GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Mësoni se si të mposhtni fobitë tuaja

22:26 - 04/07/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
Mësoni se si të mposhtni fobitë tuaja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fobia është frika e skajshme për diçka që s’është vërtet aq e rrezikshme. Njerëzit mund të zhvillojnë frika irracionale për gjithçka, duke filluar nga merimangat, hapësirat apo marrëdhëniet shoqërore.

Zakonisht, fobitë shfaqen gjatë fëmijërisë apo adoleshencës. Kjo tregon se këto mund të mësohen, edhe pse shumicës së pacientëve nuk u kujtohet qoftë edhe një detaj që ua krijoi këtë frikë. Prirja për të rënë pre e fobive duket se lidhet me faktorë gjenetikë.

“Lajmi i mirë është se fobitë janë më të trajtueshmet midis çrregullimeve psikike”, shprehet Sam Ëang. Terapia afatshkurtër me qëllim çrrënjosjen e frikës te pacienti jep mjaft fryte.

Ndonjëherë, ky trajtim shoqërohet me mjekime që e zvogëlojnë përkohësisht frikën. Madje edhe me terapi mbi sjelljen – përfshi stimulimin e faktorëve që e shkaktojnë frikën – të cilat e ndihmojnë pacientin të reagojë ndryshe ndaj frikës.

Terapisti e ekspozon pacientin me një situatë që i shkakton frikë ngdalë, përmes hapave të vegjël e të kujdesshëm. Ndërkohë e pyet vazhdimisht, për të mësuar nëse frika mbetet në nivele të lejueshme për të.

Për shembull, për fobinë nga lartësitë, si fillim pacientit i tregohet një fotografi e bërë nga kati i dytë. Më pas i jepet si detyrë të imagjinojë se ndodhet në një ballkon, e më pas në një kat më të lartë. Me dobësimin e gjendjes së ankthit, pacienti përballet me frikën e vërtetë.

Kështu, në mënyrë të kontrolluar ai vendoset përballë situatave të ankthshme, për t’i treguar se, në të vërtetë, nuk janë të rrezikshme. Kjo lloj teknike ndihmon për mbajtjen nën kontroll të fobive, gjithnjë nëse praktikohet nga një terapist i mirë.

Këto terapi kanë qenë mjaft të frytshme gjatë studimeve klinike për çrregullimet e ankthit. Kryhen në afate të shkurtra dhe kanë si qëllim ta mësojnë pacientin t’i mbajë nën kontroll situatat që i shkaktojnë ankth. Këto terapi kërkojnë një pjesëmarrje aktive të pacientëve.

Terapia e sjelljes mbështetet në mësimin e “shuarjes”. Përballja e vazhdueshme me objektin apo situatën që shkakton frikë pa pasoja negative, sjell si rezultat “shuarjen”: një proces që i mëson pacientët të mos tremben. Terapia e sjelljes i ndihmon njerëzit të mos u shmangen situatave që shkaktojnë ankth, me qëllim që të kuptojnë se ato nuk janë vërtet të rrezikshme.

Terapia perceptuese i ndihmon pacientët të mësojnë se si vetë mendimet e tyre janë shkaktarët e shqetësimit; njëherësh, të zbulojnë rrugë më pozitive të menduari. Për shembull, të mësojnë të bëjnë dallimin mes mendimit real dhe joreal.

Përpara se të shkoni te një terapist, duhet të njiheni me llojet e terapive që ai praktikon, apo nëse japin rezultat për shqetësimin që keni.

Mjekët po testojnë disa mënyra të suksesshme për trajtimin e çrregullimeve të stresit, edhe pse këto risi ende s’kanë gjetur përdorim të gjerë. Meqë kërkesat për terapi sjelljeje janë më të shumta se sa numri i terapistëve të kualifikuar në këtë fushë, disa studiues po punojnë për krijimin e sistemeve kompjuterike, që do t’u japin njerëzve mundësinë ta kontrollojnë vetë përballjen me situata me ngarkesë të fortë ankthi.

Një tjetër terapi mbështetet tek ekspozimi i pacientit me një version të riprodhuar të situatës së ankthshme. Terapitë që mbështeten te realiteti virtual (përmes grafikës kompjuterike) janë përdorur për të trajtuar fobitë, çrregullimet e panikut dhe PTSD-të. Provat tregojnë se këto terapi mund të jenë po aq të frytshme, sa edhe ekspozimi ndaj një situate të vërtetë që shkakton ankth.

Ekziston një nivel optimal ankthi – jo aq i ulët sa t’ju linte gjithë ditën të shtrirë mbi shtrat, por as aq i lartë sa t’ju detyronte të zhyteshit në të. Fatkeqësisht, niveli më i përshtatshëm për të mbijetuar s’është ai që na bën të ndihemi rehat.

Nëse ankthi jua vështirëson jetën, ju këshillojmë të merrni masa që ta mbani nën kontroll. Trajtimet për ankthin e tepërt japin vërtet rezultate – madje edhe kur bëhen për një kohë të shkurtër. Pra, mos e lejoni ankthin t’jua kontrollojë jetën.

Etiketa: Mësoni se si të mposhtni fobitë tuaja

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Rama refuzoi samitin e BE, Berisha: Vendimin e mori Vuçiç në Beograd

I moshuari me pasuri 30 mln dollarë nga inceneratorët, Berisha: Është kushëriri i Damian Gjiknurit!

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK godet call center-at në Tiranë, 10 persona në pranga
Aktualitet

SPAK godet call center-at në Tiranë, 10 persona në pranga

11:30 - 17/01/26

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK në Tiranë, për goditjen e Call Centera-ve. Burime për...

Lexo më shumë
38 mijë dollarë të fshehura në trup: 67-vjeçari kapet në kufi, i sekuestrohen edhe 35 mijë euro në banesë

38 mijë dollarë të fshehura në trup: 67-vjeçari kapet në kufi, i sekuestrohen edhe 35 mijë euro në banesë

11:15 - 17/01/26
Berisha denoncon: “Taulant Balla urdhëroi largimin e efektivëve të policisë nga kontrolli tek call center-i”

Berisha denoncon: “Taulant Balla urdhëroi largimin e efektivëve të policisë nga kontrolli tek call center-i”

10:59 - 17/01/26
Ekuadori shpall luftë bandave: 10 mijë ushtarë zbarkojnë në qytetet kyçe, në fokues dhe mafia shqiptare

Ekuadori shpall luftë bandave: 10 mijë ushtarë zbarkojnë në qytetet kyçe, në fokues dhe mafia shqiptare

10:45 - 17/01/26
SPAK zbarkon në “Green Tower Forever”: Motra e Taulant Ballës aksionere në biznesin e call center-ave

SPAK zbarkon në “Green Tower Forever”: Motra e Taulant Ballës aksionere në biznesin e call center-ave

10:30 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com