GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Meta 2 orë në SPAK, flet avokati Gjokutaj: Nuk zgjodhi heshtjen, por përballjen

13:45 - 07/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta 2 orë në SPAK, flet avokati Gjokutaj: Nuk zgjodhi heshtjen, por përballjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka përfunduar pas dy orësh marrja në pyetje e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në SPAK. Avokati i tij Genc Gjokutaj foli për mediat jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme ku tha se Meta u pyet sot në seancë vetëm për çështjen e lobimit në Amerikë, ndërsa theksoi se kreu i PL-së u tregua mjaft bashkëpunues me organet e drejtësinë.

Po ashtu, Gjokutaj tha se Meta i kërkoi shpjegime prokurorëve në lidhje me çështjen McGonigal dhe inceneratorët.

” Pyetja filloi me një kërkesë të zotit Meta i cili donte te dinte se ç’bëhej me kallëzimin në lidhje me rrëmbimin që i është bërë në ekzekutimin e masës “arrest me burg” me datën 21 tetor. Prokurorët thanë se kjo çështje nuk u është caktuar atyre.

U drejtuan pyetje për çështjen e lobimit. Meta u tregua bashkëpunues dhe sqarues. Meta nuk zgjodhi heshtjen, por përballjen. U kërkoi prokurorëve për çështjen e Mc Gonigal, për inceneratorët.

Zoti Meta nuk diskutohet për të dhënë shpjegime në lidhje me organin e hetimit. Një nga këto seanca ishte sot dhe zoti Meta në të gjitha seancat, edhe si person në dijeni ka dhënë shpjegime të detajuara këtu. Zoti Meta përballë këtij procesi nuk ka zgjedhur heshtjen, por përballjen me aktet dhe faktet që prokurorët kanë në dispozicion.

Rekursi do të paraqitet brenda afatit ligjor, jemi duke e përfunduar. Meta i kërkoi shpjegime prokurorëve në lidhje me çështjen McGonigal dhe inceneratorët. Ai është lider i PL dhe PL ka bërë kallëzime përkatëse dhe u interesua për këto raste. Ata thanë që nuk mund t’i përgjigjeshin sepse ka sekret hetimor, por sugjeruan që përmes një kërkese mund t’i drejtohet organit të SPAK për të marrë informacion. Ne do ta paraqesim këtë kërkesë në lidhje me këto subjekte që Meta kërkoi sqarime nga prokurorët.

Meta ka pyetur prokurorët nëse ai do te mund të komunikonte me mediat dhe prokurorët i thanë se është e pamundur.

Sot është pyetur vetëm për çështjen e lobimit”, deklaroi Gjokutaj.

Kryetari i Partisë së Lirisë u arrestua në 21 tetor 2023 me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndaj Metës, SPAK-u ka kryer një hetim pasuror dhe dyshohet për mosdeklarim pasurish, korrupsion dhe pastrim parash. Ai po qëndron në burg, pasi Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi masën “arrest në burg”.

 

Etiketa: GjokutajmetaSpak

Lajme të lidhura

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës
Aktualitet

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë
Aktualitet

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Para
VIDEO – FOTO/ Unazës së Madhe i plasin ujërat, firma “Alb Star” punime të dobëta

VIDEO – FOTO/ Unazës së Madhe i plasin ujërat, firma “Alb Star” punime të dobëta

Discussion about this post

TË FUNDIT

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho
Aktualitet

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25

Klodian Braho ka marrë detyrën sot si kryetar i Prokurorisë së Posaçme. Gjatë ceremonisë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Braho...

Lexo më shumë
Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

10:21 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25
Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç

09:33 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com