Kërko hapjen e dosjeve për 140 deputetët e Kuvendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e grupit parlamentar për Demokraci dhe Integrim, Mesila Doda, i kërkoi nga foltorja e parlamentit kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që të bëjë një kërkesë zyrtare për hapjen e dosjeve për secilin nga deputetët aktual. Doda tha se dosjet duhet të hapen për çdo ligjvënës në mënyrë që të merret çdo informacion i nevojshëm për të shkuarën e tyre dhe atë çfarë ata kanë bërë në kohën e komunizmit.

“E nderuar zonjë kryetare e Kuvendit, bëji kërkesë Autoritetit të Dosjeve që të hapë të 140-të emrat që janë këtu në këtë parlament. Të hapen dosjet për secilin nga ne, do të duhet të kemi informacion kush është e kaluara jonë, çfarë kemi bërë në të kaluarën dhe pse sot sillemi në bazë të asaj që kemi pasur dhe nuk kemi pasur në të kaluarën. Është një kërkesë zyrtare që ia bëj nga foltorja e Kuvendit dhe do të doja të kisha një përgjigje zyrtare”, tha Doda.

Gjatë fjalës në parlament Doda shprehu gjithashtu votën e saj pro për projektligjin që pritet të kalojë këtë të enjte në Kuvend në lidhje me hapjen e dosjeve. “Unë do ta votoj ligjin e sotëm padyshim. Çdo ligj i cili sjell hapjen dhe afron drejt së vërtetës do të duhet që të përkrahet dhe të aprovohet nga të gjithë ne. Por po ju them që kjo nuk është një qasje e plotë pasi ky parlament duhet të ndërmarrë disa hapa të tjera. Rumania ndërtoi një komision Paralamentar qysh në fillim të tranzicionit dhe dënoi komunizmin me një akt politik, ne nuk e bëmë kurrë këtë akt.

Sot duhet të bëhemi të gjithë bashkë të majtë dhe të djathtë dhe të ngremë një Komision Parlamentar ku të kuptojmë të gjitha dëmet e mëdhaja në ashtë që i janë bërë këtij vendi. Ende demokracia është si një ndërtim pa leje për të gjithë liderat tanë, pasi ende nuk kemi dënuar një herë të vetme atë që komunizmi ka mbjellë në secilin prej individëve që sot drejtojnë. Gjëja e dytë ka lidhje për memorien historike, që duhet t’ia mësojmë fëmijëve tanë ush ishte kjo e kaluar, po duhet të futet dhe në tekstet shkollore”- shtoi Doda.

Etiketa: dosjetMesila DodaParlament

Lajme të lidhura

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve
Aktualitet

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë
Lajme

Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë

21:38 - 25/03/26
Bardhi-Ramës: Mbyll derën e PS se po të ikin socialistët!
Aktualitet

Bardhi publikon videon që i kujton Ramës ‘Noc Rrokun’: Kryeministri nuk mban dot asnjë premtim

15:15 - 25/03/26
Para
“Vrarë nga shteti”, të rinjtë e FRPD në protestë, kërkojnë dorëheqjen e ministrit Çuçi

"Vrarë nga shteti", të rinjtë e FRPD në protestë, kërkojnë dorëheqjen e ministrit Çuçi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulm me dron ndaj anijes turke në Detin e Zi, Cisterna Altura transportonte 1 milion fuçi naftë ruse
Botë

Sulm me dron ndaj anijes turke në Detin e Zi, Cisterna Altura transportonte 1 milion fuçi naftë ruse

08:55 - 26/03/26

Një tanker turk që transportonte naftë të papërpunuar u shënjestrua nga një sulm me dron në Detin e Zi, pranë...

Lexo më shumë
“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

“Jemi gati për të eliminuar Poloninë”, bomberi Ernest Muçi ‘bën me krahë’ shqiptarët: Do të shënoj gol

08:32 - 26/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:05 - 26/03/26
Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

Myslim Murrizi “shpërthen” ndaj kryetares së KLP: Nxorri shalët para perëndimorëve

08:02 - 26/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir

Në rajon shitet më lirë, Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit

07:46 - 26/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com