GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mësuesit në Fier 5 muaj pa marrë pagesë transporti: Do nisim grevë

15:12 - 30/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mësuesit në Fier 5 muaj pa marrë pagesë transporti: Do nisim grevë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mësuesit nga Fieri dhe nga qytetet të tjera që japin mësim në bashkinë Rroskovec nuk kanë marrë lekët e transportit prej 5 muajsh. Mësohet se 174 mësues nuk kanë marrë pagesën që u shkon rreth 10 mijë lekë në muaj. Kryetar i Sindikatës së Arsimit në Roskovec Festim Metaj tha se pagesa për transportin dhe vështirësinë në punë është vonuar prej 5 muajsh.

Deklarata

“Kemi këtë problem 5 muaj, nga 230 mësues në Roskovec, 174 vijnë nga Fieri e kemi 5 muaj që nuk marrim pagesën e transportit. Po kështu na është mohuar dhe vështirësia në punë që do të thotë na është mohuar një rrogë shtesë. Një mësues nga Fieri në Roskovec merrte 100 mijë lek, prej 5 muajsh nuk i merr më. Kemi marrë kontakt me drejtorinë arsimore, kjo e fundit në ministri dhe s’kemi marrë zgjidhje u bënë 5 muaj. I bëjmë thirrje ZVA Roskovec, Ministrisë së Arsimit ta marrë seriozisht këtë ankesë. Na kanë thënë që në shkurt te vitit kaluar ka dalë një VKM, por ne nga shkurti e deri në shtator i kemi marrë lekët nga shtatori e deri më sot jo. Mësuesit më kërkojnë të hidhemi në protestë, po e shohim këtë mundësi si sindikatë”, shprehet Metaj.

Ndërkohë që mësuesja e shkollës së mesme “Adem Vrapi” në Roskovec Dezdemona Karafili, njëherësh nënkryetare e sindikatës paralajmëroi protesta dhe grevë.

“Kemi kryer veprimet tona dhe do ta përshkallëzojmë situatën deri në grevë nëse lekët e rrugës tonë do të mbahen. Është një procedurë e jashtëligjshme. Në shtator deri në dhjetor i bie deri në 12 milionë lekë të vjetra që mbahen për të gjithë mësuesit e zonës. Ne kemi çuar këtë letër me një peticion prej 34 firmash të mësuesve. Kemi çuar në organet kompetente në ZBA-në e Roskovecit, kemi çuar letër dhe në kryeministri”, thotë Karafili. /ReportTv/.

Etiketa: Mesuesitpa leketransporti

Lajme të lidhura

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Para
“A e njihni Berishën si kryetar të PD?”, Bardhi i prerë: Mund të rikthehet…

Bardhi: Jemi pro kandidatëve të përbashkët me Berishën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com