GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Messi në MLS? Flet komisioneri i ligës

18:31 - 04/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Penalltia e Messit vendos rekord unik në Kupën e Botës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ku do të luajë Lionel Messi sezonin e ardhshëm? Kësaj pyetje nuk do i jepte dot përgjigje as vetë Nostradamusi. Por Don Garber dëshiron ta tërheqë sulmuesin e Paris Saint-Germain në ligën e tij.

Komisioneri i Major League Soccer, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është gati të vendosë një pajisje speciale për të kënaqur argjentinasin.

“Ju keni të bëni me atë që është ndoshta lojtari më i veçantë në historinë e futbollit”,- tha amerikani për The Athletic. Kontrata e Lionel Messit me PSG përfundon në qershor.

Dhe nëse ka diskutime rreth një zgjatjeje në Paris, disa thashetheme ngjallin një interes nga Inter Miami, klubi i themeluar nga britaniku David Beckham në vitin 2018.

Prandaj, një aventurë fundit nën diellin e mrekullueshëm të Floridës, mund t’i interesojë shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”.

“Nëse kjo mund të ndodhë, do të ishte e mrekullueshme për MLS-në, do të ishte e mrekullueshme për Messin dhe familjen e tij, dhe si çdo gjë në shtëpi, ne përpiqemi të shfrytëzojmë çdo mundësi, u shpreh Garber. Ai shtoi se nuk mund të japë më shumë detaje se kaq sepse nuk ka.

Por për këtë, klubi amerikan duhet të plotësojë kërkesat e kampionit të fundit botëror. “Ne do të duhet të strukturojmë një marrëveshje, që i përshtatet Messit dhe familjes së tij.

Si? Sinqerisht, sot nuk e dimë”, thotë komisioneri i ligës amerikane.

Klubet e MLS-së nuk kanë të njëjtat burime financiare si Paris Saint-Germain. Prandaj Garber është gati të krijojë një pajisje speciale për të tërhequr argjentinasin.

“MLS është një entitet unik. Nëse shet diçka që i përket kolektivit, kolektivi duhet ta miratojë, shpjegoi Gaber.

“Pra, çfarëdo që të vendosë Jorge Mas (pronari i Inter Miami), me ndihmën e Todd Durbin (zv.presidenti ekzekutiv i MLS) për të strukturuar diçka, nëse kemi mundësi ta bëjmë këtë, do ta bëjnë”, theksoi në fund Don Gaber. Tifozët në Miami si dhe në gjithë kontinentin amerikan, tani kanë të drejtë të ëndërrojnë.

Etiketa: Don GaberFutbollMessimls

Lajme të lidhura

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme
Sport

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
Para
Shtyhet afati i aplikimeve për projekte kërkimore shkencore

Shtyhet afati i aplikimeve për projekte kërkimore shkencore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...

Lexo më shumë
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë

09:03 - 07/04/26
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan

08:51 - 07/04/26
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com