GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Mësoni nga veprimet e tyre, çfarë bëjnë njerëzit e lumtur para gjumit

15:13 - 25/09/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 4 min
A A
Mësoni nga veprimet e tyre, çfarë bëjnë njerëzit e lumtur para gjumit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njerëzit lindin të lumtur, megjithatë, shumë të rritur nuk e kultivojnë lumturinë dhe mendojnë që janë pa fat, por ndërsa fati ndonjëherë është mizor, ti ke në dorë një pjesë të mirë të gjërave dhe mund të ndryshosh aq sa njerëzit mund të ndryshojnë. Ka disa njerëz që kanë lindur në familje të varfra, që janë përballur me urinë dhe janë të lumtur pavarësisht të gjitha këtyre. Gjithashtu janë shumë njerëz të pasur, që janë edhe të suksesshëm dhe nuk janë të lumtur. Çelësi i lumturisë është i panjohur për ne, por me një kërkim të vogël, duke folur me njerëz të pasur dhe të varfër, janë zbuluar 7 veprime që bëjnë, ata që janë të lumtur, para gjumit.

Luten

Të gjithë duhet ta dinë një lutje, edhe nëse nuk janë praktikantë feje. A ke takuar ndonjëherë njerëz që bien të flenë dhe zgjohen të lumtur çdo mëngjes? Kur shumë njerëz të varfër janë pyetur për arsyen e lumturisë së tyre, kanë thënë që ata luten para gjumit. Ata janë mirënjohës për një ditë jete. Nuk ka rëndësi gjendja e humorit dhe si ishte dita, lutu para se të flesh dhe do të zërë gjumi më shpejt dhe do të jesh më e lumtur kur të zgjohesh.

Lexojnë

Shqetësimi është një pjesë e pashmangashme e jetës, prandaj është e rëndësishme të mësosh si ta reduktosh nivelin para se të flesh për të luftuar pagjumësinë. Shumë njerëz të suksesshëm lexojnë një libër para gjumit. Ata thonë që kjo i ndihmon të qetësojnë trurin dhe të përgjumen. Mos lexo libra online. Fike televizorin, mbylle laptopin rreth një orë para gjumit dhe shijo një libër interesant.

Nuk pinë alkool

Alkooli mund të ndihmojë të qetësohesh dhe të të zërë gjumi më shpejt, megjithatë ai po aq mund të të sjellë ankth dhe të bëjë të zgjohesh në mes të natës e të ngelesh zgjuar deri në mëngjes. Njerëzit e lumtur nuk pijnë akool, kafe apo çaj të fortë para gjumit. Qumështi i ngrohtë me mjaltë është kokteji i tyre i preferuar.

Ecin

Në vend që të shohësh TV ose të kalosh mbrëmjen para laptopit me Facebook-un e hapur, bëj një shëtitje të shkurtër kur ta lejon koha. Ecja është një ushtrim i mirë, të ngre humorin dhe të bën mirë për shëndetin. Njerëzit e lumtur e shijojnë natyrën dhe e bëjnë këtë sa herë munden. Një shëtitje menjëherë para gjumit të ndihmon të kthjellosh mendjen dhe të kesh një gjumë më të mirë natën.

Shohin yjet që bien nga qielli

Nëse qielli është plot me yje të shndrritshme, shijoje para gjumit. Do luftosh stresin, do boshatisësh mendjen dhe do gjesh zgjidhje për një situatë të vështirë . Njerëzit e lumtur dinë si të shijojnë jetën plotësisht dhe vënë re edhe gjërat e vogla si yjet. Njerëzit që nuk janë të lumtur nuk shohin asgjë, përveç problemeve, luhatjet e humorit dhe mungesën e parave.

Mbajnë ditar

Ndërsa është gjithmonë më mirë t’i ndash ndjenjat dhe mendimet me familjen dhe miqtë, një ide e mirë është dhe t’i ndash me ditarin. Së pari,ti e di që ditari nuk do t’i tregojë sekretet dhe ndjenjat e tua. Së dyti, nuk duhet të presësh që mamaja të bëjë detyrën e saj apo miqtë të vijnë të takojnë. Ditari është gjithmonë gati për të të mbështetur dhe treguar rrugën më të mirë. Njerëzit shkruajnë ditar para se të shkojnë të flenë që t’i nxjerrin ndjenjat dhe mendimet negative ose thjesht të gjejnë një zgjidhje për problemet e tyre. Ata gjithashtu ndajnë idetë më kreative me ditarin që t’i lexojnë herët në mëngjes. Nëse nuk ke pasur ditar kurrë, ndoshta është koha  për ta nisur sot këtë zakon.

Falin armiqtë

Edhe njeriu më i lumtur në botë ka armiq, kështu që mos u shqetëso nëse dhe ti ke. Por asnjëherë nuk duhet t’i lësh armiqtë të të plagosin ndjenjat, të pengojnë të jesh i lumtur dhe i suksesshëm. Njerëzit e lumtur  falin gjithmonë. Koha më e mirë për ta bërë këtë është para se të shkosh për të fjetur. Mund ta bësh para se të lutesh. Kur i fal armiqtë e tu, ndihesh më mirë dhe fle më mirë. Të mendosh shumë është një zakon I keq që çon në pagjumësi. Kujtoje patjetër.

Jeta nuk është kopsht me trëndafila. Ka shumë probleme, keqardhje dhe kohë të vështira të papërballueshme. Por është thelbësore të jesh e lumtur, edhe kur do të qash. Nuk do kesh mundësi tjetër të jetosh, kështu që shijoje sot. Njerëzit e lumtur bëjnë shumë gjëra në mëngjes dhe para se të flenë, edhe ti mund t’i bësh për të qenë më i lumtur. Ti ke një mënyrë?/RevistaClass

Etiketa: gjumekeshilla

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
Graciano dhe Argjira prindër për herë të parë? Ja si qëndron e vërteta

Graciano dhe Argjira prindër për herë të parë? Ja si qëndron e vërteta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com